200 gr çokollate e zeze e nje cilesie shume te mire, jo domosdoshmerisht e firmes Van Houten :)
2 portokalle
2,5 dl qumesht
150 gr sheqer
10 gr niseshte
nje shkop vanilje
kanelle
amareta
amareta
Pergatitja:
presim 2 feta portokalli per zbukurimin final dhe pjesen tjeter e shtrydhim.
Vlojme 2 dl qumesht me vaniljen. I shtojme sheqerin dhe e fikim zjarrin. E leme tenxheren mbi zjarr te fikur edhe 5 minuta te tjere.
Nderkohe shkrijme çokollaten.
Tresim niseshtene ne 1/2 dl qumesht te ftohte dhe ne lengun e portokallit.
Pa nderprere perzierjen i shtojme qumeshtin e ngrohte dhe çokollaten e shkrire.
E vendosim tenxheren ne zjarr te ulet dhe e trashim lengun sipas deshires.
Ne fund e hedhim ne filxhan te madhe dhe e zbukurojme me fetat e portokallit, kanellen dhe amaretat e therrmuara. Sipas deshires mund ta zbukurojme edhe me pana te rrahur me sheqer.
P.S.: libri ne foto eshte "Bevete cacao van Houten" (Pini kakaon Van Houten) i Ornela Vorpsit.
P.S.: libri ne foto eshte "Bevete cacao van Houten" (Pini kakaon Van Houten) i Ornela Vorpsit.