Shkruaj perberesin ...

Tuesday, March 13, 2012

Gzuar Diten e Veres!

Ah sa kujtime te bukura kam nga kjo feste! 
Ne Elbasan pergatitjet per Diten e Veres fillonin qysh prej fillimvitit me rezervimin dhe/ose blerjen e miellit te misrit dhe telynit (gjalpit).
Per perftimin e majes se miellit te misrit duhej nje sasi e ekzagjeruar mielli, pasi maja duhet te kishte imtesine e miellit te grurit, prandaj edhe sitat e ballakumeve dhe revanise ishin te veçanta, madje ato beheshin me çorapet e holla te grave.
Ndersa gjalpi porositej tek fshataret. Gjalpi i fshatit Polis, qe per mua eshte gjalpi me arome me sublime ne bote, eshte i preferuari i amvisave te Elbasanit dhe me i pershtatshmi per ballakumet per aromen e mrekullueshme qe ka. 
Javen qe paraprin Diten e Veres, qyteti vinte arome sheqeri e telyni ...(Oh ç'eshte parfumi Chanel 5 para kesaj arome?!?) 
Ate jave fillonte edhe gara se kush do te beje ballakumen apo revanine me te mire ne rrethin e te njohurve. 
Rituali i pergatitjes se ballakumeve zbatohej me perpikmeri dhe  rolin e Chef-it e merrte gruaja me e madhe e familjes, dmth gjyshja, e cila ndihmohej nga meshkujt e familjes gjate perzierjes se brumit, pasi qe sheqeri te shkrihej ne gjalp duhej plot 1 ore perzierje. 
Tepsite me ballakume, pasi u ishin bere te gjitha bestytnite e rastit, qe te mos i merrnin ne nazar :), çoheshin ne furre, ku edhe u vihej nje note e pare nga furrepjekesi. 
Ne Naten te Dites se Veres, pra sonte ne darke, grate elbasanase pergatisnin hiset, te cilat jane pjata te mbushura me ballakume, revani, palafiku, arra, veze te ziera, mandarina dhe portokalle prej bahçeve te Elbasanit, qe te nesermen ne sabah (mengjes) shkembehen mes familjareve apo miqve te familjes.
Po me date 14, njerezit te veshur me rroba te reja e te bukura - gjyshja ime tregonte qe dikur vishnin kostume popullore - niseshin per piknik me batanijet poshte sqetulles e mishin e pjekur neper trajse bezeje.
Ah sa lezet kishin ato piknike ne Byshek, Gjinar, Labinot, ku elbasanasit te ulur perqark gotes se rakise e mezeve kendonin kendet e Isuf Myzyrit ndersa tufat me zymbyla e karakafte mbaheshin me nonchalance nga grate elbasanase.






Ne 15 vjeçarin e fundit me ka rastisur ta festoje vetem nje here Diten e Veres. E fatkeqesisht konstatova qe kjo feste po humbet domethenien e saj. Klasat politike e kane instrumentalizuar per te popularizuar liderit e rradhes dhe padrejtesisht i kane hequr Elbasanit te vetmen feste tipike te tij. Feste, e cila fale ruajtjes me xhelozi te tradites nga elbasanasit, fare mire mund te reklamizohej si atraksion turistik per shqiptaret dhe te huajt. Mund te ishte nje shtyse per rimekembjen e turizimit e rrjedhimisht rimekembjen ekonomike te Elbasanit. 
Por siç e dini, prej shume vitesh te gjitha festimet u shperngulen ne Tirane. Traditat shumeshekullore te kesaj feste u lane menjane dhe u zevendesuan me rite moderne, kenget e Isuf Myzyrit i lane vend rap-it, turbfolkut a ku ta di une.... 
Madje edhe ballakumja ndryshoi zanoren tipike te Elbasanit per te marret "o" tironse....




Sot po ju jap receten e ballakumeve, por duhet te theksoje qe, mgjthse ne dukje e thjeshte, rezulton te jete nje recete shume e veshtire qe kerkon eksperience e durim. Perberesit duhet te jene te fresket. Gjalpi duhet te jete i verdhe dhe me arome. Nese keni mundesi pergatitini ne ene bakri te pakallajisur dhe piqini ballakumet ne furre druri. 




Ballakume 
Perberesit:
1 kg sheqer 
8 kokrra veze fshatari 
500 gr gjalp
afro 1 kg maje miell misri 
gjysem levozhge veze finje 


Pergatitja:
tresim gjalpin ne nje ene dhe bejme proven e gishtit. Kur gishti  duron temp., ath gjalpi eshte gati.
Gjalpin e rrahim me sheqerin (absolutisht jo sheqer pluhur i gatshem pasi permban niseshte!), per afro nje ore me luge druri ose tel kuzhine derisa sheqeri te shkrihet plotesisht dhe masa te zbardhet.



Me pas i shtojme vezet. Per çdo 5 minuta nga nje kokerr veze, pa ndaluar perzierjen.  
I hedhim finjen.
Ne fund shtojme pak e nga pak miellin e misrit dhe e perziejme masen me dore.
Momenti delikat!
Masa nuk duhet te jete shume e bute por as shume e ngjeshur. Syri i nje eksperte di ta dalloje masen e duhur, por jo te gjitha jemi eksperte...prandaj per ne jo-ekspertet, keshillohet te behen prova para ndarjes se mases ne tepsi. 
Vendosim fillimisht nje grusht te vogel mase ne tepsi dhe e pjekim. Nese hapet dhe nuk formon ne siperfaqe ato çarjet tipike te ballakumes do te thote qe masa ka nevoje per miell.




