sot u impenjova dhe tatàà!!!
Rizoto me presh dhe hamburger mbi nje tapet preshi
Perberesit per 4 persona:
350 gr oriz per rizotto
2 presh
50 gr gjalp
50 gr parmigiano reggiano
1 liter leng mish pule ose perimesh
gjysem gote vere
gjysem gote vere
mish per hamburger
Pergatitja:
e pastrojme prasin dhe e presim ne rrathe te vegjel. Shkrijme pak gjalp dhe skuqim ne te prasin. Me pas i shtojme orizin dhe i shuajme me vere te bardhe dhe leng mish pule ose perimesh. Kur orizi te jete zier i shtojme gjalpin dhe djathin dhe i kaurdisim mire e mire. Lyejme me gjalp nje forme ose nje gote apo tas dhe e mbushim pergjysem me rizoto. Nderkohe kemi pjekur ne zgare hamburgerin. E kriposim dhe peperosim dhe e shtrojme mbi rizoto. Perfundojme shtrimin me nje pjese tjeter rizoto.
Pergatisim tapetin prej preshi: ziejme ne uje me kripe fletet e prasit. I kullojme dhe i thajme me leter kuzhine. Presim 10 shirita nga 1 cm secili. 5 prej tyre i vendosim paralelisht dhe 5 te tjera horizontalisht. I nderthurim me kujdes. Copat e teperta i presim me thike. Permbysim rizoton me hamburger mbi tapet dhe e sperkatim me djath te grire.
Gjak e dhjame :D
Gjak e dhjame :D
No comments:
Post a Comment