1 gote gjalp
1 gote sheqer
6 gota arra te shtypura ne havan
2 gote e gjysem buke e thekur (fette biscottate)
1 filxhane kafeje brandy
8 veze
3 luge fryres brumi (luge kafeje)
2 luge kanelle
Sherbeti:
4 gota uje
pak mjalte
4 gota sheqer
nje shkop kanelle
Pergatitja:
rrahim me rrahes elektrik ose me tel kuzhine gjalpin.
Thyejme vezet dhe ndajme te bardhat dhe te verdhat ne tasa te veçanta.
Ne fillim rrahim te verdhat me sheqerin dhe me pas te bardhat.
I bashkojme te dy masat duke i perzier me delikatese nga poshte-lart.
Ne nje tas therrmojme buken e thekur dhe e perziejme me kanellen dhe gjalpin.
Pasi i kemi shtypur arrat ne havan i hedhim ne nje tas dhe i njomin me brandy. I shtojme buken e therrmuar dhe masen me vezen e rrahur.
Lyejme nje tepsi me gjalp dhe shtrojme masen e tortes. Me pas e pjekim ne furre ne temp. 180°C per rreth 1 ore. Pas treçerek ore e kontrollojme me kruajtesedhembesh nese eshte pjekur.
Kur torta te kete perfunduar pjekjen e nxjerrim nga furra dhe e leme te ftohet.
Nerkohe merremi me pergatitjen e sherbetit. I hedhim perberesit e sherbetit ne nje tenxhere dhe e vlojme per 5 minuta. Pasi torta te jete ftohur i hedhim pak e nga pak shurupin e nxehte ne menyre qe ta thithi dhe e mbulojme torten me pecete. E leme te pushoje nje nate ne frigorifer dhe te nesermen e zbukurojme sipas deshires.
Gjak e dhjame :D