Shkruaj perberesin ...

Monday, October 31, 2011

Bavareze gjysem e vjedhur




Ballakumja ka fatin qe vendin e punes ta kete ne qendren e qytetit te vjeter. I keni parasysh ato sheshet e medha plot me kafene, restorante e dyqane qe ia masin koken me fije peri turistave, rrugicat e ngushta me kalldrem e gallerite plot vitrina? Eh, pikerisht brenda ketij kaosi te shoqeruar me melodine "La viè en rose", qe muzikantet e rruges e luajne nja 30 here ne dite, kalon pjesen me te madhe te dites Ballakumja. Shpeshhere gjate pushimit te drekes, pasi ka shtriqur mire kembet gjate xhiros inspektive per te pare mallin e ri ne vitrinat e dyqaneve - e vrenjtur ne fytyre sepse gjithe ato te fustane te bukura kushtojne sa rroga e saj 3mujore - ndalon per t'u ngushelluar ne pastiçeri. 
Perqark zyres se saj gjinden 3 nga pastiçerite me te mira te Bolzanos, prandaj Ballakumja ia le zgjedhjen filastrokes "karamele Zana".  Nje dite "macja shpetoi" tek nje pastiçeri qe gjindet ne nje pazar fruta-perimesh. Kamarierja, nje vajze e re suedtiroleze me trup prej kavanozi nutella qe, pavaresisht formave simpatike, s'i qesh buza njehere, i keshilloi Ballakumes nje bavareze me marakuja. "Marakuja??!?! Ai fruti me berthama te vogla?!?!?!  Si pije eshte shume i mire por me bavareze...hmm abinim i çuditshem" - mendoi Ballakumja por, meqe keshillat e kamarieres me trup prej kavanozi nutella nuk e kane zhgenjyer asnjehere deri me sot, pranoi.
E mrekulluar prej luges se pare, nxorri nga çanta stilolapsin dhe axhenden, e ne nje dore lugen dhe ne tjeter penen, vodhi receten (ose me sakte krijoi idene se me çfare eshte gatuar). 
Perveçse me marakuja, ne kete pastiçeri bavarezen e gatuajne edhe me luleshtrydhe ose si tiramisù. Te gjitha fan-tas-ti-ke! Duke u nisur nga kjo game e gjere bavarezesh, Ballakumja mendoi te krijonte nje bavareze me nje frut qe i pelqen shume, me hurmen.
Si thoni a t'jua shes te drejten e autorit? :D





Bavareze me hurma
Perberesit per 6 persona:
2 hurma
gjysem litri panaper embelsira
3 flete xhelatine per bavarezen + 2 per hurmen
1/4 l qumesht
4 te verdha vezesh
150 gr. sheqer
çokollate dhe amareta per dekorim

Pergatitja:
hedhim qumeshtin ne nje tenxhere dhe e vendosim ne zjarr derisa te arrije piken e vlimit.
Ne nje tas rrahim me rrahes elektrik te verdhat e vezeve me sheqerin derisa te na formohet nje mase shkumoze. 
Sapo te jete ftohur qumeshti (provojeni me gisht!) e hedhim me ngadale ne tenxheren ku kemi vezet, duke e perzier pa nderprerje.
E vendosim tenxheren ne zjarr shume te ulet ose ne bagnomaria dhe e perziejme me tel kuzhine.
Nderkohe ne nje tas ose gote me uje te ftohte kemi vendosura fletet e xhelatines qe te zbuten. I shtrydhim dhe ia hedhim perberjes qe jemi duke perzier. Kur masa te jete trashur e heqim nga zjarri dhe e leme te ftohet. Duhet te tregoni kujdes me temperaturen e zjarrit! Temperatura duhet te jete e ulet sepse ne te kundert masa mund te pritet. Gjithashtu masa nuk duhet te vloje. Sapo te trashet hiqeni menjehere.
Frulojme hurmat derisa te reduktohen ne pure dhe gjysmen e tyre ia hedhim kremit qe tashme eshte ftohur.
Rrahim panen me rrahesin elektrik dhe ia shtojme kremit pak nga pak. I perziejme me delikatese duke bere nje levizje rrethore nga poshte lart jo me me rrahesin elektrik por me luge druri ose plastike. E hedhim kremin ne gota ose tasa apo ku te doni ju dhe e vendosim ne frigorifer per 1 ore.
Nderkohe zbusim ne pak uje te ftohte 2 flete xhelatine. 
Frulojme hurmen derisa te perftojme nje mase homogjene.
I shtrydhim fletet e xhelatines dhe i hedhim ne nje tenxhere ku kemi vendosur hurmen dhe pak sheqer.
I kaurdisim per pak minuta ne zjarr pa e çuar masen ne temperaturen e vlimit. 

E leme masen te ftohet dhe nxjerrim nga frigoriferi gotat me bavareze. 
U hedhim siper me delikatese lengun e trashur te hurmave dhe i rivendosim ne frigorifer per disa ore te tjera. 
Para se ta servirim i grijme ne siperfaqe pak çokollate te bardhe dhe e shoqerojme me nje amarete.





