Shkruaj perberesin ...

Saturday, January 26, 2013

Gjendje interesante me macarons

Po te anashkaloj ato 3 muajt e pare, kur behesh mike me wc e shetit me qese plastike ne çante, shtatzania  rezulton te jete periudha me interesante ne jeten e nje femre. Nje konfirmim te tille shume prej jush do ta lidhin me emocionin e formimit te nje jete te re brenda qenies se nenes...E kete une nuk e mohoj. Ai embrioni i vogel, qe duket si fasule ne ekranin e ekografise, sa me shume rritet e formohet aq me i afert behet per nenen, por nuk eshte kjo e vetmja arsye  qe me ben ta perkufizoje keshtu shtatzanine.
Ju e dini tashme qe, une jam njeri pragmatik me nje doze te ulet sheqeri ne gjak e me shume aciditet ne stomak :P, pra arsyet jane krejt te tjera....

- shtatzania te jep rastin t'ia perplasesh ne sy shoqes qe te behet si rrodhe, vjehrres, komshijes, pleqve grindavece qe te hypin nervat çdo mengjes ne autobuz, kunates, koleges...te gjitha ato qe mendon, tek e tek, pa i filtruar fare. E ato s'duhet te pipetijne....sepse nuk je ti, por jane hormonet qe flasin :P;

-  kur je shtatzane çdo gje te rrethon ose te duket e mrekullueshme, ose e kunderta ta shpif fare. Psh. te ndodh te ngrihesh ne mengjes dhe ta nisesh diten mrekullueshem duke kenduar " I gotta a feeling that tonight's gonna a be a good night", por humori i nje gruaje shtatzene eshte si lakorja e spread-it. Perpiqu ti sa te duash t'a mbash humorin gjithe diten nen kontroll, duke perdorur edhe metoda te rrepta, si psh. eliminim agrumesh nga dieta per te shmangur aciditetin e stomakun, apo pergjysmim racioni per te mos u fryre, po ku te bindet ai m.. humori? Ai ulet e ngrihet siç ia do qejfi vet! Ne varesi te personave qe takon, aciditetit te stomakut, apo edhe te papritura ne pune, e ath te shpifet everything & everyone. 
Ta shpif surrati yt i rrumbullakosur, floket, qe tashme te luten prej nje muaji t'i çosh tek parrukieri, madje edhe imazhi i mrekullueshem i bebit fillon e te shpifet. Fillon e te ngjan me katragjyshin qe ka marre pjese ne kryengritjen "Dum Baben", te cilit s'ia ke pare ndonjehere surratin, por prej gjestit e imagjinon te shpifur si Gungaçi i Notre Damit;

- megjithese ne shtatzani fiziku yt i perngjan me se tepermi nje pule hollandeze, fantazia seksuale tejkalon ate te nje pornodive e te nje kamionisti bashke. Endrra te turpshme me protagoniste te pazakonte si Brad Pitt-in, qe te peshperit ne vesh "Inevitable", apo me Johnny Depp, qe te gris kemishen e nates me shpaten e piratit, pushtojne oret e sterzgjatura te gjumit, deri ne momentin kur ti e qullur me djerse dhe e çakerdisur ne mendime kupton qe je miliarda km larg fantazise. E me e bukura eshte se s'mund t'i hidhesh siper as burrit, qe gerhet per qejf ne anen tjeter te krevatit, sepse e para... me barkun qe ke vene s'ke me takat per te tilla akrobacira dhe e dyta.... pikerisht ne ato momente te kap ngerçi e s'luan dot vendit :P

- ne shtatzani ke fatin t'i perkushtohesh nje hobby feminist si shoppingu. Megjithese bebit i duhen muaj te linde, tashme dollapi i tij eshte mbushur me rroba dimerore per dimrin e ardhshem (sepse koleksioni pranvere/vere akoma s'ka dale ne shitje), me çarçafe me lepurusha e drenusha, me sterilizator, biberona, fasciatoio per rrugetim, madje edhe permbi dollap dallohen kuti te medhaja me Pampers nga 3-6 muaj hihihi E megjithe perpjekjet e bashkeshortit per te te bindur qe ne epoken e konsumizmit dyqanet s'mbeten kurre bosh, s'ka llogjike te frenoje impulsin e paràprishjes!

