Perberesit x 4 veta:
500 gr sardele te pastruara, te cilave u eshte hequr edhe shtylla kurrizore,
50 gr buke e grire,
1 thelb hudher,
majdanoz,
lekura e nje limoni, e grire,
kripe,
piper,
vaj ulliri,
1/2 domate.
Ne nje tas hedhim buken e grire, lekuren e limonit, kripen, piperin, vajin e ullirit, majdanozin dhe hudhren e grire. I perziejme mire e mire. Lyejme me vaj ulliri nje tepsi te vogel dhe e sperkatim me nje grusht nga perberja e mesiperme. Ne fillim shtrojme sardelet e hapura dhe i sperkatim me perberjen. Mbi to vendosim feta domateje te prera holle. Edhe keto i sperkatim me perberjen me buke. Ne fund e perfundojme shtrimin me sardelet dhe perberjen e mbetur. I hedhim pak vaj ulliri ne siperfaqe dhe e pjekim ne furre ne temperaturen 200° per rreth 20-30 min.
Gjak e dhjame :D
No comments:
Post a Comment