Gjak e dhjame :D

P.S.: ju sugjeroj ta provoni edhe me marakuja, nese e gjeni, sepse shija pak e athet por shume aromatike e marakujes kur perziehet me embelsine e bavarezes dhe shijen e forte te çokollates te zeze eshte si poezia e Baudelaire ...
P.P.S.: marakuja ne aglisht quhet fruit passion
P.P.P.S.: pastiçeri Peter (http://www.cafe-peter.com/it/gallery/impressioni.html). Ne gallerine e fotove dallohen edhe gotat e me bavareze dhe marakuja, per te cilat ju fola me siper.

Gorgonzola dhe radhiqe




Palaçinka te mbushura 
Perberesit per palaçinkat (6 persona):
2 veze
30 gr gjalp ne temperature ambjenti
100 gr miell
1/4 e litrit te qumeshtit
kripe me sy, sdq me pak se nje luge e vogel 

Salce beshamel e blere apo e gatuar vete sipas recetes qe mund ta gjeni ketu
djathe parmigiano reggiano
speck i prere ne feta te holla
1 radhiqe
100-150 gr djathe gorgonzola
pak qumesht
kripe
piper

Rrahim me tel kuzhine ose rrahes elektrik gjalpin, qumeshtin dhe kripen. Ne nje tjeter tas rrahim vezet dhe ia shtojme mases se mesiperme. I rrahim   derisa te formohet nje mase e lengshme dhe homogjene. Kete mase e vendosim ne frigorifer per gati 1 ore. Nxehim nje tigan ne zjarr dhe e lyejme me nje cope gjalp. 

Me ndihmen e nje garuzhdeje hedhim pak nga kjo mase ne tigan dhe e shperdajme duke e levizur. Duhet te jeni shume te shpejte ne shperndarjen e mases! E skuqim per  pak sekonda nga nje ane dhe e kthejme nga ana tjeter me ndihmen e paletes se kuzhines ose duke e fluturuar ne ajer.

Vazhdojme me mbushjen:
pastrojme radhiqet dhe i presim ne copa te medha.
Ne nje tigan shkrijme pak gjalp dhe fergojme radhiqet. I leme ne zjarr per gati 10 minuta derisa te zbuten. I kriposim, i peperosim dhe i leme menjane te ftohen.

Nderkohe presim djathin gorgonzola ne copa te vogla dhe e njomim me pak qumesht. E shtypim me pirun qe te formohet nje lloj kremi. Kete krem ia shtojme radhiqeve kur keta te jene ftohur.

Mbushim palaçinkat me kete perberje dhe i palosim me dysh ose katersh.
I rendisim ne nje tave balte te cilen e kemi lyer me gjalp.
U hedhim siper salcen beshamel dhe djathin e grire.
Mbi cdo palaçinke vendosim nga nje fete speck dhe i pjekim ne temperaturen 200-220°C per gati 15 min.
I servirim te ngrohta e te shoqeruara me vere te bardhe (per ato qe jetojne ne Italia do te sugjeroja vere te bardhe te zones se Friulit ose te Trentino-Alto Adige pasi speck-u dhe radhiqet jane tipike te ketyre 2 zonave) 




Ndersa si pjate te dyte sot kisha berxolle derri me gorgonzola te shoqeruara me radhiqe furre


Perberesit per 2 persona:
2 berxolla derri
100 gr gorgonzola
gjymes gote vere e bardhe
1 radhiqe
kripe 
piper
vaj ulliri

Pergatitja: 
skuqim ne vaj berxollat, te cilat me pare i kemi kriposur dhe peperosur.  I shuajme me vere te bardhe dhe kur vera te avulloje i heqim nga tigani dhe i leme menjane.
Ne tigan hedhim gjysmen e mbetur te veres dhe sapo te filloje te ngrohet i shtojme gorgonzolen e prere ne copa te vogla. I kaurdisim ne menyre qe gorgonzola te shkrihet. Kur eshte shkrire plotesisht ne kete krem vendosim berxollat.
Radhiqet i lajme dhe i presim ne copa te medha, pa i kulluar. I vendosim ne nje tave. I kriposim dhe i vendosim ne furre per disa minuta, gati 10-15 minuta. Para se t'i servirim i sperkatim me vaj ulliri dhe piper te zi.


Gjak e dhjame :D

Saturday, October 29, 2011

Kur s'ke krapin do hash...

Receten origjinale te taves se krapit e gjeni tek siti Une gatuaj, madje te shoqeruar me nje histori interesante, ndersa receten per tave alternative te tipit "kur s'ke pulen do hash sorren"..ne rastin tim "kur s'ke krapin do hash troften" e gjeni me poshte :)





Tave trofte lumi

Perberesit per 3 persona:

2-3 trofta te fresketa
250 gr salce domatesh
2 qepe qepe
6-7 hudhra
100 ml uthull vere
2-3 gjethe dafine
vaj luledielli
kripe
piper i zi
pak sheqer
ndersa per pestilin, gjithmone alternativ: kumbulla te thata dhe xhinxher i fresket.