- shtatzania te kulturon. Deri pak muaj me pare s'e kishe idene (ne rastin tim e kisha harruar fare) ç'eshte beta-HCG, por sot je ne gjendje jo vetem te kuptosh analizat njesoj si gjenekologia, por madje i jep mend edhe grave neper forume :)
E meqe ra fjala tek forumet, ato jane pjese e pandashme e dites se nje gruaje shtatzane. Bashke me Anabel Mama ato sherbejne per te te ftilluar se çfare te pret pas disa muajsh.....(dmth obobo-ç'i-bera-vetes!)

- Ne ambjentet e punes, shoqerise apo familjare, kudo e kurdohere gjen femra, te cilat cmira e xhelozia i çon shpeshhere ne djallezi makiavelike.  Sado trumbetojme per solidaritet femeror, ne ate vogelsine tone, ne, me njera-tjetren sillemi me keq seç sillen meshkujt me ne. Por kjo ndryshon komplet kur mbetemi shtatzane. Ath eshte i vetmi moment i jetes kur krijohet solidaritet ndermjet femrave. Ne forumet e grave shtatzane mbizoteron paqja. Ne ato forume qe frekuenton Ballakumja mesazhet mbyllen vetem baci-bacini-bacetti-bacioni. Asnje sherr! Asnje ofendim! (Ato vijojne me vone, pas lindjes se bebit....)

- Fale shtatzanise Ballakumja po zbulon kenaqesine e take it easy & take away, dmth gradimit 0 kudo dhe kurdohere, ne mengjes-dreke-darke. Ne fakt u deshen muaj qe te bindesha se ishte kenaqesi, sepse tamam-tamam ne fillim e perjetova me vrasje te thella ndergjegjeje kete paaftesi momentane per te mos permbushur detyren time atavike si zonje shtepie ne gatimin e vakteve te shendetshem per familjaret. Por, ja qe te gjithe mbijetuam! Madje une zbulova qe hana15she kenaqet me teper me pulat e pjekura, chicken nuggets, pizza dhe patatet e skuqura te take away sesa me gatimet e mija te rafinuara. Dmth. ne perpjekjet e mia per te rritur nje femije elegant (edhe) ne shije, falimentova keq fare :P


Por pjesa me interesante e shtatzanise mbetet momenti kur meson seksin e bebit....aq emocionues eshte ai çast sa...... UNE NUK DUA TA NDAJE ME ASNJE :)
Bebi im eshte djale dhe une jam shume e lumtur, sidomos per z. Tirons qe do behet me aleat.



 
Macarons per baby boy-n tim

Perberesit per rreth 20 cope:

125 gr sheqer
80 gr te bardha vezesh 
35 ml uje
1 luge e vogel boje ushqimore
100 gr bajame te reduktuara ne pluhur
100 gr sheqer pluhur

Per mbushjen:
175 gr gjalp
350 gr sheqer pluhur
25 ml leng limoni i patrajtuar

Pergatitja:
per macarons vezet nuk duhet te jene te fresketa, pra ato te supermarkatave jane ok.
Ndajme te bardhat e vezeve ne 2 tasa te veçante. 

Njerit tas i shtojme 25 gr sheqer dhe e rrahim derisa te fryhet, zbardhet dhe te kaloje proven e permbysjes se tasit. 

Nderkohe ne nje tenxhere hedhim 100 gr sheqer dhe 35 ml uje. E vendosim tenxheren mbi zjarr, pa e perzier, derisa te arrije temp. 110°C.
Pastaj ia hedhim kete sherbet, pak e nga pak dhe pa ndaluar mixerin, vezeve te rrahura. 
I rrahim per afro 10 minuta derisa masa te arrije temp. e ambjentit.
I shtojme bojen dhe e perziejme. 

