Shkruaj perberesin ...

Showing posts with label antipastat. Show all posts
Showing posts with label antipastat. Show all posts

Friday, October 7, 2011

Lakrori speedy Gonzales

Lakrori speedy Gonzales - nje zgjidhje me sukses te garantuar kur jeni te lodhura e te stresuara dhe s'keni as parà cash ne portofol per te porositur pizza :))) 







Lakror me pastasfoglia

Perberesit per 2-3 persona:

2 pete pasta sfoglia
1 spec i kuq
2 patate
1 salsiçe mantovane
1 hudher
vaj ulliri extravergine
djathe qe shkrihet, psh gouda ose tip tjeter i ngjashem. Te mos jete shume i forte ne shije e te vije pak si i embel.
majdanoz i grire imet
1 e verdhe veze



Pergatitja:



ne nje tigan nxehim pak vaj ulliri dhe hedhim  1 thelb hudher te shtypur, por te paqeruar dhe nje salsiçe, te cilen e kemi reduktuar ne mish te grire duke e shtypur me pirun.
Pastrojme dhe presim ne shirita specin dhe ne kubike pataten. 
I hedhim perimet ne tiganin ku kemi salsiçen
I kriposim dhe i gatuajme per afro 15-20 minuta duke i shuar here pas here me disa luge uje. Ne fund i peperosim, eliminojme hudhren dhe i leme menjane te ftohen.

Hapim ne tave peten pasta sfoglia.
Shtrojme mbi pete masen me mish e perime dhe 
djathin e grire ose te prere ne kubike te vegjel.
E mbulojme masen me nje pete te dyte, e sperkatim me te verdhe veze dhe e pjekim ne furre ne temp. 200°C per afro 20 minuta. E servirim te ngrohte.

Gjak e dhjame :D 

Saturday, September 17, 2011

Tarte tatin me speca te kuq

Ju kujtohet receta e krostates se permbysur me qepe te kuqe? Nese jo, hidhini nje sy sepse eshte nje nga recetat qe kam me teper perzemer, kjo pasi adhuroj qepen e kuqe.
Sot e provova tarte tatin me speca te kuq duke u frymezuar edhe nga nje recete qe lexova tek Saveurs. Abinimi mjalte-trymez i heq shijen e forte specit duke i dhuruar delikatese. Por nese e deshironi akoma me teper delikate, mund te eliminoni hudhren nga receta.



Tarte tatin me speca te kuq   

Perberesit per 4 persona:

nje pete pasta sfoglia
2 speca te kuq
nje luge e vogel mjalte
trymez e fresket
kripe
vaj ulliri
piper
1 thelb hudher

Pergatitja:
i qerojme specat dhe i presim ne shirita te trashe.
Qerojme gjithashtu edhe hudhren dhe e grijme ne feta te holla. Ngrohim pak vaj ulliri ne nje tigan dhe i shtojme ne fillim fetat e hudhres dhe me pas shiritat e specit. I kriposim, i hedhim nje luge mjalte dhe i aromatizojme me trymez te fresket. 


I veme kapakun tiganit dhe i leme te gatuhen ne zjarr te ulet per afro 10-15 minuta, derisa specat te zbuten.
Me pas i heqim nga zjarri dhe i leme te ftohen.
Ndezim furren ne temp. 200°C.
Pasi tigani eshte ftohur e mbulojme me peten e pasta sfoglias. E lyejme siperfaqen e petes me pak qumesht.



E pjekim ne furre per afro gjysem ore, derisa siperfaqja te rezultoje e pjekur. 
Me pas e permbysim dhe e servirim me gjize te sperkatur me spec te kuq por mund te serviret edhe vetem me salce kosi.

