Shkruaj perberesin ...

Monday, September 10, 2012

Gjyveçi me oriz dhe 2 llafe per Kroacine

Qekur ka lindur hana15she, Kroacia eshte bere destinacion habitue per familjen time, pra mahnitja e heres se pare eshte zvanitur prej kohesh. Prandaj per kete arsye kisha vendosur te mos ju flisja per pushimet e mija, por nje mikja ime me shkruante ne e-mail qe eshte ne pritje te recetave, prandaj per te kenaqur kureshtjen e saj u vura te shkruaj dy fjale per Kroacine e te gatuaj nje specialitet qe haset me shpesh ne restorantet kroate.
Kroacia fale çmimeve te uleta eshte bere ne vitet e fundit destinacioni i preferuar i shtreses se mesme gjermane, austriake, italiane, polake, sllovake dhe çeke.
Kur e zgjodha per here te pare per te kaluar pushimet verore te 2006, isha goxha skeptike, por fatmiresisht, ne paragjykimet e mija u gabova. Ne pergjithesi kroatet jane njerez te sjellshem, te perulur dhe menderisht shume me te hapur sesa pjesa tjeter e Ballkanit. E theksoj kete te fundit duke u nisur nga fakti qe, Kroacia qe vendi i pari qe lejoi nudizmin (qe me 1936) dhe sot, mgjthse nudistet kane plazhet e tyre, qe ne te shumten e rasteve gjinden ne zona te fshehura e shpesh jo fort te kollajshme per t'u arrire, shpeshhere te apasionuarit e kesaj kulture i gjen "ashtu si i ka bere nena" edhe ne plazhet e vogla qe s'kane shenjen FKK (nga gjermanishtja Frei Koerper Kultur), pra edhe ne ato plazhe te destinuara per plazhistet me kostume. 
Per te mos folur pastaj per topless, qe lejohet absolutisht ne te gjitha plazhet.
Kjo persa i perket hapjes mendore kundrejt thyerjes se tabuve, sepse kur behet fjale per nacionalizmat, ngel sharra ne gozhde edhe atje...


Ishulli Losinj


Nga pikepamja e pejsazhit, Kroacia me nje vije bregdetare prej 5.325 km, eshte nje bukuri e rralle natyrore. Nje pafundesi gjiresh te vegjel me det kristalor qe shnderrohen gjate veres ne plazhe relaxuese dhe shume intime.


Ishulli Rab

Pushimi ne det mund te thyhet nga vizitat neper qytetet si Split, Zadar, Trogir,  Dubrovnik, Pula etj., te cilat jane nje thesar per njerezimin, sepse kane te skalitur ne muret e tyre historine e kohes se lulezimit te perandorise romake, por po te kerkosh gjen edhe gjurme akoma me te hershme, kur Kroacia e sotme i perkiste ilireve.





Goli Otok, burgu i kundershtareve te regjimit komunist 

Per ato pushuese qe preferojne qetesine dhe jeten rurale, Kroacia eshte perfekte, pasi politika turistike qe ndiqet eshte "Ne te bejme te ndjehesh si ne shtepine tende", pra mungojne struktura hotelerie te stermedha (qe une i quaj monstra) dhe i eshte dhene prioritet prones private.
Ne vitet e fundit edhe çmimet e apartamenteve apo dhomave private jane unifikuar. Kudo ne Kroaci çmimi i nje apartamenti i perbere nga nje dhome gjumi/kuzhine/banjo/ballkon, ne muajt korrik e gusht, vertitet tek 50 euro nata.



Ishulli Losinj




Persa i perket kuzhines, si gjithe ballkanasit e tjere, edhe kroatet nuk kane kulture peshku. Mgjthse vend bregdetar, Kroacia ka nje kuzhine te varfer, ku ndjehet shume influenca e kuzhines austro-hungareze dhe turke. Peshkut nuk dine t'i bejne shume salltanete. E marinojne me hudhra, vaj e ndonje ereze dhe e pjekin mbi zgare. 
Do te ishte nje pjate bajate, por e shpeton vetem freskia e peshkut!
Siç ndodh rendom kudo neper restorantet ballkanike, si pjata tipike te servirin berxolla mishi, kryesisht te pjekur ne zgare, qofte, sallate e salca, ndersa per pjatat e veçanta, si tavat apo superat, pra pjatat me te vertete tipike, duhet te djersitesh 7 kemisha per t'i gjetur.
Ama kuzhina italiane nuk mungon asnjehere! Makaronat bejne namin nder gjermane, por jane aq te ziera sa shpesh te ngecin ne fyt...
Pjatat kryesore me mish, qe gjinden ne menyne e te gjitha restoranteve kroate, jane cevapcici dhe plejskavica te shoqeruara me salce hajvar dhe ajke qumeshti te kripur.
Shume te mira nese pergatiten vete, por rrallehere i gjen te tilla, sepse ne te shumten e rasteve perdorin produkte industriale.
Edhe persa i perket embelsirave, asgje e veçante per t'u shenuar...
(ose me sakte: asgje e veçante nga ato qe servirin ne restorante apo pastiçeri, shume prej te cilave nuk jane embelsira kroate, por kjo s'do te thote qe pastiçeria kroate nuk ka embelsira te veçanta.... vetem se edhe keto duhet t'i kerkosh me qiri dylli...)

