Shkruaj perberesin ...

Friday, May 6, 2011

Receta per fingerfood party

Me keto receta shume te thjeshte hap kategorine e "Fingerfood". Fingerfood, siç edhe termi ne anglisht e shpjegon qarte, eshte nje menyre te ngreni me duar. Porcionet e servirura jane ne formate shume te vogla pikerisht qe te ftuarit te mund ti marrin me duar, me shkopa plastike ose me kruajtesedhembesh. Zakonisht fingerfood party organizohen me raste ditelindjesh, dasmash, apo festa ndermarrjesh por, une kam provuar disa here te organizoj darka te tilla ne shtepine time dhe kane dalur me sukses. Kjo ndodh sepse te ftuarit ndjehen me te lirshem dhe mund te shijojne çfare u pelqen pa u ndjere te detyruar t'i provojne te gjitha.

Buke me patè pule
Perberesit:
per 2 gjoksa pule
3 ose 4 thelba hudher
1 grusht arra te thyera
buke e thate
2 luge vaj ulliri

1 luge kafeje ose me pak spec djeges
kripe
piper
djathe mascarpone (sipas deshires)

Pergatitja:
ziejme gjoksin e pules. Ne lengun qe leshon veme copat e bukes te zbuten. Pastaj i shtrydhim dhe i hedhim ne mixer bashke me gjoksin e pules te prere ne copa te vogla, pak leng, arrat, vajin e ullirit, hudhren, specin djeges, kripen dhe piperin. I mixojme derisa te perftojme nje krem. Sipas deshires mund t'i shtojme edhe mascarpone. Thekim disa feta buke dhe i lyejme me patène e pules. I dekorojme me arra dhe i servirim.




Pako specash
Perberesit:
speca te kuq 
djathe philadelfia ose tip tjeter i bute me ereza Provence (majdanoz, trumez, rozmarine, borzilok etj.)
hudhra
vaj ulliri extravergine
hudher gjarpri

Pergatitja:
ne nje tepsi vendosim specat e kuq. I kriposim dhe i sperkatim me pak vaj ulliri. I vendosim ne furre te piqen. Me pas i leme te ftohen.
Nderkohe pergatisim djathin me ereza. I grijme erezat shume holle dhe ia shtojme djathit. I perziejme mire e mire dhe i leme menjane.
Ne nje tenxhere me uje te vluar hedhim per pak sekonda hudhren e gjarprit. Pasi ta kullojme e hedhim ne nje tas me uje te akullt.
U heqim lekuren specave dhe i presim ne shirita te trashe. Lyejme shiritat e specave me djathin me ereza dhe i rrotullojme duke i dhene formen si ne foto. I lidhim pakot me hudhren e gjarprit.
Ne nje tas grijme hudhren, i shtojme pak kripe, vaj ulliri extravergine, piper dhe i perziejme. Kete perberje ia shtojme specave. I leme ne frigorifer per rreth 4 ore dhe me pas i servirim.


Sallate ne tasa prej polente
Perberesit:
polenta ose llape misri
sallate mikse
rukola
spinaq
mozzarella
ullinj te gjelber
vaj ulliri extravergine
piper
kripe

Pergatitja:
filimisht pergatisim polenten. I hedhim kripe dhe vaj. E kaurdisim mire dhe mbushim me te disa tasa te vegjel nga ato te cupcake. I veme ne furre per 10 minuta ne temperaturen 200°C. Me pas i heqim nga furra dhe me ane te nje luge te vogel kafeje formojme tasat. 
Ne nje tas hedhim sallaten mikse, spinaqin e fresket, rukolan, ullinj te gjelber dhe mozzarella. I perziejme dhe i japim shije me nje dressing me kripe, vaj ulliri dhe piper te zi. Mbushim me sallate tasat prej polente dhe i servirim. 





Ne nje fingerfood party mund te serviren gjithashtu edhe buke me dhjame derri dhe piper, buke me proshute dhe majoneze, qofte alla shqiptarçe apo edhe pica. E rendesishme eshte qe te serviren ne formate te vogla sa 1 ose 2 kafshata. Kjo vlen edhe per emblesirat.