Gjak e dhjame :D

Saturday, September 10, 2011

Per nji ferges gjer n'Shales

Shalsi eshte nje fshat ne Elbasan dhe shprehja perdoret per te treguar nje mundim te pajustifikuar, meqenese fergesa eshte njesoj e mire si ne Shales dhe ne Elbasan s'ia vlen barra qerane.
Tashti, duhet ta pohoj qe jam partizane e se shkuares per nje fergese deri ne Shales, por tamam-tamam kete here nuk u nisa per fergese, se po ishte ashtu kisha shkuar me mire ne Elbasan, por aksidentalisht rasti me nxorri para syve gjizen (ose gizen si i themi ne elbasanasit :P). E si mendoni ju kur elbasanasit i del perpara giza rri dot pa gatuar fergesen?!?! Mazallah!!! :)
Prandaj te dashur fansa kjo eshte receta e fergeses se Elbasanit, dmth si e ban gjyshja ime, si e ban ime ame ene si e baj une :)))))




Perberesit per 4 persona:

4 domate te medha e te kuqe
200 gr gjize
gjysem kg speca te njoma
spec djeges
1 thelb hudher
kripe
vaj ulliri



Pergatitja:

i pastrojme specat dhe i skuqim ne nje tigan me vaj ulliri.

Mua me pelqejne kur jane te plota, dmth me gjithe fara. E di qe farat s'bejne mire per stomakun, por duke qene se hera e fundit kur kam ngrene fergese - te denje per kete emer - ka qene para 3 vitesh, doja ta haja ashtu siç me shijonte :)



Pasi specat jane skuqur, i vendosim ne nje pjate bashke me nje pjese vaji te skuqjes dhe i kriposim. Ne pjesen tjeter te vajit skuqim hudhren me specin djeges. Me pas i shtojme domatet e grira imet. I rregullojme me kripe dhe i leme te gatuhen derisa domatja te shperbehet. 



Heqim hudhren dhe i shtojme gjizen bashke me 1-2 luge gjelle uje. I kaurdisim per 5-7 minuta ne zjarr te ulet dhe i shtojme specat e skuqura bashke me vajin qe hoqem menjane.
E servirim te ngrohte me feta buke dhe sallate me domate, kastraveca dhe qepe te kuqe...dhe po patet munci me noi gote raki ene Suf Myzyrin :D









Thursday, August 11, 2011

Cupcakes prej dhallture me krem djathi



Perberesit per 4-6 persona:

2 veze
1 gote kos
1 e 1/2 gote miell misri i bluar imet (masa ndryshon ne varesi te kosit, nese kosi eshte shume i holle shtojme masen e miellit)
3 luge vaj ulliri
1 luge kafeje fryres brumi
nje pike raki rrushi
30 gr gjalp ne temperature ambjenti
kripe


Per kremin e djathit:

100 gr djathe grek feta
disa luge kos grek
perime sipas deshires

Pergatitja:

rrahim gjalpin me vezen, vajin e ullirit dhe kosin. Perziejme miellin e misrit me fryresin e brumit. 
E hedhim miellin e misrit, pak e nga pak, ne tasin ku kemi perberjen me veze, derisa te perftojme nje mase homogjene e te ngjashme me ate te petullave.
E rregullojme me kripe dhe e sperkatim me pak raki rrushi.
Lyejme taven e cupcakes me vaj ulliri dhe e mbushim me masen e dhalltures.
E pjekim ne furre ne temp. 180°C per rreth 25-30 minuta.



Nderkohe pergatisim kremin e djathit. Therrmojme djathin me ndihmen e nje piruni. I shtojme disa luge kos. I perziejme dhe mbushim me kete mase shiringen e kuzhines. 



Kur cupcakes te jene ftohur, u eliminojme koren e siperfaqes dhe i lyejme me kremin e djathit. 
I zbukurojme sipas deshires. 
Une perdora domate, te verdhen e vezes se zier, te cilen e kalova tek shtypesja e hudhres, kastraveca, fete mishi te tymosur, rukola dhe djathe.



P.S.: ne vend te kremit te djathit te mesiperm, mund te perdorni krem philadelfia ose te kulloni disa here salcen e kosit derisa te arrije trashesine e duhur. Mendoj se me salce kosi shija duhet te jete akoma me e mire. 




