Perberesit per 3-4 persona:
gjysem lepuri
nje tufez koper
nje degez rozmarine
2-3 thelpinj hudher
100 gr ullinj (per kete recete une perdor "olive taggiasche", te cilat per shijen dhe aromen e tyre te forte me kujtojne ullinjte qe ben gjyshja ime, pra edhe ullinjte shqiptare jane ideale per kete recete)
gjysem gote vere e bardhe
vaj ulliri extravergine
uthull molle
piper i zi i sapobluar
kripe
Pergatitja:
presim ne copa lepurin. E kriposim, e peperosim dhe e skuqim ne vaj ulliri te nxehte bashke me hudhrat e plota, gjysmen e kopres dhe rozmarinen.
E shuajme me vere te bardhe dhe e trasferojme ne nje tave.
E pjekim ne furre ne temp. 180-190°C per afro 40 minuta duke e kthyer here pas here dhe duke e njomur me lengun e vet.
10 minuta para perfundimit te pjekjes e nxjerrim taven nga furra, i shtojme ullinjte, kopren e mbetur te grire imet dhe e sperkatim me pak uthull molle. E rivendosim taven ne furre dhe menjehere pas pjekjes e servirim me sallate te fresket dhe lengun e vet.
No comments:
Post a Comment