Shkruaj perberesin ...

Monday, August 8, 2011

Fushe me lule

Jam nje nene stakanoviste qe mbart mbi shpine mijera komplekse. Me nje ndjenje faji te vazhdueshem qe me çon knock-out sa here ime bije me pyet "pse mami i A. ose i G. nuk punojne?".

Oh sa e veshtire eshte t'i shpjegosh nje femije qe, perveçse nene, je edhe femer. Ke nevoje te kalosh eyelinerin ne mengjes, te zgjedhesh fustanet qe shkojne me impenjimet e dites, te pish kafen e te lexosh gazeten e ulur ne ndonje tavoline bari... Ke nevoje te punosh, e jo aq per perfitim material sesa per t'u stakuar disa ore nga roli i nenes dhe i gruas. E ndersa ajo kerkon te jesh mami perfekte, t'i humbet me teper ekuilibrin...

Por kete jave, duke perfituar nga pushimet gjyqesore, vendosa te punoj part-time e gjysmen tjeter te dites t'ia dedikoj hanes15she.
Sot beme shopping-un e fundit te parapushimeve. Ndaluam tek libreria per nje "full" me libra per t'u lexuar nen çader. Hengrem  akullore duke shetitur midis turisteve qe kishin zbarkuar nga malet dhe me te arritur ne shtepi gatuam nje "fushe me lule" :)









Fusha me lule

Perberesit per 4 persona:

300 gr spageti
200 gr bishtaja
180 gr mish i tymosur i prere ne kubike te vegjel (pancetta affumicata)
0,2 gr shafran
vaj ulliri extravergine
kripe
spec djeges (nese e gatuani per te rriturit)

Per zbukurimin e pjates:
200 gr bishtaja
200 gr feta mishi te tymosur
4 veze te ziera
gjethe borziloku ose dafine ose çfare t'ju gjinden ne frigorifer

Pergatitja:
pastrojme bishtajat dhe i presim ne copa te vogla. I japim nje vale ne uje me kripe sa te zbuten pak dhe pastaj i hedhim ne uje te ftohte.
Skuqim ne nje tigan kubiket e mishit te tymosur dhe i shtojme bishtajat e ziera.


Per te formuar diellin, presim pergjysem vezen dhe e permbysim te verdhen mbi pjate. Gjysmen tjeter e ruajme per lulet. 
Presim te bardhen e vezes ne trekendesha dhe formojme diellin.

Lulet i formojme duke rrotulluar rreth vetes fetat e mishit te tymosur. Ne mes se seciles lule vendosim te verdhe veze, te cilen e shtypim tek shtypesja e hudhres.

Ziejme ne uje me kripe makaronat. I kullojme dhe i hedhim ne nje tas.
Perziejme ne nje gote shafranin me pak vaj ulliri dhe uje nga zierja e makaronave. Ia hedhim makaronave dhe i perziejme derisa te zverdhen. I shtojme gjithashtu edhe mishin e tymosur dhe bishtajat. I perziejme mire e mire dhe i hedhim ne pjate. 
E zbukurojme pjaten me lulet e mishit te tymosur dhe e servirim te shoqeruar me djathe parmigiano reggiano.
Gjak e dhjame :D   



2 comments:

  1. Me la pa fjale kjo pjate... me shume nga imagjinata qe perdor pervecse qenka super e thjeshte. Beri naze vajza?

    ReplyDelete
  2. e mrekullushme per femijet, mezi po pres te shkoj ne shpi tua pergatis gocave te mia :)

    ReplyDelete

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...