Tuesday, August 9, 2011

Strudel me perime dhe djathe te bardhe



Perberesit per 4 persona:

1 pete byreku ose nje pete pasta brisèe e gatshme
1 e verdhe veze
500 gr perime te ndryshme:  kunguj, patate, speca, patellxhana
150 gr djathe i bardhe
ereza: majdanoz, koper, piper i zi
kripe
vaj ulliri

Pergatitja: 
i qerojme perimet dhe i presim ne copa te vogla. I gatuajme ne mikrovale ose i ziejme ne tenxhere per ta bere receten sa me te lehte por, nese per dieten s'doni t'ia dini fare, skuqini ne vaj ulliri :)
I kriposim perimet dhe i aromatizojme me aromat. 
Hollojme pete byreku dhe e lyejme siperfaqen e saj me te verdhe veze. 



 Shtrojme mbi pete perimet e ftohura dhe djathin e shkermoqur. I sperkatim me pak vaj ulliri dhe e rrotullojme peten duke i dhene formen e strudelit. E lyejme siperfaqen me te verdhe veze.
E pjekim ne furre ne temp. 180°C per rreth 35-40 minuta. 
Para se ta presim ne feta e leme te ftohet. E sherbejme me dhalle.
Gjak e dhjame :D



Friday, July 22, 2011

Mousse me ngjyrat e Italise

Fratelli d'Italia
L'Italia s'è desta,
Dell'elmo di Scipio
S'è cinta la testa.
Dov'è la Vittoria?
Le porga la chioma,
Ché schiava di Roma
Iddio la creò.
Stringiamoci a coorte
Siam pronti alla morte
L'Italia chiamò.

Sìììì- bertet hana15she.

Prej 2 vitesh kemi filluar qe hanes15she t'i mesojme himnet, ne kuader te asaj qe une e quaj "formimi i identitetit", e ta degjosh kur kendon himnin e Mamelit dhe ate te Asdrenit eshte nje kenaqesi e veçante.  Foljet nuk i artikulon akoma mire dhe sidomos ato ne shqip i ben lemsh e lì, "s" behen "th" dhe kur harron vargjet mban ritmin me nje là-là-là. 
Mgjse eshte akoma e vogel, pak e nga pak po i krijohet ndjesia e te perkiturit dy kulturave te ndryshme dhe une shpresoj qe me kalimin e kohes te kuptoj e te vleresoj kete fakt.
E te vleresoj gatimet e mamit, qe shpeshhere i quan "schifezze" :)))

(Receta e sotme i kushtohet Italise, qe kete vit feston 150 vjetorin e bashkimit. Ndoshta içik banal si dedikim, por si recete ju siguroj qe eshte shume origjinale. Eshte e fresket dhe delikate. Jane 3 shtresa mousse me produktet dhe ngjyrat e Italise. Per ta servirur do ju sugjeroja gota pak me te vogla se keto qe kam perdorur une, ndoshta gota rakije pa fron do te ishin me te pershtatshme, e per ta ngrene feta buke te thekura ose crakers biologjike me vaj ulliri.)





Mousse me ngjyrat e Italise

Xhelatine domatesh

500 gr domate (per ato qe jetojne ne Itali sugjeroj S. Marzano te vogla) 
1 luge sheqer
1 flete xhelatine
kripe

mousse mozzarella

3 dl leng perimesh
100 gr mozzarella
0,5 dl qumesht
1 flete e gjysem xhelatine
1 dl pana
kripe

pesto me borzilok

nje tufe borzilok i fresket
1 luge stika pishe
1 luge djathe parmigiano reggiano
1 luge djathe pecorino
1 thel hudher
kripe

Pergatitja:

per xhelatinen e domateve u bejme nje kryq domateve dhe i hedhim ne nje tenxhere me uje te ftohte bashke me 1 luge sheqer. U  japim nje vale ne menyre qe lekura t'u hiqet kollajshem. Me pas i hedhim ne nje tas me uje dhe akull. U heqim lekuren dhe tulin e frulojme derisa te perftojme nje leng. Lengun e kullojme dhe e  ngrohim ne nje tenxhere. E kriposim dhe i shtojme xhelatinen, te cilen e kemi vene me pare te zbutet ne uje dhe e kemi shtrydhur.
Mbushim me lengun e domateve gjysmen e gotes.