Thursday, May 5, 2011

Sallate me kastraveca


Perberesit per 4 persona:
3 kastraveca,
1 luge mustarde
1 limon
1 luge majdanoz
vaj ulliri
kripe
piper
Pergatitja:
i qerojme kastravecat dhe i presim ne feta. I kriposim dhe i leme per nja gjysem ore qe te leshojne lengun e tyre. I lajme, i thajme dhe i vendosim ne tasin e sallates. I hedhim pak majdanoz te fresket te grire holle. Ne nje tas pergatisim nje dressing me lengun e nje limoni, mustarde, dy luge vaj ulliri, kripe, piper dhe ia hedhim sallates. 
Gjak e dhjame :D

Tave me fileto merluci

Perberesit per 4 persona:
4 fileto merluc
1 tufe majdanoz
40 gr stika pishe
4 domate te thara
100 gr buke e grire
2 thelbinj hudher
miell
40 gr djathe percorino ose kaçkavall
1 veze
nje gote qumesht
kripe
piper

Pergatitja:
ne nje tigan nxehim pak vaj ulliri dhe skuqim stikat e pishes. Pasi te jene skuqur i vendosim mbi leter thithese qe te eliminojme vajin e tepert. Grijme ne mixer stikat e pishes bashke me domatet e thara, majdanozin dhe hudhren. I hedhim  djathin pecorino ose kaçkavall dhe buken e grire dhe i perziejme.
Merlucin e ndajme ne fileto dhe me ane te nje pince kuzhine i heqim halat. I lajme filetot dhe i thajme me leter kuzhine.
Ne nje tas rrahim me tel 1 veze, 1 luge miell, nje gote qumesht, pak kripe dhe piper derisa te perftojme nje krem. 
Lyejme me vaj ulliri nje tave dhe vendosim mbi te filetot e merlucit. I lyejme disa here me kremin e mesiperm dhe i mbulojme me pergatitjen qe kemi ne mixer. Ushtrojme pak force ne menyre qe permbatja aromatike te thithet nga filetot. I pjekim per 20 minuta ne nje furre te nxehur paraprakisht ne temperaturen 180°C.  

Gjak e dhjame :D

Tuesday, May 3, 2011

Specat e Manueles

Sot kemi nje guest-post. E dini ç'eshte nje guest post? Eshte receta e shkruar nga dikush tjeter qe nuk eshte administratori i blogut. Pas recetes se mishit me patate se mikes sime, Ketes, nuk mund te mos ju jipja receten e specave te marinuara te Manueles. I kerkova Manueles te ma shkruante dhe ajo u tregua aq sjellshme sa bashke me receten e specave me nisi edhe receten e kungujve te mbushur (por per kete te fundit duhet te prisni derisa ta gatuaje).



Speca te marinuara
Perberesit per 12 persona:
6 speca  (te kuq, te gjelber, te verdhe)
2 luge gjelle uthull balsamike
2 luge gjelle vere e bardhe
6 luge vaj ulliri
3 thelba hudher
kripe
piper
borzilok sipas deshires
Pergatitja:
ne nje tepsi, ne te cilen kemi shtruar leter alumini, rendisim specat. I pjekim ne furre per 30 minuta ne temperaturen 225°C ose derisa lekure e tyre te rezultoje e nxire dhe lehtesisht e heqshme. I mbeshtjellim me nje pecete te njome dhe u heqim lekuren.
Pergatisim nje dressing: rrahim hudhren e grire imet me vajin, veren e bardhe, uthullen balsamike, kripen e piperin. Ua hedhim specave dhe i vendosim ne frigorifer per disa ore derisa te thithin aromat.