Pergatitja:

shkojme blejme trofte te fresket. Pasi e bombardojme me pyetje shitesin mbi prejardhjen dhe freskine e peshkut, i lutemi te na e pastroje dhe presi ne thela...(Ua sa cm duhet te ishin thelat?!?!...Obobo harrova receten ne shpi :D) 
Me te arritur ne shtepi, e shpelajme dhe e thajme me letra kuzhine. 
Ngrohim pak vaj ne tigan dhe i skuqim thelat e peshkut per pak minuta nga te dyja anet.
Ne te njetin vaj skuqim qepen e grire ne feta te holla derisa qepa te zbutet. I shtojme salcen e domates. 
Ndersa qepa gatuhet me salcen, pergatisim pestilin alternativ.
Ne nje tenxhere hedhim uje, nje dore kumbulla te thata dhe xhinxher te fresket. I japim nje vale derisa te perftojme nje leng qe ka pak a shume te njejten ngjyre qe do te kishte pestili. 
Ne tenxheren ku kemi qepen dhe domaten hedhim lengun e pestilit, uthullen e veres, kripe, piper dhe gjethet e dafines. I leme te gatuhen ne zjarr te ulet per disa minuta. 
Ne nje tave balte vendosim thelat e troftes dhe u hedhim siper masen qe kemi ne tigan dhe gjysem gote uje. E pjekim taven ne furre ne temp. 150°C per afro 30-40 minuta. E servirim te ngrohte.
Gjak e dhjame :D

Strudel me mollet e para

Fryn ere jashte. Nga dera e ballkonit shoh gjethet pajete tek bien pertoke. Ngjyrat e vdekjes kane veshur malin perballe. Fundi i ketij cikli jete me shkakton melankoli dhe nevoje instiktive per gjera te embla dhe te ngrohta. Ushqime rustike, te thjeshta por qe percjellin ngrohtesi shpirterore ne nje stine lamtumire. Nje çaj mali i embelsuar me mjalte dhe nje fete krostata me reçel apo me molle. Me pelqen t'i shijoj mengjeseve, kur ime bije dhe im shoq jane duke fjetur akoma. Ulem ne divan, mbeshtillem me batanijen e Ikeas dhe lexoj duke shijuar aromat e forta te vjeshtes.  



Jam 5 dite pushim. Po pushim tamam, dmth relaksim. Pushim i detyruar prej makines, e cila eshte ne grahmat e fundit te jetes, ndersa e reja akoma nuk ka ardhur tek konçesionari. Pra, planet qe kishim bere per nje udhetim ne Graz te Austrise apo ne Regensburg te Gjermanise u anulluan. Keto 5 dite do te jene te mbushura me kinema, shetitje ne pyll, kafe me miq, libra, rregullim dollapesh qe s'rregullohen kurre, e gatime...
Prandaj miq, meqe kohe kam boll (si rrallehere!), u vura te gatuaje strudelin me molle.
Keto jane mollet e reja - te vjelura disa dite me pare - te cilat mi dhuron çdo vit e ema e kunates sime. Une nje here ne jeten time kam vjelur molle. Vola per 2 dite dhe me dhembi beli per 2 jave :)
Ndersa receta eshte ajo e famshmja qe kam marre ne pallatin perandorak te Schönnbrunnit, Vjene. 


 
Apfelstrudel - Strudel vjenez me molle

Perberesit per nje strudel per afro 8 persona:


Per brumin
250 gr miell 00
2 gr kripe
50 gr veze (1 veze)
100 gr uje i vaket
2 gr vaj


Pergatitja e brumit:
i perziejme te gjithe perberesit derisa te perftojme nje brume te bute dhe elastik. E lyejme brumin me vaj dhe e leme te pushoje 20 - 30 minuta. 
Me pas shtrojme nje pecete mbi tryeze. E sperkasim me miell dhe e hapim brumin ne pete. E terheqim me kujdes me duar ose me okllaì.
Peten e hapim te holle, gati trasparente. 
Ne fund e lyejme me gjalp te shkrire.


Mbushja:
100 gr buke e grire
50 gr gjalp
140 gr sheqer i imet
10 gr kanelle
10 gr leng limoni
1.100 gr molle te qeruara dhe te prera ne copa te vogla
170 gr rrush i thate
nje pike rum 


Pergatitja e mbushjes:
mbushjen e pergatisim gjate kohes qe brumi pushon.
Ne nje tigan ku kemi shkrire gjalpin, skuqim buken e grire. 
Pasi buka ka marre nje ngjyre te arte e hedhim ne nje tas te madh ose tepsi. I shtojme te gjithe perberesit e mbushjes dhe i perziejme mire me duar. 


Sperkatim mbi pete mbushjen dhe me ndihmen e pecetes e rrotullojme qe t'i japim formen e strudelit.
E vendosim strudelin ne nje tepsi te lyer me gjalp dhe e pjekim ne temperaturen 190°C derisa siperfaqja te rezultoje e pjekur. 
Sapo te dale nga furra e sperkatim me gjalp.