Ne nje tas sitim bajamet e reduktuara ne pluhur dhe sheqerin pluhur. I shtojme te bardhat e vezeve qe lame menjane ne fillim. I perziejme mire e mire dhe i bashkojme me masen e ngjyrosur. Per perzierjen e dy masave perdorim luge druri ose silikoni.

E hedhim masen e perftuar ne nje sac à poche dhe formojme pufkat e macarons mbi nje tepsi te mbulur me leter pjekjeje ose tapetin e silikonit .
Nenvizoj tepsi me leter pjekjeje ose tapet silikoni sepse macarons jane shume nazelie dhe prishin kollaj formen.
I leme menjane per gjysem ore dhe ndezim furren ne temp. 140°C.
I pjekim per afro 10-12 minuta. 
I nxjerrim nga furra dhe i leme te ftohen.

Nderkohe pergatisim kremin e gjalpit.
Rrahim 175 gr gjalp ne temp. ambjenti me 250 gr sheqer pluhur.
I shtojme lengun e limonit dhe i rrahim me rrahes elektrik te graduar ne shpejtesine minimale.
I perziejme mire e mire derisa te perftojme kremin, te cilin e perdorim per te bashkuar macarons.

P.S.: gatimi i macarons eshte si rritja e nje bebi, teorikisht ti mund ta dish permendesh receten, por ekzekutimi i saj eshte shume i veshtire. Kerkon nje kujdes te papare dhe shume durim. Mos pretendoni asnjehere te gatuani macarons perfekte qe heren e pare. Ballakumja ka hedhur ne plehra kushedi sesa macarons, sepse njehere nuk ishte ne rregull temp. e furres, njehere tjeter perdori boje te lengshme, gje qe e beri masen shume te lengshme etj. etj. Pra, armatosuni me durim dhe mbi te gjitha, para se t'i gatuani provoni disa macarons pastiçerie.....

Sunday, December 16, 2012

Lakra me mish derri ne tave balte


Lakra me mish ne tave
sipas recetes se fotografes Violeta Myftari qe e gjeni ne linkun e meposhtem, i vetmi ndryshim qe i bera recetes ishte lloji i mishit. Une perdora mish nga pjesa e qafes se derrit sepse me pelqen kjo pjese e derrit kur gatuhet me lakrat.
http://gatimetshqiptare.wordpress.com/2012/06/07/lakra-turshi-me-mish-te-terur/

Pilafi Ali Pasha




Perberesit per 2-3 persona:

200 gr oriz
600 ml leng pule
gjysem qepe e vogel
100 gr melçi viçi ose pule
30 gr bajame te grira me thike
30 gr arra te grira me thike
30 gr rrush i thate
1 karafil
nje maje luge kanelle
50 - 60 gr gjalp
2 luge vaj ulliri 

Pergatitja:

grijme imet qepen dhe melçite. Shpelajme ne uje te bollshem orizin per te eleminuar niseshtene.
Skuqim ne pak vaj ulliri dhe 1 luge gjalp qepen dhe melçite. 
Pasi i kemi skuqur per 2-3 minuta duke i kaverdisur me luge druri, i shtojme orizin e shpelare dhe te kulluar.
E skuqim mire orizin derisa yndyra te depertoje ne te gjitha kokrrizat e tij, ne menyre qe gjate gatimit orizi te mos shperbehet.
E shuajme me leng pule te nxehte. 
E trasferojme ne nje tave balte dhe e gatuajme ne furre ne temp. 200°C.
Para se ta fusim taven ne furre, i shtojme 1 karafil per arome dhe e rregullojme me kripe dhe piper.
Ne mes kohes se gatimit i shtojme rrushin e thate, te cilin e leme me pare te zbutet per afro 30 minuta ne uje te ftohte, bajamet dhe arrat e grira me thike.
Shkrijme gjalpin e mbetur dhe e perziejme me nje maje thike kanelle. Ia hedhim pilafit dhe e rivendosim ne furre per te perfunduar gatimin.
E servirim me arra te shtypura.
Gjak e dhjame :D