Per moussin e mozzarelles, ngrohim ne nje tenxhere lengun e perimeve derisa te pergjysmohet. Pasi eshte ftohur i shtojme mozzarellen dhe e frulojme. E kullojme ne menyre qe eliminojme topthat e krijuar. E vendosim ne zjarr dhe i shtojme xhelatinen .
Rrahim panen derisa te dyfishoje masen dhe ia shtojme moussit kur ky eshte ftohur pak. E hedhim mbi xhelatinen e domateve kur kjo te jete mpiksur.

Per peston, frulojme gjethet e borzilokut me stikat e pishes te skuqura, hudhren, parmigianon, pecorinon, pak kripe dhe vajin te cilin ia hedhim pak e nga pak.

Kur moussi i mozzarelles te jete mpiksur i shtojme peston dhe i servirim te zbukuruara me gjethe borziloku.

Gjak e dhjame e W Italia!

P.S.: receta e marre nga "Grazia" kurse fotoja e shpifur dhe gatimi kopirajt une :)

Sunday, July 17, 2011

Antipaste salmoni - pothuajse njesoj si ai i IKEAS :)

Sikur ta kisha afer do te shkoja çdo fundjave tek Ikea... Pse qesh? E kam me gjithe mend :) Perveç kuzhinave super-praktike apo metrazheve me stampa nga me te lezetshmet ne treg, ato qe me terheqin tek Ikea jane qoftet me leng dhe me reçel boronicash. Oh sa te mira jane! Jam munduar t'i gatuaj, por nuk me dalin asnjehere si ato te Ikeas, pasi erezat, me te cilat aromatizohen keto qofte vazhdojne te mbeten akoma nje enigme. (Nje arsye me teper per nje shopping Ikea!)
Heren e fundit tek Ikea e Innsbruck-ut (Austri), kureshtjen ma ngacmoi nje antipaste ne stilin food porn. Meqenese racioni ishte mikroskopik nuk e pata shume te qarte çfare hengra, por shija qe me la ne goje ishte shume e mire.





Antipaste me krem salmoni
Perberesit:
feta buke te zeze 
1 kuti salmon konserve
100 gr salmon i tymosur
100 gr philadelfia
2 flete xhelatine (colla di pesce)
domate te vogla
koper
limon dhe leng limoni
hudher gjarpri

Pergatitja:
grijme ne mixer salmonin konserve dhe pak salmon te tymosur. Perftojme nje krem te cilit i shtojme philadelfian dhe shume pak leng limoni. 
Ne nje tas me uje te ftohte veme xhelatinen te zbutet. E shtrydhim dhe e hedhim ne nje tenxhere me gjysem luge uje ne menyre qe te shperbehet (2 sekonda). 
Ia hedhim xhelatinen kremit dhe i perziejme. 
Me ndihmen e nje forme per bistoka presim buken ne rrathe te vegjel. 
Lyejme me vaj ulliri disa gota te vogla ose forma cupcakes dhe vendosim si shtrese te pare kremin.  
Siper kremit shtrojme rrathet e bukes dhe i vendosim ne frigorifer per disa ore derisa kremi te mpikset.  
Para se ta servirim e nxjerrim prej formes dhe e zbukurojme me salmon te tymosur, domate, koper dhe hudher gjarpri.

Gjak e dhjame :D 


Friday, June 17, 2011

Pispili me bishta qepe



Perberesit per nje tepsi me diameter 21 cm:

1 tufe bishta qepe te njoma
 2 veze
 2 filxhana miell misri i bluar imet (ne italisht quhet crema di mais)
1 filxhan miell 00
1 filxhan kos
1 luge fryres brumi
gjalp
vaj ulliri
koper, majdanoz sipas deshires
kripe
raki

Pergatitja:
grijme trashe qepet e njoma dhe u hedhim kripe. I shtypim me duar duke ushtruar force derisa qepet te zbuten. Me pas u hedhim vezet, kosin, 3 luge vaj ulliri, 2 miellrat, erezat e grira imet dhe i sperkatim me pak raki. I perziejme me luge druri. Brumi qe formohet duhet te kete konsistencen e brumit te petullave, prandaj nese e shikoni qe eshte i forte, shtojini kos.
Lyejme me vaj ulliri nje tepsi dhe e hedhim perberjen e mesiperme. E sperkatim me gjalp dhe e fusim ne furre te ngrohur paraprakisht ne temp. 220°C per rreth gjysem ose derisa siperfaqja te rezultoje e pjekur. E sherbejme te ngrohte te shoqeruar me djathe te bardhe ose dhalle.
Gjak e dhjame :D





Thursday, June 2, 2011

Fundi i nje dashurie...