Une do ju keshilloja qe ta mbuloni me leter alumini pasi ta keni nxjerre nga furra. 
Gjak e dhjame :D









  

Thursday, October 27, 2011

Bramboracka çeke



Ju kujtohet shprehja "patatja edhe buke edhe gjelle"?
Sa per t'ju ngushelluar po ju them qe s'kemi qene te vetmit qe e kemi perdorur kete shprehje (ndoshta te fundit ne Evrope, po). 
Shekuj me pare, sidomos ne zonat e ftohta te Evropes, patatja ka qene ushqimi kryesor, prandaj edhe sot ne kuzhinen e ketyre zonave gjejme dyzina recetash me patate.
Ajo qe mua me ka shijuar me shume nga te gjitha supat apo gjellet me patate qe kam ngrene deri me sot eshte Bramboracka çeke. Siç do te konstatoni edhe ju vete, eshte nje supe shume e varfer. Per kete arsye ekzistojne shume receta te kesaj supe. Dikush i ka shtuar kerpudha, dikush tjeter proshute derri, ndersa une i shtoj salsiçe ose mish te grire viçi te madh.
Nje e veçante tjeter e kesaj supe eshte nje erez qe ne shqip quhet bari i gjumit (anglisht: Cumin). E importuar prej Egjyptit te lashte kjo erez eshte perhapur ne te gjithe Evropen dhe per mendimin tim ka gjetur, si te them, perdorimin gjenial ne ish perandorine hasburge.  Me kete erez aromatizohen supat, gjellet me mish apo edhe buket. Psh. ne zonen ku jetoj une gatuajne nje buke te aromatizuar me barin e gjumit qe quhet Vinschger Paarl.
  



Perberesit per 4 persona:
gjysem qepe e madhe ose 1 e vogel
2 karrota
2 dege selino
1 pras
100 - 150 gr mish te grire viç i madh 
100 gr gjalp
3-4 patate te vogla
gjysem luge bar gjumi
1 thelb hudher e grire
1 luge miell e mbushur plot, pra rreth 20 gr.

Pergatitja:
ne nje tenxhere me fund te trashe skuqim ne rreth 20 gr gjalp qepet, karrotat, selinon dhe prasin, te grira imet dhe mishin e grire.
I shuajme me uje dhe i shtojme patatet e qeruara dhe te prera ne kubike te vegjel.
I aromatizojme me bar gjumi dhe hudher te grire imet.
I ziejme per rreth 30 minuta.
Heqim veç nje luge gjalp ndersa pjesen tjeter e shkrijme.
Ne gjalpin e shkrire skuqim miellin. I shtojme pak uje te ftohte dhe e kaurdisim pa nderprerje qe te mos formohen toptha, pra masa te jete e njetrajtshme.
E hedhim kete mase ne tenxheren ku kemi pjesen tjeter te supes dhe i ziejme akoma edhe per 5 - 10 minuta.
Ne fund i shtojme lugen e gjalpit dhe e servirim te ngrohte.

Gjak e dhjame :D 





Ne çeki Bramboracken e servirin ne tasa-buke te zeze por, buke te tille gjate javes e kam te pamundur te gjej, sepse shitet vetem te shtunen tek markata e fshatareve.





Supa Bramboracka ne nje restorant me gatimet tipike çeke ne sheshin Venceslao, Prage (fatkeqesisht emri s'me kujtohet sdq gjindet kollaj pasi kamarieret jane te veshur si kalores mesjetare)


Wednesday, October 26, 2011

Fritata italiane

Duke gatuar kete recete italiane po vrisja mendjen si ta perktheja ne shqip. Ashtu si shume shqiptare te tjere, une e quaj omlete sipas terminologjise franceze, por ne fakt ky eshte nje emertim i gabuar. Nese viheni te gatuani keto 2 receta, perpikmerisht sipas tradites,  do te dalloni disa ndryshime teknike thelbesore. 
Ne frittata-n italiane vezet nuk rrihen me tel kuzhine por, vetem perziehen  embelsisht me nje pirun, ne menyre qe gjate gatimit veza te bymehet. Vezeve u shtohet kripe dhe perberes te tjere sipas deshires. Ne fund frittata skuqet ne vaj ulliri.
Ndersa tek omleta franceze vezet duhet te rrihen mire me tel kuzhine e me pas hidhen ne nje tigan ku eshte shkrire gjalpi. Sapo veza te kete filluar te mpikset i shtohet kripa dhe perberesit e tjere.
Prandaj duke mos pasur nje perkthim shqiptar, po e quaj thjesht "fritata italiane"
Fritata serviret si antipaste e ngrohte ose e ftohte, si pjate e dyte ose siç eshte ne mode kohet e fundit per te shoqeruar aperitivin gjate happy hour. U pelqen te gjitheve, si femijeve ashtu edhe te rriturve.






