Shkruaj perberesin ...

Saturday, June 30, 2012

Kleptomani çufiane

Ne perditshmerine e saj, Ballakumja: 
- perdor autobuzin per te mos ndotur ambjentin;
- pershendet te gjithe komshinjte e shkalles, mgjthse nuk ua di emrat; 
- paguan rregullisht taksat;
- firmos te gjitha peticionet qe has ne virtualitet dhe realitet, qe nga ai per uljen e rrogave te parlamentareve deri tek ai per mbrojtjen e pyjeve te Amazones;
- gatuan vullnetarisht per festat e komunitetit;
- nuk ka shkelur asnjehere kodin rrugor e kete e verteton numri i pikeve ne patente;
- nuk ka marre asnje gjobe prej 6 vjetesh (ne fakt ka 6 vjet qe s'ngas makinen :P);
- u leron vendin te moshuarve ne autobuz;
- ben diferencimin e plehrave;
- e timbros gjithmone bileten e autobuzit;
- voton;
- u drejtohet shqip robve me tipare shqiptare qe hyjne ne zyre (ndonjehere ben gafa, sepse robi eshte prej Maqedonie apo Bosnje Herzegovine dhe hapet sysh i shkreti si per te pyetur "jam nje zyre legale gjermane apo multinacionale?" :PPP);

....
pra, mund te konsiderohej qytetare shembullore, po te mos ishte e semure nga kleptomania e tipit çufian. 
Eh, miqte mi ta dini sa e veshtire eshte te kalosh perdite afer shkolles fillore, aty ku pemet e kumbulles kane nxjerre pertej kangjellave te hekurta deget e tyre plot e perplot me fruta, qe duket sikur te ftojne ne mekat kur te prekin floket...! Te imagjinosh shijen e tyre te tharte... t'i imagjinosh ne taven e baltes bashke me mishin e qingjit apo krapin....Ju do i rezistonit? Ballakumja, JO. 
Mgjthse sensi i saj qytetar mundohet te sfidoje me argumenta deshiren e forte per te gllaberuar kumbullat e tharta, nuk ia del kurre i shkreti te mposhte instiktin kleptoman.







Ama kjo kleptomani ne dem te prones se perbashket ka nje lehtesim te madh juridik, sepse eshte e motivuar kulturalisht nga vendi i origjines, dmth Shqiperia. 
Gjate shetitjeve ne Kraste apo Shkumbin, qe gjalleronin pushimet verore te Ballakumes, nuk ka ndodhur kurre qe dikush t'i vinte gjobe apo t'i bertiste asaj apo miqve te saj, kur i kapte ne flagrance duke freskuar gurmazin me fruta te fresketa. 
Pra, substancialisht kjo vjedhje e prones se perbashket, per me teper e paperfillshme ne sasi, e per me teper kur frutit ne fjale i rezervohet nje fund i tmerrshem siç eshte dekompozimi ne trotuar, ne vendin e origjines se Ballakumes, pra ne Shqiperi, eshte e padenueshme, madje mund te te ndodhe qe polici ne vend te te gjobise, t'ia befe ne vendin e inkriminuar, pra rreze kumbulles, me: "O lale m'jep i kumell ene mu?! Po he or burre i dheut se mu tha gurmazi!..." 
Por polici bolzanin, po te kapi, te fut nje derr gjobe qe mos te te shkoje me mendimi as ne paradhomat e trurit te zgjasesh doren e te mbledhesh kumbullen e rene ne trotuar. 
(Nese polici eshte italian  mund edhe t'ia hedhesh me nje terheqje verejtje, por po qe gjerman,  s'ke shanse hiç! Perseriti sa te kesh fryme, qe mostregtimi i kumbullave te papjekura vlen si shtyse per kryerjen e kesaj vjedhjeje dhe se ne anet tona me keto kumbulla bejne ca tava per te lepire gishtat...S'KE SHANSE HIC!!!) 
Ballakumja i rezistoi ketij tentacioni per disa jave me rradhe, por nje mesdite te bukur, kur lajmet ne stacionet tv kombetare e klasifikonin Bolzanon si nje nder 10 qytetet ne alarm vape, e rrjedhimisht s'do te kishte rob Zoti qe te merrte guximin t'i hipte te perpjetes me kembe (perveç Ballakumes qe kishte menje t'keqe!),  ajo, tashme e semure prej vitesh nga nje forme kumbulleske dhe rrusheske kleptomanie, por qe i perket gjithmone kleptomanise çufiane, sepse po per fruta behet fjale ...... shkeli ligjin.... :PPPP









Tave me kumbulla  


Perberesit per 3-4 persona:

nje dore kumbulla te tharta
500 gr mish qingji
2 tufa qepe te njoma
2 luge salce domatesh (ideale do te ishte te perdorni domate te kuqe e te buta, por kg e domateve qe vijne nga jugu mua me kushton mbi 4 euro prandaj me vjen gjynah t'i perdor per gjelle...)
nje tufez koper
pak fare majdanoz
kripe
piper i zi
nje maje luge spec i kuq
vaj ulliri extravergine


Pergatitja:
grijme imet kokat e bardha te qepeve te njoma dhe i skuqim bashke me thelat e mishit te qingjit ne vaj ulliri te bollshem.
I shtojme salcen e domateve dhe nje maje luge spec te kuq. I kaurdisim per 2-3 minuta dhe i shuajme me rreth gjysem litri uje.
I hedhim kripe dhe i ziejme derisa mishi te zbutet. Ne mes se kohes se gatimit, qe kuptohet varion ne baze te freskise se mishit, i shtojme kumbullat e tharta, kopren dhe majdanozin.
Pasi mishi pothuajse eshte zier, e trasferojme ne nje tave balte. E sperkatim me piper te sapobluar dhe i japim nje faqe ne furre.

Gjak e dhjame :D


5 comments:

  1. Po mendohem ku t'i gjej kumbullat e tharta ketu ku jam.:) Te lumshin duart shume e shijshme duket!

    ReplyDelete
  2. Shumë i bukur ky blogu. ç'më ke kujtuar. isha për vizitë tek një shoqja ime që jeton në Basel, CH, ku ka shumë.... THANAAA. Ka thana gjithandej dhe nuk i mbledh njeri, se njerëzit janë budallenj, nuk e dinë ç'mrekulli janë thanat. Unë ua kisha vënë synë nja 2-3 pemëve, dhe sa vete në shtëpi marr nje shishe bosh (1,5 litra) edhe e mbush me thana. Doli një zvicerian i shpëlarë më pa shtrembët... Unë bëra një reçel thane që doooliiiii çtë të them.

    Gjithë të mirat dhe urime për blogun

    ReplyDelete
    Replies
    1. ç'na ka gjetur me thanat, manat, gjethet e rrushit...!!!! Me kenaqe :)))

      Delete
  3. Perzierje e shkelqyer. Une e gatova ne nje ene celiku ne furre, doli nje mbrekulli. Me nje vere te kuqe bourgogne....po mos te ishte kopra do thosha formule e vertete franceze. Blogu yt ballokume eshte nje dritare e hapur nga juglindja ky fryne nje arome e ngrohte e njohur e femijerise. Me vjen keq qe nuk njihemi nga afer dhe qe nuk je me aktive. Shpresoj qe gjithcka te shkoje mire per ty. Evis G.

    ReplyDelete

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...