Sugjerimi i perkthyesit: nese deshironi mund t'i shtoni ca kaperi dhe te zevendesoni borzilokun me majdanozin :)

Gjak e dhjame :D         &       Danke Manù

Sunday, May 1, 2011

Gjysemhena me lepjete dhe koper

Ne momentin qe nje pjesetar i familjes shpreh deshiren per te shkuar ne Memedhe, pa mbaruar mire ai fjaline, Ballakumja bie ne nje gjendje ekstaze, dmth hemisfera e majte e trurit - pjesa racionale e tij - i pushon se funksionuari. Vizione-vrastare-dietash fillojne t'ia prishin planin e gatimit. Endrra me bamje, koper, nenxhik, gjize, trahana dhe djathe te bardhe thyejne rutinen e neteve te Ballakumes.
Akoma pa prere bileten, liston produktet qe duhen sjelle nga Shqiperia:
gjize,
djathe i bardhe
djathe kaçkavall
simite me bugaçe
nenexhik
librat 
çaj mali
etj etj.
Para nje muaji, kjo detyre e nje rendesie madhore per Ballakumen, iu besua z. Tironc. Ballakumja beri listen dhe nenvizoi produktet qe u duhej dhene prioritet: libri '97 i Bazes, ballakume, koper, kafe turke dhe djathe. Gjithashtu dha direktiva sesi kopra duhej blere nje dite para nisjes, duhej ngrire ne frigorifer dhe duhej nxjerre minutat e fundit para nisjes. Por megjithese z.Tironc garantoi qe do ta permbushte detyren, solli vetem 2 tufa koper nga memedheu, qe per shkak te mikroklimes se krijuar brenda valixhes dhe sidomos mosrespektimit te orarit te udhetimit nga Belleair, arriten ne destinacion ne nje gjendje te mjerueshme.
E zhgenjyer nga sjellja jokorrekte e z. Tironc dhe duke u betuar me vete qe do t'i veje embargo (dmth s'do t'i bleje sallamurina per nje jave) Ballakumja gatuan ate, qe me mend e ka gatuar per nje muaj rresht, receten e gjysemhenave me lepjete. 



Perberesit per 4  persona.
per brumin:
500 gr patate
miell me sy
1 veze
1 luge raki
1 luge vaj ulliri extravergine
Per mbushjen:
1/2 tufe lepjete
1 qepe e njome
1 luge hudher gjarpri
koper
gjalp
djathe kaçkavall ose parmigiano reggiano
vaj ulliri extravergine
kripe piper

Pergatitja:
fillimisht ziejme ne uje me kripe patatet derisa te zbuten. Akoma te nxehta i qerojme dhe i shtypim me shtypesen e patateve ose me pirun. Ndersa patatet ftohen, merremi me pergatitjen e mbushjes.
Ne pak vaj ulliri skuqim qepen e grire holle. I shtojme lepjeten e lare dhe te grire, kopren dhe kripen. I kaurdisim derisa lepjeta te jete zbutur dhe i hedhim disa luge uje qe te marre nje vale. E peperosim dhe e leme pergatitjen te ftohet.
Patateve te shtypura u hedhim vezen, nje luge raki dhe nje luge vaj ulliri. I perziejme me dore dhe i shtojme miell derisa te na formohet nje brume jo shume i forte. E hapim brumin me okllai dhe me ndihmen e nje forme per biskota me diameter 5-6 cm formojme disa rrathe. Ne mes te ketyre rratheve vendosim nga nje luge perberje. I palosim duke formuar nje gjysemhene dhe ushtrojme force me pirun ne menyre qe gjate gatimit te mos hapen. 
Ne nje tenxhere hedhim uje, kripe dhe 2 luge vaj ulliri dhe e veme ne zjarr te nxehte. Sapo te kete filluar vlimi ulim pak temperaturen e zjarrit dhe hedhim nje e nga nje gjysemhenat. I ziejme per rreth 10-15 minuta. Ne nje tigan shkrijme gjalpin dhe i shtojme hudhren e gjarprit. Kullojme gjysemhenat dhe i hedhim ne tiganin me gjalp. I sperkatim me djathe parmigiano reggiano ose kaçkavall dhe i servirim te ngrohta. 
Gjak e dhjame :D 



Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...