Frittata me buke

Perberesit per 4 persona:



300 gr buke e ndenjur
4 veze
kripe
qumesht
djathe pecorino romano ose kaçkavall









Pergatitja:
kjo recete behet me buke te thate, prandaj lereni buke gjithe naten jashte, pa e mbledhur me pecete.
Te nesermen e ndajme buken ne copa dhe e mbulojme me qumesht qe te zbutet, per afro 1 ore.
Me pas e shtrydhim mire e mire dhe e therrmojme ne nje tas.
I shtojme vezet, te cilat i perziejme me pare veç me nje pirun, kripen, piperin, djathin e grire dhe i perziejme.
Vendosim nje tigan mbi zjarr me shume pak vaj. Sapo te nxehet vaji i hedhim masen me veze.
E gatuajme ne zjarr te ulet per afro 10 minuta. E kthejme me ndihmen e nje pjate ne menyre qe te mos prishet forma dhe e gatuajme nga ana tjeter (sdq me pak se 10 minuta).
Pasi eshte ftohur pak, e ndajme dhe e zbukurojme sipas deshires me djathe, proshute, sallam, speck, ullinj, etj. etj.
Nese deshironi mund t'i shtoni mases qe ne fillim sallamin, proshuten ose speckun te prera ne copa te vogla, apo mund ta aromatizoni edhe me majdanoz.  
Gjak e dhjame :D


Tuesday, October 25, 2011

Tagliatelle me ragù kungulleshke


Perberesit e meposhtem jane per nje tenxhere me ragù (me teper se 1 kg). Meqe raguja ka nje kohe gatimi relativisht te gjate, mund ta gatuani nje here ne jave ose nje here ne muaj dhe ta ngrini ne frigorifer te ndare ne tasa plastike.
Ne vend te salsiçes mund te perdorni mish te grire, derri ose viçi, ose te dy bashke. Gjithashtu me te njejten ragù mund te gatuani edhe lazanjet. E rendesishme eshte qe te perdorni nje djathe me shije te forte per te kontrastuar kungulleshken qe vjen pak e embel.    






1 kg salsiçe
500 gr kungulleshke
gjysem shishe salce domateje (rreth 500 gr)
2 luge gjalp
1 dege selinoje
1 qepe
1 gote vere e bardhe
gjethe dafine
trumze
kripe
vaj ulliri
tagliatelle te fresketa
djathe grana i grire ose ne pamundesi djathe kaçkavall

Pergatitja:
grijme imet qepen dhe degen e selinos. Shkrijme ne nje tenxhere me fund te trashe gjalpin me disa luge vaj ulliri. I shtojme perimet. I kaurdisim derisa te zbuten.
Nderkohe u heqim membranen salsiçeve dhe i shtypim me pirun.
I hedhim salsiçet ne tenxhere dhe i kaurdisim disa here. I shuajme me vere te bardhe.
Kur vera te kete avulluar plotesisht i shtojme kungulleshken e prere ne kubike te vegjel dhe salcen e domateve. I rregullojme me kripe dhe hedhim ne tenxhere 2 gjethe dafine dhe nje degez trumze. Qe trumza te mos shperbehet gjate gatimit, mund ta mblidhni me nje garze te paster e te disinfektuar. I hedhim 1 gote uje dhe i leme te gatuhen ne zjarr te ulet per afro 2 ore ne zjarr te ulet. Kur uji te kete shteruar i shtojme edhe gote tjeter ose 2 nese e shohim te nevojshme. Ne fund i hedhim piper te zi te grire ne moment.
Nderkohe ziejme ne uje te kripur makaronat. 
I kullojme dhe i servirim me ragùne e kungulleshkes dhe me djathe grana. 
Gjak e dhjame :D 


Monday, October 24, 2011

Gliko ftoi (ne dialekt)

Receta e glikose se ftoit prej gjyshes me te mire ne bote :)))

Gjyshja: "Vin i tenxhere ne zjarr. Sefte bane sherbetin si per bakllava. Per 3 ftoj hudhi ma shume se gjys kile sheqer."

Ballakumja: "Oj nane po nuk asht shume gjys kile sheqer...300 grame?"
Gjyshja: "Po ftoi do sheqer me goca nanes. Aaaa qysh u baka reçeli i ftoit pa sheqer...ty po ngjoj..."
Ballakumja: "Mire me nane. Ti e di."
Gjyshja: "Prite copa-copa ftoin ene masanej kur sherbeti t'jete trash, hudhi n'tenxhere. Mos e rrit graden e stufes se mos te rremehet. Lene te zije avash avash. Ne fund hudhi içik limontoz"
Ballakumja: "Nane s'kam limontoz. Ti hudh lang limoni?"
Gjyshja: "E po mire, hudhi içik lang limoni. Po jo shume se e ban zeherr!"




Pas nje ore.
Ballakumja: "Alo nane....Rrofsh! Doli me nam..."