Monday, October 22, 2012

Destrukturimi i gjelles me bizele dhe sepje






Perberesit per 2 persona:
500 gr sepje
250 gr bizele
gjysem qepe e bardhe
domate qershize 
kripe
sheqer
piper
vaj ulliri extravergine
hudher
trumez
rigon
rozmarine

Pergatitja:
grijme imet qepen dhe e skuqim sebashku me bizelet. I shtojme uje dhe i ziejme. I rregullojme me kripe dhe piper.

Pasi i kemi zhytur per 2-3 sekonda ne uje te nxehte domatet qershize, i vendosim mbi nje tepsi te lyer me vaj ulliri. 
I sperkatim me sheqer, kripe, piper. 
Per te mos e renduar shume shijen finale te pjates, aromat e tjera si hudhren, rozmarinen, rigonin dhe trumezen nuk i grijme, por i vendosim mbi tepsi ashtu te plota. 
E vendosim tepsine ne furre dhe i pjekim domatet ne temp. 150°C per afro 40 minuta. 



Pastrojme sepjet dhe i presim sipas deshires. 
Hedhim pak vaj ulliri ne nje tigan dhe e aromatizojme me nje hudher te shtypur. Me pas e heqim hudhren dhe hedhim ne tigan sepjet. I shuajme me uje dhe i rregullojme me kripe dhe piper.
I leme te gatuhen ne zjarr te mesem.

Ne fund reduktojme ne pure bizelet. I shtrojme mbi pjate dhe mbi to rregullojme sipas deshires sepjet dhe domatet e karamelizuara ne furre. I sperkatim sepjet me vajin e tepsise ku u poqen domatet.

Gjak e dhjame :D



Friday, October 19, 2012

Qofte me qepe dhe sallate me molle


Perberesit per 4 persona:

400-500 gr buke e bardhe e ndenjur
8 qepe te kuqe (per ato qe jetojne ne Itali sugjeroj cipolle di Tropea)
1 degez trumez
3 veze
2 luge gjalp
miell sa te nevojitet
kripe
piper

molle
djathe (mund te perdorni emmenthaler, edamer ose djathera lokale qe sigurisht jane me te mire)
uthull molle
mente e fresket
piper
vaj ulliri

Pergatitja:
grijme imet qepet dhe i hedhim ne nje tigan ku kemi shkrire gjalpin. I shtojme trumez per t'i aromatizuar dhe i skuqim ne zjarr te ulet per me teper se gjysem ore. Nese nevojitet i shuajme me ndonje luge uje.
Presim buken e ndenjur ne kubike dhe e hedhim ne nje tas te thelle.
I shtojme qepet, vezet e rrahura veç, kripen, piperin dhe i perziejme me duar.
Nese e shohim te nevojshme, i shtojme mases ndonje luge miell.
E vendosim masen ne frigorifer per afro 30 minuta dhe merremi nderkohe me pergatitjen e sallates.

Qerojme dhe presim ne kubike mollen dhe djathin. I japim shije me nje vinaigrette te perftuar nga vaji i ullirit, uthulla e molles, kripa, piperi dhe mentja e fresket.
Pasi i kemi perzier,  e leme sallaten te marre shije ndersa skuqim qoftet.

Hedhim ne nje tigan vaj ulliri te bollshem.
Njomim duart ne uje per te formuar qoftet, te cilave u japim fillimisht formen rrethore dhe me pas i shtypim.
I  skuqim qoftet ne vajin e nxehur dhe pas skuqjes i vendosim mbi leter thithese.
I servirim mbi sallaten e molles.
Gjak e dhjame :D
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...