Vererat jane çka-çka...
Produkti kroat qe pelqej shume eshte nje lloj djathi qe prodhohet ne ishullin Pag e qe quhet "paski sir". Kosto e tij i tejkalon 400 Kuna, pra me shtrenjte sesa Grana Padano apo Parmigiano Reggiano, por per shijen e mrekullueshme i ka hallall :).





Kete vit une i kalova pushimet ne nje ishull, te cilin kroatet e quajne Rab, por qe para se te pushtohej prej tyre kishte emrin ilir Arbe.
Nje ishull me pejsazhe shume te bukura. Me lloje te ndryshme plazhesh e me bimesi te dendur. Gjithashtu nder te paktet ne Kroaci qe ka nje numer te madh plazhesh me rere.
Duke qene i njohur pikerisht per plazhet me rere, eshte shume i frekuentuar nga turistet, sidomos familjare me femije te vegjel.
Ne vere mbipopullimin e has qe tek rradhet per te kapur tragetin (gjate dites rradha zgjat 4-5 ore), pastaj ne plazhet, me i frekuentuari i te cileve, San Marino ne Lopar, mbushet me plazhiste me keq se Riviera Romagnola ne muajin gusht.
Ndersa per te shijuar pak intimitet e qetesi duhet te marresh me kembe shtigjet per te arritur ne plazhet FKK. Mesatarisht duhen rreth 20 minuta me kembe dhe kur mberrin gjuha te ka shkuar tek sholla e kepuces. Aspak komode!
Gjeja me e mençur ishte marrja me qira e nje barke. çmimet nuk jane te ekzagjeruara dhe mbi te gjitha per barkat e vogla me motor nuk kerkohet as patente. Marrja me qira e nje barke te jep mundesine te zbulosh shume plazhe te virgjera, ku  je vetem ti dhe deti... e ndonje pulebardhe.
Pra, miqte e mi nese veren tjeter keni ndermend te shkoni ne Kroaci, ju keshilloj ishujt. Nese nuk jeni familjare, mos prenotoni ne nje vend te gjithe pushimet tuaja, por levizni dhe vendosni atje ne baze te ekzigjencave tuaja. çdo vend i banuar ka nje agjensi turistike. Jane shume te organizuar, te sjellshem me klientin dhe flasin disa gjuhe te huaja edhe ne fshatrat me te humbur. 


Ishull Pag
Ishulli im i zemres, aty ku kam kaluar pushimet me te bukura dhe  ku ndaloj sa here shkoje ne Kroaci (qe te shkoni aty duhet te me kerkoni leje :D), eshte ishulli Pag, qe gjindet 1 ore larg Zadarit.
Ka plazhe si per ato qe preferojne turmen edhe per ato qe duan qetesine. Madje ka edhe plazhe ku niveli i jodit ndjehet me hunde. 
Afersia me Zadarin garanton jeten e nates, mgjthse ne Pag gjindet gjithashtu edhe nje diskoteke e madje edhe nje plazh qe frekuentohet kryesisht nga te rinjte.
Aty prodhohet djathi qe permenda me siper, gjithashtu edhe kripa me te njejtin emer.

OK, kaq per Kroacine se u lodha...nese doni informacione me te detajuara me kontaktoni ne privat :)




Ballakumja ne Split


Receta e gjyveçit nuk eshte tamam kroate, por ata ta servirin si te tille :)
Ta servirin pothuajse kudo si kontorno, sebashku me cevapcici.
Une sot po ju percjell variantin me mish. 
Me thene te drejten ia futa içik kot sepse nuk e di receten e gjyveçit...por ama ju garantoj qe doli me nam :)




Gjyveç me oriz dhe mish qingji

Perberesit:
3-4 kunguj te njome
1 qepe
200 gr oriz 
majdanoz
2 domate te kuqe e te buta
3 luge salce domatesh
kripe
piper
vaj ulliri
mish qingji


presim ne feta qepet dhe i skuqim ne vaj ulliri sebashku me thelat e mishit te qingjit. Me pas i shtojme salcen e domateve.
I hedhim 3 gota uje dhe kripe, e i japim nje vale mishit, sa te zbutet pak. Me pas ndajme veç mishin nga gjella.
Presim ne feta kungujt e njome.
Veç zhysim per pak sekonda ne uje te nxehte domatet, sa per t'i hequr kollajshem lekuren, e me pas i presim ne feta.
Shpelajme orizin ne uje te ngrohte.



Ne taven e baltes shtrojme ne fillim fetat e kungullit, mbi to shperndajme nje dore oriz dhe i hedhim nje garuzhde gjelle.  




Vazhdojme me kete renditje derisa te mbarojne harxhet dhe ne fund vendosim mbi siperfaqe fetat e domateve dhe thelat e mishit.



Sperkatim siperfaqen me shume pak nenexhik dhe e pjekim ne furre  ne temp. 200°C per afro gjysem ore ose derisa orizi te rezultoje i zier.
Gjak e dhjame :D






1 comment:

  1. Wauuu si me paska shpetuar, kete fund jav jam sh e zene, javes tjeter te ftoj te lexosh receten time. Kroacia esht teper e bukur, sa her shkoja me pushime ne Kroacia, me ngriheshin nervat pse ata po.? Edhe ne ne shqiperi jo ? Jan sh here me te organizuar. Urroj qe ne shqip te rritet pak niveli i turismit.
    Smackkkk ballokume.

    ReplyDelete

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...