Sunday, October 23, 2011

Kungulleshkash

Kam nje kungulleshke.
E ndaj ne 4 pjese.
Po pse 4?
Po sa?
2.
Po pse 2?
Po sa?
3 :)))))

1)    Röstl me patate dhe kungulleshke shoqeruar me topa djathi te aromatizuara - antipaste nga libri i Helen Markart "Cucina magica delle Dolomiti"
Ne fakt röstl eshte nje recete zviceriane, por eshte aq e perhapur ne Alto Adige, saqe mund te thuhet qe ka hyre kulturen kulinare te kesaj zone. Serviret ne te gjitha restorantet tipike dhe nder shekuj receta eshte perpunuar duke u pasuruar me prodhimet vendase. Sot po jua sjell sipas recetes se Helene Markart, Chef-ja e njerit prej restoranteve me te famshem te Val Gardena, "Hotel Adler".




Perberesit per 3 persona:
1 patate
2-3 copa kungulleshke
djathe i bute, psh. caprino
hudher gjarpri
vaj ulliri
1 veze
trumez
piper
kripe

Pergatitja:
grijme me rende pataten dhe kungulleshken (perdorim ate pjese te rendes qe i grin ne copa te medhaja). I kriposim dhe i thajme me leter kuzhine, duke ushtruar edhe pak force ne menyre qe te thithim sa me teper leng, qe kur te skuqen te behen pak kerce.
I vendosim ne nje tas. I kriposim, i hedhim pak trumez te grire dhe piper dhe 1 kokerr veze. I perziejme dhe i skuqim ne nje tigan me vaj ulliri.
Nderkohe formojme disa topa me djathin dhe i kalojme ne hudhren e gjarprit.
I servirim si ne foto.

2) La mosa - supe me kungulleshke dhe miell misri. Eshte nje supe antike, dikur shume e perhapur ne verilindje te Italise, pikerisht ne ato zona ku toka nuk eshte dhe aq bujare. Ne zonen ku jetoj une, Alto Adige, e gatuajne vetem me miell misri dhe kungulleshke, ndersa ne zonen e Venetos e gatuajne ne dy menyre (me miell misri dhe kungulleshke, gjithashtu edhe vetem me kungulleshke).




Perberesit per 4-6 persona:
500 gr kungulleshka
1 l qumesht
60 gr miell misri te verdhe
kripe

Pergatitja:
hedhim qumeshtin ne nje tenxhere dhe e vlojme.
Nderkohe qerojme kungulleshken dhe e presim ne kubike te vegjel, te cilat i hedhim ne tenxheren ku po vlon qumeshti. E leme tenxheren ne zjarr derisa kungulleshkat te jene zbutur.
Me pas i frulojme qe te perftojme nje mase te njetrajtshme.




E rivendosim masen mbi zjarr te ulet dhe i hedhim pak e nga pak miellin e misrit. E kaurdisim pa nderprerje me luge druri dhe po qe e nevojshme, pra nese masa trashet e hollojme me qumesht te nxehte.
Procedura eshte njesoj si per pergatitjen e polentes.
E servirim te sperkatur me vaj ulliri.
Siç e lexoni, eshte nje recete e varfer, prandaj per t'a pasururar mendova t'i shtoj pak speck. 




3) ndersa pjata kryesore perbehet nga nje fileto derri i mbeshtjelle me kore kerpudhash dhe miell misri, i shoqeruar me kubike kungulleshkash dhe patatesh te skuqura ne gjalp dhe qepe te njoma te aromatizuara me uthull balsamike. Kjo pjate eshte nje shpikje e imja e momentit. Fileton doja ta gatuaja sipas nje recete te Helene Markart por i harrova farat e kungullit ne furre aq sa u bene shkrumb e hì.




Perberesit per 3 persona:

3 fileto derri (100 gr ose me teper, secila)
gjalp ne temperature ambjenti
50 gr miell misri per polenta
50 gr kerpudha finferli
1 hudher
2-3 luge mostarde
vaj ulliri
kripe
piper
patate
kungulleshka
qepe te njoma
uthull balsamike


Pergatitja:
ne  zgare ose ne nje tigan te nxehte skuqim fileton e derrit per pak sekonda. E leme menjane te ftohet dhe skuqim kerpudhat me hudhren ne nje tigan ku kemi shkrire pak gjalp, derisa kerpudhat te zbuten.
Me pas i grijme imet.
Hedhim ne nje tas gjalpin, kerpudhat e grira, miellin e misrit, pak vaj ulliri, kripen dhe piperin. I perziejme me dore.
Lyejme filetot e derrit me mostarde dhe me pas i kalojme ne masen e mesiperme.
I vendosim ne nje tave dhe i pjekim ne furre per afro 15 minuta.
Qerojme patatet dhe i presim ne kubike te medhenj bashke me kungulleshken. Qerojme qepet e njoma. 
I ziejme per disa minuta ne uje te kripur perimet.
Me pas i kullojme dhe kungulleshkat me gjithe patatet i hedhim ne nje tigan ku kemi shkrire pak gjalp dhe vaj. 
I kaurdisim per disa minuta. I aromatizojme me trumez te grire dhe e vendosim tiganin ne furre.
Gjithashtu edhe qepet i skuqim ne gjalp dhe i shuajme me uthull balsamike.
E presim fileton ne feta dhe e servirim me patatet, kungulleshkat dhe qepet e aromatizuara.
Gjak e dhjame :D




Miremengjes me kuleçe!





