Shkruaj perberesin ...

Thursday, March 8, 2012

Supe me fruta deti

Ju kujtohet receta (Supe me fasule dhe fruta deti)...keto jane frutat e detit qe mbeten nga ajo receta.
Meqe frigoriferin e kisha pothuajse bosh dhe kohe per te bere pazaret s'kisha fare, u mundova te gatuaj diçka per te mbushur barkun. 
Tamam-tamam nuk e kam shpikur nga hiçi (eh sikur!), por syte me shkuan tek pakoja e orizit dhe truri filloi te me punonte "Hmm... po sikur t'i gatuaje si supe me oriz?"...."Po sikur t'i shtoje edhe shafran si paella?"...
Me nje llaf shpika diçka per te shtyre vaktin...por doli aq e mire dhe delikate sa ia vlen ta shenoje per here tjeter :)













Supe me fruta deti

Perberesit per 4 persona:

gati 100 gr midhje
gati 100 gr xhinxhivalle
gati 100 gr sepie
gati 100 gr karkaleca deti te vegjel
içik pras
nje karrote
nje dege selinoje
nje pako e vogel shafran 
nje dore oriz
lekure portokalli

Pergatitja:
pasi i kemi pastruar karkalecat dhe sepiet, i presim keto te fundit ne copa te vogla.
Ne nje tigan me borde te larta skuqim ne vaj ulliri koken e prasit, degen e selinos dhe karroten te grire imet.
I shtojme molusqet & karkalecat dhe i kaurdisim per afro 5 minuta.
Hedhim ne tenxhere 2-3 gota uje dhe sapo te filloje te marre vale i shtojme orizin.
Para se t'i heqim nga zjarri, rreth 5 minuta perpara, i shtojme shafranin dhe i rregullojme me kripe dhe piper.
E servirim supen me majdanoz dhe lekure portokalli te grire imet. 
Pse jo limoni do te pyesni ju....sepse sipas meje portokalli ka delikatesen e duhur per kete pjate. Ju mund ta provoni edhe me limon, por jam e sigurte qe do te dilni po tek llafja ime :P

Gjak e dhjame :D 

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...