Ndodh ndonjehere ne jete qe, e gjindur ne mes te nje uragani pasionesh marramendese, te te mbertheje nje deshire e befasishme per te thyer raportin. Tingellon paradoksale. Fundin e perralles - ..jetuan te lumtur pergjithmone - s'e beson me askush dhe sa me shume rritesh aq me shume ndergjegjesohesh qe duke qene pjese e kesaj shoqerie frenetike perpihesh çdo dite e me teper nga turma. I largohesh vetvetes, humbet aftesine e ruajtjes dhe kultivimit te ndjenjave dhe per pasoje uragani zhduket duke i lene vendin nje qielli te kthjellet qe sado i bukur te jete nuk te perçon ate andrenalinen e fillimit........ Kur mendjen ta pushtojne dilema te tilla gjeja me e mire qe mund te besh eshte te gjesh kurajon e te besh nje pushim per t'u ndergjegjesuar per ndjenjat e tua, per te sqaruar idete, per te fokusuar ndoshta gjerat qe nuk shkojne, e ne fund per te kuptuar ne eshte dashuri me baze te forte apo pasion kalimtar qe tretet si kripa ne uje.
Kete muaj pasioni im per Shpargullin ishte zjarrte, shume i zjarrte, gati obsesiv.
Kemi kaluar momente te paharrueshme bashke, i kemi provuar te gjitha: antipastat, pjatat e para, kontornot...por ndjej qe erdhi momenti te bej nje pushim reflektiv. E di qe do te jete e dhimbshme kur te me shfaqet ne stendin e perimeve me gjithe hijeshine e tij te blerte. Me ate kercellin e trashe qe fsheh nje butesi qe dallohet qe ne zierjen e pare dhe bishtin elegant qe i ndryshon pamjen çdo pjate.
Por besomeni, eshte me mire keshtu...do te jete e pakeperdishme per mua nese dashuria jone perfundon ne banalitetin e perditshmerise. Lamturire Shpargulli im! Shija jote tek receta e fundit, ku ti dhe maksimumin tend, me eshte ngulitur ne kujtese dhe aty, ne nje nga sirtaret e vegjel te saj, do ta ruaj pergjithmone.... .




Focaccia me humus shpargulli
perberesit per focaccia-n
1 kg miell
25 gr maje birre
gjysem gote vaj ulliri extravergine te nje cilesie shume te mire
2 luge kafje kripe
kripe me kokrra te medha
bishta shpargulli te ziera

Pergatitja:
tresim ne uje te vaket majen e birres dhe ia shtojme nje pjese te miellit. Formojme nje brume te cilin e vendosim te pushoje per 6 ore duke e mbuluar me nje pecete linoje.
Pasi kalojne 6 oret i shtojme kripen, pjesen tjeter te miellit, vajin e ullirit dhe uje te vaket. E punojme brumin derisa te behet elastik. E rivendosim ne tas dhe e leme te pushoje derisa te dyfishoje volumin. 
Lyejme me vaj ulliri nje tepsi dhe shtrojme mbi te brumin e hapur. E leme pak minuta dhe me pas me gishta formojme ato qe quhen syte e focaccia-s. 

OSE 

blejme brume te gatshem per focaccia ne dyqan :)
E lyejme siperfaqen e focaccias me vaj ulliri dhe e sperkatim me bishtat e shpargullit te ziera dhe kokrrat e kripes. 
E pjekim ne furre te nxehte, temp. 220 °C, derisa focaccia te marre nje ngjyre te florinjte. Sapo ta nxjerrim nga furra e lyejme perseri me vaj ulliri dhe e servirim menjehere.
Gjenovezet sugjerojne qe per ta shijuar sa me shume focaccia-n duhet ngrene ne te kundert, dmth siperfaqja te vihet ne kontakt me gjuhen...dhe kane shume te drejte sepse shija e kripes dhe e vajit te ullirit eshte fantastike.