Perberesit per 5 kuleçe

300 gr miell
4-5 gr maje birre e fresket
1 veze
pak kripe 
pak mjalte
qumesht sa te nevojitet
 vaj luledielli 

Pergatitja: 
ne nje gote tresim majen e birres, kripen dhe mjaltin ne pak qumesht (3 ose 4 luge). 
E vendosim miellin ne tryeze ose planin e punes dhe i hedhim lengun e perftuar. E punojme derisa te fitoje elasticitet dhe e leme te bymehet ne nje vend te ngrohte.
Pasi brumi ka dyfishuar ose trefishuar masen e tij, e ndajme ne 5 topa, te cilat i punojme edhe njehere me duar. 
I hapim topat ne pete sa diametri i tiganit.
Nxehim vajin dhe i vendosim kuleçet te fergohen. Koha qe kerkojne eshte shume e vogel - disa sekonda - prandaj mos u largoni per asnje çast.
I servirim menjehere te shoqeruara me reçel, djathe apo çfare te deshironi.
Nese deshironi, brumit para se ta skuqni, mund t'i shtoni pak djathe te therrmuar.
Gjak e dhjame :D





Saturday, October 22, 2011

Pulehine me kerpudha



Perberesit per 4 persona:

1 pulehine e plote ose e ndare ne copa (une e ndava ne copa)
1 qepe
1 luge gjalp
200 gr kerpudha champignon
200 kerpudha finferli
1 karrote
1 dege selino
leng pule
kripe
piper
hudher
vaj ulliri
ullinj jeshile
rozmarine
gjethe dafine

Pergatitja:
ne fillim pergatisim lengun e pules dhe e leme ne te ngrohte. Lengun mund ta pergatisni duke zier copa pule ose duke perdorur koncentrat pule.
Ne nje tigan me borde te larta ngrohim pak vaj ulliri dhe gjalp. Pastrojme pulehinen dhe e skuqim nga te gjitha anet.
Nderkohe pastrojme dhe grijme qepen, hudhren, karrote, selinon. 
Heqim pulehinen nga tigani dhe ne te njejtin tigan skuqim perimet. I rregullojme me kripe dhe i shuajme me leng pule. I gatuajme per afro 15 minuta me kapak te mbyllur.
Pas 15 minutave shtojme ne tigan edhe pulehinen, rozmarinen dhe gjethen e dafines dhe e gatuajme edhe per 40 minuta te tjere, ne zjarr te ulet. Nese e shohim qe lengu ka shteruar i hedhim ndonje garuzhde leng pule.
Ne nje tigan tjeter skuqim ne vaj kerpudhat e grira ne feta derisa te zbuten, afro 10 minuta. 
Me pas i hedhim kerpudhat dhe ullinjte ne tiganin ku kemi pulehinen. I gatuajme per disa minuta te tjera, derisa kerpudhat te rezultojne plotesisht te ziera.
E servirim pulehinen te ngrohte te shoqeruar me vere te bardhe.
Me te njejten recete, duke ndryshuar pak kohet, une gatuaj edhe pulen, fazanin dhe lepurin.

Gjak e dhjame :D

Tagliatelle me kerpudha, salsiçe dhe pana, e keshilla antikonformiste

Kur e konceptova kete blog i premtova vetes qe do te gatuaja vete te pakten nje here ne dite, e do te hiqja dore nga ushqimet e gatshme apo fastfood. Shpeshhere ne grate, per mungese kohe apo per kollajllek, nese na duhet te gatuajme nje krem karamel zgjasim doren tek rafti i dyqanit dhe marrim kutine qe ka kohen e gatimit me te shkurter. Pikerisht ketyre grackave doja t'i shpetoja si per te permiresuar cilesine e te ngrenit familjes sime ashtu edhe per te kultivuar pasionin e gatimit dhe fotografise. Por ka disa receta te cilat sado te mundohesh rezultatet nuk jane te kenaqshme, sepse jane receta qe i meson qe ne vogeli duke pare gjyshen, nenen, tezen, hallen. Kur isha e vogel, gjyshja ime i gatuante makaronat vete. I bente me veze. E hapte peten dhe pastaj e vendoste mbi nje mbulese te bardhe, qe e shtronte mbi divan. Dinte te gatuante vetem 2 formate makaronash, ato qe italianet i quajne tagliatelle dhe maltagliati (por gjyshja ime nuk i dinte emrat specifike, madje as sot po ta pyesesh nuk i di :)). Maltagliati-t i kullonte dhe i hidhte menjehere ne nje tigan ku kishte ngrohur gjalpin. Ne krahasim me makaronat e dyqanit, qe po t'i perplasje pas murit ngjiteshin si llaç, keto te gjyshes sime ishin makaronat me te mira ne bote por...kur erdha ne Itali kuptova qe nuk ishin makaronat italiane, perkundrazi ne krahasim me makaronat e verteta ishin katastrofe.
Tagliatelle-t italiane megjithese kane nje recete me shume pak perberes e ne dukje e thjeshte, rezultojne te jene nje gatim shume i veshtire. I gjithe sekreti per realizimin e tyre qendron tek teknika. Ne menyren sesi levizen duart ne punimin e brumit dhe ne trashesine e petes. Prandaj nqse ju nuk njihni nje eksperte qe t'ua mesoje sesi gatuhen, me mire hiqni dore! E di qe nje foodblogger kete s'duhet ta keshilloje por besomeni, eshte per te miren tuaj dhe te portofolit. Ju intereson t'i blini te gatshme, ne supermarkata apo ne dyqane makaronash, nese doni me te vertete te gatuani tagliatelle italiane. 