Ballakumet nuk kane nevoje per forme, madje ato kapen me pellemben e dores dhe hidhen ne nje tepsi te lyer me gjalp. 
Gjate pjekjes ato e marrin vete formen e tyre.
Pjekja behet ne 150°C. Kohen e sakte nuk mund ta them, pasi ajo percaktohet nga faktore te ndryshem siç mund te jete psh. edhe trashesia e tepsise. E rendesishme eshte te mos marrin nje ngjyre te erret. Ballakumet i nxjerrim nga tepsia kur jane akoma te ngrohta (jo te nxehta).
Duke folur mbreme me tim ate, mesova nje hile te re ne lidhje me ballakumet. Sipas tij nese ballakumet nuk shkeputen menjehere nga tepsia, eshte mire te lihen te ftohen plotesisht e pastaj te vendosen mbi zjarr te ulet per pak sekonda. 






P.S.: per ato qe jetojne ne Itali maja e miellit te misrit gjindet edhe ne supermarkata. Quhet "fioretto di mais" e "crema di mais".



Kenga qe shoqeron kete post ka qene nje nga kenget e preferuara te gjyshit tim....prandaj ia dedikoj atij dhe pershendes te gjithe elbasanasit. Gzuar! 




14 comments:

  1. Eda te lumte per komentin qe i bere Dites se Veres.Ashtu eshte,ca politikane matrapaze,qe kerkojne t'u rrine mbi krye shqiptareve jete e mot,kerkojne qe me dhune shteterore, tua marrin simbolikat qe qytetet tona shqipetare i kane ruajtur prej kaq kohesh.Diten e Veres na e "bokan"tironsit'' dhe "flamuri I Ismail Bej Vlores",na u dashka te ngrihet fillimisht ne "Tirone"e me pas ne vendin historik te tij,Vlora.E pra ne,e kemi te keqen "nder vedi" sic thone shkodranet.

    ReplyDelete
  2. Po psh ti nuk paske perdorur ene bakri ne foto... A u bene po aq te mira sa me enen e bakrit?
    Po paisje automatike si "Kitchenaid Mixer" mund te perdorim per te rrahur gjalpin me sheqerin?

    Ju faleminderit per receten!

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ajo qe ju jabanxhinjte nuk kuptoni eshte qe, ballakumja per ne elbasanasit nuk eshte thjesht nje embelsire, por simboli i festes me te ndjere ne qytet. Prandaj edhe tregohemi rigoroze ne pergatitjen e saj, per te respektuar nje tradite qe eshte trasheguar brez pas brezi. Ndoshta sot mund te arrish te njejtin rezultat edhe duke i gatuar me kitchenaid apo duke i bere te verdha me ngjyrues, por per ne elbasanasit do te ishte nje sakrilegj.
      Persa i perket enes se bakrit te pakallajisur ka edhe kjo arsyen e saj, e cila ka te beje me reagimin e vezes gjate rrahjes. Pra, kalojme ne kimi qe eshte edhe baza e pastiçerise :) E duhet te theksoje qe perdorimi i enes se bakrit ne pastiçeri eshte shume i hershem dhe ndeshet ne shume kultura kulinare.
      Ne pamundesi te enes se bakrit une zgjodha alternativen me te pranueshme qe eshte plastika.
      Tung

      Delete
    2. Pyetjes a u bene te mira do t'i pergjigjesha...shif e shkruj :)

      Delete
    3. Shume faleminderit Ballakume!
      Do ta provoj receten tende, pasi ajo qe perdor une eshte pak me ndryshe (400 g tlyn + 7 veze). Tekanjoze shume eshte kjo ballokumja, dhe ta gatuash ne dhe te huaj kur nuk ke as fioretto di mais behet akoma me e komplikuar, por jo arsye per tu dorezuar e humbur traditen qe na e kane transmetuar me kaq shume dashuri.
      Pershendetje!

      Delete
  3. Cfare eshte Levozhga e vezes finje?

    ReplyDelete
    Replies
    1. E ke parasysh vezen?...E pra, veza permblidhet nga levozhga. kur e thyen vezen, levozhga ndahet pergjysem. Gjysma mbushet me finje, qe eshte hi i paster i tretur ne uje. :)

      Delete
  4. Vezet ketu kane vetem te bardhe dhe te verdhe...

    Ti duhet te thuash qe kjo embelsire behet me veze italiane, qe ne vend te bardhes dhe te verdhes jane te mbushura me hi te tretur ne uje ;)

    ReplyDelete
  5. Edhe pse nuk jam nga elbasani, duke lexuar kete blogun tend me solle nostalgjine e traditave shqipetare qe fatkeqsisht jan zhdukur. Komplimente per fotot gjithashtu edhe per receten. Jam shume e sigurt qe sado te mundohem e ta imitoj ate receten e ballakumeve, ato sdo te ken kurr ate shijen e shkelqyer si ato te gjyshes tende! :)

    ReplyDelete
  6. mmmm tani po e kuptoj qe ballokumet e mamit tim nuk kane lidhje fare me ballokumet tradizionale Elasanse, te cilat jan fantastike, por besoj qe mamit tim i falet pasi eshte nga jugu i thelle i shqiperise, por edhe keto vite ne migrim e kane larguar nga guzhina shqiptare, sa nsotalgji per te provuar dicka si gjerat e atehershme shume te brirshta :)

    ps. Ballokume po grurin e mistrit ku e gjen ketu ne itali?????????

    xoxo Lulu.

    ReplyDelete
  7. A ben te behet me miell te thjeshte misri?

    ReplyDelete
  8. Rrofsh e qofsh per receten u bone kaq vjet qe i bej dhe me dalin te shkelqyera.Gezuar .

    ReplyDelete
  9. Respect and I have a neat present: Where To Buy Houses That Need Renovation house renovation companies near me

    ReplyDelete

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...