Perberesit per humusin:
kembet e nje gjysem tufe shpargulli
1 luge leng limoni
2 thelba hudher ose edhe me teper nese deshironi
1 ose 2 gjethe borzilok
vaj ulliri extravergine

Pasi t'i kemi qeruar kembet e shpargullit, i ziejme ne uje te kripur. I kullojme dhe i kalojme ne frulator bashke me hudhren dhe borzilokun derisa te shperbehen plotesisht. Pastaj i hedhim ne nje tas dhe i rregullojme me kripe, vaj ulliri dhe leng limoni. E vendosim tasin ne frigorifer dhe e nxjerrim perpara se ta servirim.
Gjak e dhjame :D

Tuesday, May 31, 2011

Kunguj te mbushur

Siç jua kisha premtuar ne kete post, te disa javeve me pare, sot po ju jap receten e kungujve te mbushur te mikes sime Manueles...


Kunguj te mbushur
Perberesit per 4 persona:
2 kunguj
200 gr djathe i bardhe
1-2 luge kos
3 thelba hudher
1 filxhan vaj per skuqjen
ereza sipas deshires
spec djegez
2 luge uthull balsamike


Pergtitja:
presim kungujt ne feta dhe i skuqim ne vaj. Shkermoqim djathin. I shtojme kosin dhe e shtypim me pirun derisa te perftojme nje krem. Lyejme kungujt me krem dhe i rrotullojme. I vendosim ne nje ene dhe i sperkatim me spec djeges, hudher te grire dhe ereza te fresketa. Ne fund i sperkatim me nje dressing me vaj ulliri dhe uthull balsamike. Me pas e vendosim enen ne frigorifer per 1-2 dite.
Ne vend te kungujve mund te perdoren edhe patellxhana.

P.S.: ajo qe tregohet ne foto eshte receta e mikes sime por me pak ndryshime. Erezat (koper, majdanoz, hudher gjarpri te fresketa) dhe hudhren ia shtova qe ne fillim kremit te djathit dhe ne vend te uthulles balsamike perdora uthull vere.  

P.P.S.: Danke Manù












Saturday, May 21, 2011

Gazpaç


Perberesit per nje person: 
10 kokrra domate te vogla te kuqe
1 gjethe borzilok
2 mente
1 thelb hudher 
nje maje luge sheqer
1 spec djeges
raki
nje maje luge miell
vaj ulliri extravergine
1 fete buke




Pergatitja: 
u bejme nje kryq domateve dhe i veme te marrin nje vale ne uje te kripur. Me pas i kalojme ne kullesen qe i redukton ne salce dhe lengun qe perftojme e rivendosim ne zjarr bashke me borzilokun, menten, nje luge raki, hudhren e shtypur, nje spec djeges dhe pak kripe e sheqer. E leme tenxheren 10 minuta ne zjarr mesatar dhe me pas e kullojme perseri me kullese ne menyre qe te eliminojme hudhren dhe erezat. Tresim ne pak uje nje maje luge miell dhe ia shtojme domateve. I kaurdisim me tel kuzhine ne menyre qe te mos formohen toptha. E leme tenxheren ne zjarr te ulet akoma edhe 10 minuta dhe nderkohe nxehim pak vaj ulliri ne nje tigan. Presim buken ne kubike te vegjel dhe e skuqim ne vaj. 
E servirim lengun e domates me kubiket e bukes se skuqur. 
Per ta kompletuar antipasten bera:
qofte alla shqiptarçe, 
skuqa ne nje tigan antiaderent feta domateje dhe hudhre, te cilat me pas i kriposa dhe i sperkata me vaj ulliri extravergine, 
preva djathin philadelfia ne kubike te vegjel dhe e leva me hudher gjapri te prere imet
preva kastravecin ne kubike te vegjel dhe i dhashe shije duke e sperkatur me nje dressing me vaj ulliri, kripe, uthull vere dhe fara kopre.

P.S.: dje lexova receten e supes se gatuar nga Yummania dhe meqe kisha disa domate te kuqe ne frigorifer, qe po ulerinin "MESHIRE", mendova ta gatuaj por, sapo i vura domatet ne uje u kujtova qe s'kisha me pana...prandaj optova per nje gazpacho alla shqiptarçe...Jam shume e kenaqur me rezultatin por edhe supa e Yummanise ishte shume ndjellese.




