Sot e kalova paraditen duke kenduar kengen e grurit dhe duke studiuar hollesishem kontraten provinciale per punetoret e agrikultures. Pasi i bera telef te dyja, prisja te me trokiste ne zyre ndonje bilbil, por me erdhi nje katunar oj gra qe OBOBO ....eren-lope ia ndjente edhe statuja e Walther von der Vogelweide :P
Qeshqek me domate
Perberesit per 1 person:
50-60 gr grure i qeruar dhe i zier.
50 ml leng pule
nje thelb hudher
gjysem domate
60 gr djathe i bute qe shkrihet i tipit asiago, fontina etj.
gjalp
vaj ulliri
kripe
piper
Pergatitja:
grurin e ziejme me lengun e pules ne zjarr te ulet derisa te shteroje i gjithe lengu i pules. Kjo behet per t'i dhene shije grurit.
E rregullojme me kripe dhe piper.
I shtojme gjalpin, majdanozin dhe hudhren te grire imet, e djathin te prere ne copa te vogla. I perziejme derisa djathi te shkrije.
Veç ne nje tigan antiaderent skuqim ne pak vaj ulliri domaten te prere ne feta.
Shtrojme ne pjate fetat e domateve dhe siper qeshqekun.
E sperkatim me pak vaj ulliri, piper dhe djathe sipas deshires.
Gjak e dhjame :D
No comments:
Post a Comment