Shkruaj perberesin ...

Thursday, May 26, 2011

Banane Zanzibari





Perberesit per 4 persona:

4 banane
1 lime (varietet limoni jeshil)
80 gr. sheqer
50 gr gjalp
2 luge xhinxher pluhur
1 gote pije rum

Pergatitja:
fillimisht ngrohim furren ne temperaturen 220°C. Qerojme bananet dhe i presim pergjysem nga gjatesia. I vendosim ne nje tepsi te lyer me gjalp dhe i sperkatim me leng lime.
Perziejme sheqerin me xhinxherin dhe ia hedhim bananeve pastaj i sperkatim me copa gjalpi.
I pjekim bananet per rreth 15 minuta.
Sapo tepsia te dale nga furra e sperkatim me rum dhe i veme flaken (procedure qe kerkon kujdes!) ose ne te kundert i sperkatim bananet me rum para se ti vendosim ne furre.
I sherbejme me akullore pana dhe me agrume te sheqerosura.

Gjak e dhjame :D

2 comments:

  1. Une kete receten me te vene flaken e bej ne tigan: skuq bananet ne gjalp dhe me pas "i shuaj" me rum ose ndonje pije tjeter ca te kem. Por do ta provoj dhe me xhinxher se cfare shije marrin :)

    ReplyDelete
  2. te dyja recetat jane shume shume te mira! Ajo receta qe behet ne tigan dhe shuhet me konjak quhet banane flambè. Asaj mund t'i shtosh arra, rrush te thate, kanelle, mandarina...dhe ne vend te sheqerit t'i shtosh me mjalte. Kurse kjo recete me xhinxher thone qe sherbehet ne te gjitha restorantet e Zanzibarit prandaj ka marre edhe emrin e vendit...nuk e di sa e vertete eshte...

    ReplyDelete

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...