Strudel meeee......shpargull, sigurisht!!!! :))))



 Perberesit per 6 persona:
300 gr miell 00
1 veze
100 ml shtalpe
1 kg shpargull
200 gr djathe i bute (psh crescenza) ose gjize
150 gr proshute ne feta
50 gr stika pishe
50 gr buke e grire
100 gr djathe grana padano ose kaçkavall i grire
vaj ulliri
qumesht
kripe
piper
arre moskat



Pergatitja:
hedhim miellin ne nje tas dhe i shtojme pak kripe, nje veze, 3 luge vaj ulliri, gjysem gote uje. I punojme me duar derisa te perftojme nje brume te ngjashem me brumin e byrekut. E mbeshtjellim brumin me nje qese dhe e leme te pushoje per rreth 1 ore.
Nderkohe nxehim ne tigan pak vaj ulliri dhe skuqim stikat e pishes dhe buken e grire.
Ne nje tas hedhim djathin e bute, shtalpen, djathin e grire, kripe, piper, arre moskat dhe i perziejme.
I japim nje vale shpargujve ne uje me kripe per rreth 5 minuta. I kullojme dhe i hedhim menjehere ne nje tas me uje me akull. 
Hollojme brumin me okllai derisa te behet nje pete, jo shume e holle, dhe fillojme mbushjen e strudelit. Sperkatim siperfaqen e petes me stikat e pishes dhe buken e grire. Shtrojme me pas fetat e proshutes, i hedhim kremin me shtalpe dhe djathera dhe ne fund radhisim shpargujt. E rrotullojme peten dhe e vendosim ne nje tepsi te lyer me vaj ulliri. Lyejme siperfaqen e strudelit me qumesht dhe e pjekim ne furre te ngrohur paraprakisht, ne temperaturen 200°C per rreth 40-45 minuta. Pasi ta kemi nxjerre nga furra e leme te ftohet dhe me pas e presim ne feta. 

Gjak e dhjame :D  

Thursday, May 19, 2011

M'ka shku menja per qeshqek...

B.: Alo nane, m'ka shku menja per qeshqek! ....
Gjyshja e B.: e di qysh bahet?!....vihet te njomet gruni ne uje. Pastaj zihet ne zjarr t'ulet. Veç zihet mishi i dashit ose i pules derisa te sqarqet. Mos i hudh krype! Bane fije-fije mishin ene zije me grunin. Para se ta hash hudhi krype ene içik telyn qi e ke tret n'tenxhere. Hudhja perciper sikur t'jete trahana. Hudhi ene djathe te bardhe, jo kaçkavall..... çar te hash!!!  
B.: yyy sa pune paska ky!! Lene fare nane se po i fus nje sallate me elb...hihihi





Sallate me mish dhe elb ne tasa djathi


Perberesit:
rreth 100 gr mish viçi
50 gr elb i zier
gjysem spec i kuq
sallate jeshile
uthull balsamike
kripe
djathe grana padano i grire
ereza: piper dhe spec i kuq

Pergatitja:
fillimisht presim ne copa te vogla mishin e viçit. Rrahim ne nje tas tre luge vaj ulliri me pak spec te kuq dhe ia hedhim mishit. E leme per nje ore te marinoje.
Me pas i skuqim copat e mishit ne nje tigan te nxehte. Presim specin e kuq ne shirita dhe ia shtojme mishit.
Ne nje tas hedhim elbin e zier, sallaten, specin dhe mishin. Pergatisim nje dressing me vaj ulliri, uthull balsamike, kripe, piper dhe ia hedhim sallates.  
Per te formuar tasat e djathit shtrojme mbi tepsi nje leter kuzhine. Formojme disa rrathe me djathin e grire dhe i pjekim ne furre ne temp. 170°C per 10-15 min. Me pas i nxjerrim nga furra i vendosim mbi disa tasa te permbysur, ne menyre qe kur te ftohen te marrin formen e tasit. 
E sherbejme sallaten me elb ne tasat e djathit.
Gjak e dhjame :D

Wednesday, May 11, 2011

Ushqimi im i preferuar...per momentin!