Tagliatelle me kerpudha, salsiçe dhe pana

Perberesit per 4 persona:

350- 400 gr tagliatelle te fresketa
gjysem qepe
2 salsiçe
600 gr kerpudha (une perdora 300 finferli dhe 300 champignon)
gjysem gote vere e bardhe
gjysem gote pana kuzhine (100 ml)
djathe parmigiano reggiano
kripe
piper
vaj ulliri

Pergatitja:

grijme imet qepen. Pastrojme kerpudhat dhe i presim ne feta. Hedhim pak vaj ulliri ne nje tigan me borde te larta dhe skuqim qepet dhe kerpudhat. Kur kerpudhat te jene zbutur i shtojme salsiçen, se ciles i kemi hequr membranen dhe e kemi shtypur me pirun.
E kaurdisim per disa minuta dhe e shuajme me vere te bardhe.
Pasi kerpudhat te jene zier dhe lengu te kete shteruar, i shtojme panen dhe e kaurdisim. I rregullojme me kripe dhe piper
Nderkohe ziejme makaronat ne uje te bollshem e te kripur. I kullojme makaronat dhe i hedhim menjehere ne tiganin ku kemi harxhin.
Mua me pelqen qe makaronat te mos jene te kulluara mire, pra qe tek harxhi te perfundoje edhe pak uje nga gatimi i makaronava. Ky leng jo vetem i jep shije por sherben edhe si lidhes harxhi.
I kaurdisim per 5-6 sekonda mbi zjarr dhe me pas i servirim menjehere te sperkatura me djathe parmigiano reggiano.
Gjak e dhjame :D


 

Tuesday, October 18, 2011

Aroma mesdhetare


Tek titull i rashe shkurt "aroma mesdhetare" por gjate do te ishte couscous me briam shoqeruar me qofte pule

Qofte pule me salce beshamel

Perberesit per 4 persona:

150 gr gjoks pule i zier dhe i grire ne copa te vogla
30 gr parmigiano reggiano i grire
2 te verdha vezesh + 2 veze
miell
buke e grire
vaj
salce beshamel e bere vete sipas recetes qe mund ta gjeni ketu.


Pergatitja:

fillimisht pergatisim salcen beshamel. E bejme me te trashe se zakonisht.
I shtojme beshameles pulen e grire, dy te verdhat e vezes, djathin parmigiano reggiano te grire dhe kripe sipas deshires. I perziejme me dore derisa te perftojme njelloj brumi.
Ne nje tas rrahim me tel kuzhine 2 vezet.
E modelojme masen per t'i dhene formen e kroketave ose qofteve, te cilat fillimisht i kalojme ne miell, me pas ne vezet e rrahura dhe ne fund ne buken e grire.
I skuqim qoftet ne vaj kikirikesh ose vaj luledielli te nxehur.
I kullojme dhe i leme menjane ne te ngrohte.


Briam ose turli me djathe feta 

Briami qe une kam provuar ishte i sperkatur me djathe feta greke por, nuk di t'ju them nese djathi ben pjese ne recete apo ishte nje shpikje e kuzhinierit. Ne shqip kesaj pjate ne i themi turli prandaj mund te perdorni gjithefarelloj perimesh deshironi.

Masat me sy:

patate
kunguj
patellxhana
speca
majdanoz
nenexhik
djathe feta greke
vaj ulliri
piper i zi

Pergatitja:
i qerojme, i pastrojme dhe i presim perimet ne copa te vogla. I hedhim te gjitha ne nje tave. I kriposim dhe peperosim. I hedhim pak uje, aq sa tava te mbushet 2 gisht me uje. I sperkatim me vaj ulliri, nenxhik dhe majdanoz. E fusim taven ne furre dhe e pjekim per afro 40 minuta ose derisa perimet te rezultojne te pjekura. 10-15 minuta para e heqim taven nga furra. Therrmojme pak djathe feta siper perimeve dhe e rivendosim ne furre.

    




Te fundit gatuajme couscousin sipas tregimeve te kutise.
Shtrojme ne ne pjate couscousin. Mbi te shtrojme briamin dhe i shoqerojme me qofte pule.


Gjak e dhjame :D


Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...