Shkruaj perberesin ...

Showing posts with label qeshqek. Show all posts
Showing posts with label qeshqek. Show all posts

Tuesday, May 29, 2012

Burani me grure dhe jeshilliqe - Grano alle erbette




Burani me grure dhe jeshilliqe


Perberesit per 2 persona:

120 grure i qeruar dhe i zier
gjysem gote vere e bardhe
2 qepe te njoma
30 gr gjalp
leng pule
kripe
piper
200 gr gjethe panxhari nga ai varietet me gjethe te njome (ne italisht quhen bieta erbetta) ose ne pamundesi spinaq me gjethe te vogla
ereza te fresketa hudher gjarpri, majdanoz, koper, shume pak borzilok dhe mente 
vaj ulliri extravergine

Pergatitja:

procedohet pothuajse njesoj si me buranine me oriz dhe lepjete, te cilen grate elbasanase e gatuajne shpesh gjate stines se veres, por ne vend te orizit une perdora grure te zier dhe i shtova ca jeshilliqe (me teper sesa per variacion, ishte ide e lindur nga nevoja per te mbaruar grurin qe me mbeti nga qeshqeku :D).
Grijme imet qepen dhe e skuqim ne gjap. I shtojme grurin dhe e kaurdisim per 1-2 minuta.
E shuajme me vere te bardhe dhe e gatuajme per afro 10 minuta ne zjarr mesatar, sa te shteroje vera.
Me pas grijme imet erezat e fresketa dhe jeshilliqet dhe ia shtojme grurit. I hedhim leng pule dhe e gatuajme edhe per 10 minuta te tjera. 
E rregullojme me kripe dhe piper. 
Para se ta servirim e sperkatim me pak gjalp te shkrire ose vetem me vaj ulliri extravergine.
E shoqerojme me kos.


Gjak e dhjame :D




Grano alle erbette 


Ingredienti per 2 persone:

120 gr grano precotto
mezzo bicchiere di vino bianco
2 cipollotti 
30 gr burro
brodo di pollo
sale 
pepe
200 gr bieta erbetta oppure spinacini
aromi freschi: erba cipollina, prezzemolo, finocchietto selvatico, basilico e menta
olio evo


Preparazione:

tagliare finemente i cipollotti e soffriggerli ne olio evo.
Aggiungere il grano tenero precotto. Mescolare per 1-2 minuti e bagnare con vino bianco. Lasciar cuocere per 10 minuti in fuoco dolce fin quando il vino sarà evaporato.
Pulire e tagliare le erbette ed aggiungerle al grano.
Versare nella pentola abbastanza brodo di pollo e cuocere per una decina di minuti.
Regolare di sale e pepe.
Prima di servire cospargere di burro o di solo olio evo.
Accompagnare con yogurt.


Thursday, May 17, 2012

Gruri dhe "bilbili"




Sot e kalova paraditen duke kenduar kengen e grurit dhe duke studiuar hollesishem kontraten provinciale per punetoret e agrikultures. Pasi i bera telef te dyja,  prisja te me trokiste ne zyre ndonje bilbil, por me erdhi nje katunar oj gra qe OBOBO ....eren-lope ia ndjente edhe statuja e Walther von der Vogelweide :P 


 
Qeshqek me domate

Perberesit per 1 person:

50-60 gr grure i qeruar dhe i zier.
50 ml leng pule
nje thelb hudher
gjysem domate
60 gr djathe i bute qe shkrihet i tipit asiago, fontina etj. 
gjalp
vaj ulliri
kripe
piper

Pergatitja:
grurin e ziejme me lengun e pules ne zjarr te ulet derisa te shteroje i gjithe lengu i pules. Kjo behet per t'i dhene shije grurit.
E rregullojme me kripe dhe piper.
I shtojme gjalpin, majdanozin dhe hudhren te grire imet, e djathin te prere ne copa te vogla. I perziejme derisa djathi te shkrije.
Veç ne nje tigan antiaderent skuqim ne pak vaj ulliri domaten te prere ne feta.
Shtrojme ne pjate fetat e domateve dhe siper qeshqekun. 
E sperkatim me pak vaj ulliri, piper dhe djathe sipas deshires. 
Gjak e dhjame :D



Thursday, May 19, 2011

M'ka shku menja per qeshqek...

B.: Alo nane, m'ka shku menja per qeshqek! ....
Gjyshja e B.: e di qysh bahet?!....vihet te njomet gruni ne uje. Pastaj zihet ne zjarr t'ulet. Veç zihet mishi i dashit ose i pules derisa te sqarqet. Mos i hudh krype! Bane fije-fije mishin ene zije me grunin. Para se ta hash hudhi krype ene içik telyn qi e ke tret n'tenxhere. Hudhja perciper sikur t'jete trahana. Hudhi ene djathe te bardhe, jo kaçkavall..... çar te hash!!!  
B.: yyy sa pune paska ky!! Lene fare nane se po i fus nje sallate me elb...hihihi





Sallate me mish dhe elb ne tasa djathi


Perberesit:
rreth 100 gr mish viçi
50 gr elb i zier
gjysem spec i kuq
sallate jeshile
uthull balsamike
kripe
djathe grana padano i grire
ereza: piper dhe spec i kuq

Pergatitja:
fillimisht presim ne copa te vogla mishin e viçit. Rrahim ne nje tas tre luge vaj ulliri me pak spec te kuq dhe ia hedhim mishit. E leme per nje ore te marinoje.
Me pas i skuqim copat e mishit ne nje tigan te nxehte. Presim specin e kuq ne shirita dhe ia shtojme mishit.
Ne nje tas hedhim elbin e zier, sallaten, specin dhe mishin. Pergatisim nje dressing me vaj ulliri, uthull balsamike, kripe, piper dhe ia hedhim sallates.  
Per te formuar tasat e djathit shtrojme mbi tepsi nje leter kuzhine. Formojme disa rrathe me djathin e grire dhe i pjekim ne furre ne temp. 170°C per 10-15 min. Me pas i nxjerrim nga furra i vendosim mbi disa tasa te permbysur, ne menyre qe kur te ftohen te marrin formen e tasit. 
E sherbejme sallaten me elb ne tasat e djathit.
Gjak e dhjame :D

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...