Cili eshte ushqimi yt i preferuar? Hmm...kesaj pyetje nuk di t'i pergjigjem, pasi nuk kam nje ushqim te preferuar  ne absolut. Preferenca ndryshon ne baze te gjendjes shpirterore, stines, kujtimeve, frymezimeve qe me lindin prej librave kulinare ose jo, plotesise se henes, shiut apo dietave donkishotiane :) Pra, ka dite qe "vdes" per mousse çokollate, biles ka edhe nete ku enderroj sikur jam duke ngrene nje mousse çokollate me reçel lekurash portokalli te gatuar nga nje Alessandro Borghese-gjysemnudo, por ka edhe dite qe "vdes" per sallate jeshile dhe "kullos" nga mengjesi deri ne darke. 
Ne kete periudhe, ndoshta per shkak te artikujve te shumte qe kam lexuar kohet e fundit mbi vetite e shpargullit apo ndoshta se ne keto muaj, mars-prill-maj,  eshte i fresket dhe rrjedhimisht kushton shume me pak, ushqimi im i preferuar eshte shpargulli. 
Receta e meposhtme lindi aksidentalisht, pasi ajo qe doja te realizoja ishte salca bolzanine por, per mungese te disa prej perbereseve kryesore, m'u desh te shpikja kete lloj salce se ciles i vura emrin salce kastraveci. 


Shparguj me salce kastraveci

Perberesit per 1 person:
gjysem tufe shparguj, rreth 250 gr
100 gr majonez
1 ose disa kastravece turshi
1 limon
koper
vaj ulliri extravergine
kripe
piper
1 veze
salce piperi te zi (fakoltative)


Pergtitja:
i japim nje vale shpargujve per rreth 15 minuta. Presim pjesen e forte te kercellit, i qerojme dhe i leme te kullojne.
Ziejme nje kokerr veze dhe pasi ta kemi qeruar e leme menjane.
Ne nje tas perziejme majonezen me kastravecin e grire imet, lengun e limonit, kripen, piperin, vajin e ullirit, kopren dhe nese deshironi pak salce piperi te zi (franceze). E shtrojme kremin e mesiperm ne nje pjate dhe vendosim mbi te shpargujt. E dekorojme me vezen e zier dhe e servirim menjehere.
Gjak e dhjame :D


Monday, May 9, 2011

Rroga qepe e qepa me beshamel

Lloje te ndryshme rrogash:
1) rroga qepe: e hap, e sheh dhe ze e qan;
2) rroga ndyresire: nuk te ndihmon, te ben te vuash por, nuk mund te jetosh pa te;
3) rroga dietike: te detyron te hash çdo here me pak;
4) rroga ateiste: ke dyshime mbi ekzistencen e saj;
5) rroga magjike: nese leviz ajo zhduket;
6) rroga stuhi: nuk e ke idene se kur vjen dhe per me teper sa zgjat;
7) rroga impotente: te le vetem kur ke nevoje per te..
8) rroga mestruacione: vjen nje here ne muaj dhe zgjat 3 deri ne 4 dite.
9) rroga humor i zi: qesh per te mos qare;

Duke ju uruar nje jave te mbare dhe rroga qe s'perfshihen ne listen e mesiperme ju sugjeroj nje recete per te lepire gishtat :) 


Qepe te njoma me beshamel

Perberesit per 4 persona:
2 tufa qepe te njoma
salce beshamel
kripe
1 luge mostarde
buke e grire
gjalp

Pergatitja:
fillimisht pastrojme qepet e njoma. Eliminojme pjesen e gjelber te tyre dhe pjesen e bardhe e veme ne nje tenxhere me uje dhe kripe te marri nje vale per 10 minuta. Me pas i kullojme dhe i veme ne nje tave te lyer me gjalp.
Pergatisim nje salce beshamel sipas recetes qe mund ta gjeni ketu. Beshameles i shtojme nje luge mustarde dhe me pas e hedhim mbi qepet. E sperkatim siperfaqen e taves me buke te grire dhe gjalp dhe e pjekim ne furre ne temperaturen 170°C per reth 20 minuta. 
Gjak e dhjame :D  

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...