Duke lexuar gazeten dje ne mengjes Ballakumes i hipi ne koke t'i nenshtrohej nje regjimi te rrepte dietik. Qe sot - i premtoi vetes - gatime te lehta 1200 kalorike dhe 1 luge vaj ulliri ne dite!
Ia shprehu kete vendim vendimtar kamarieres kineze duke e rakomanduar qe te mos i sillte me embelsira per te shoqeruar kafen por vetem dolcificante, qe eshte nje sheqer/jo sheqer per diabetiket dhe dietiket.
Ia shprehu kete vendim vendimtar kamarieres kineze duke e rakomanduar qe te mos i sillte me embelsira per te shoqeruar kafen por vetem dolcificante, qe eshte nje sheqer/jo sheqer per diabetiket dhe dietiket.
Sì! Sì! Sì, signola! - ia ktheu kinezja topolake me syte prej bajame, qe s'i ngre kurre nga dyshemeja.
Ndersa rrekellente nje gllenjke leng geshtenjash - se vetem kafe nuk mund ta quash ate qe bejne kinezet (me gjithe respektin qe kam per kinezet!) - nje flash forward iu shfaq para syve. Iu duk sikur vraponte buze bregdetit grek me nje fizik prej Brigitte Bardot e viteve '60, me floket qe i shpurpuriseshin nga flladi mengjesor i Mesdheut dhe qe i rrihnin lehtas lekuren e bardhe prej porcelani si "made in china"....
Oh, s'kishin kaluar 24 ore dhe dieta po funksiononte! Ballakumja po ndjehej me e lehte! Silueta qe pasqyrohej ne vitrinen e dyqanit ishte holluar dukshem!
Gjithe krenari dhe besim ne vetvete kthehet ne shtepi te gatuaje darken.
Qeron mollet, hap frigoriferin per te marre pak kos-bio-pa-pike-yndyre por.... syri i kap nje cope sallam....
Qeron mollet, hap frigoriferin per te marre pak kos-bio-pa-pike-yndyre por.... syri i kap nje cope sallam....
Pergatit nje mega tas me molle, sallam dhe djath fontina qe e sperkat me piper te zi, uthull molle, vaj ulliri extravergine dhe..........auuuu dieta!!!!!
Molle granny smith
sallam cacciatore si ky ketu http://www.negroni.com/ita/stelle/tutelati/cacciatore.shtml
djath fontina
piper
kripe
vaj ulliri extravergine
uthull molle
P.S.: masat me sy :)
P.S.: masat me sy :)
Ah moj ballakume, sa here kam shetitur dhe une neper keto fantazi bregut te detit, por gjithashtu duke imagjinuar te isha dhe nja 10-15cm me e gjate. Por... gjithmone me ka mposhtur deshira ime per te gatuar gjera te shijshme dhe paaaaaak kalorike.
ReplyDeleteKane nje shprehje italianet Kamela qe thote: ne jete ka plot gjera te mira por ato ose jane te paligjshme ose te pamoralshme ose te shendoshin :D
ReplyDelete