Shkruaj perberesin ...

Saturday, May 5, 2012

Role me luleshtrydhe




Role me luleshtrydhe

Perberesit per 4 persona:

per bazen:
65 gr miell
65 gr sheqer
2 veze
nje maje luge pluhur pjekes

Per kremin:
rreth 350 gr djathe i bute caprino ose gjize pa kripe
sheqer sipas deshires
50 ml qumesht ose pana per embelsira

per sherbetin:
50 gr sheqer
30 ml uje
liker limoni

luleshtrydhe sipas deshires



Pergatitja:

rrahim te verdhat e vezeve me sheqerin. 
I shtojme miellin e situr dhe nje maje luge pluhur pjekes.
Veç rrahim te bardhat me pak kripe, sa te kapin majat e gishtave dhe i bashkojme me masen e mesiperme.
Lyejme me gjalp nje tepsi dhe shtrojme bazen. Trashesia e bazes nuk duhet te kaloje 1 cm.
E vendosim tepsine ne furre ne temp. 200°C per me pak se 10 minuta.

Nderkohe pergatisim sherbetin. Ziejme ne nje tenxhere sheqerin me ujin dhe likerin e limonit per rreth 10 minuta.

Per kremin rrahim me rrahes elektrik djathin me sheqerin dhe panen ose qumeshtin derisa te perftojme nje mase homogjene.




Lyejme te gjithe siperfaqen e bazes me sherbet. Shtrojme kremin dhe luleshtrydhet e prera ne copa te vogla. E rrotullojme me kujdes dhe e mbeshtjellim me qese kuzhine. 
E vendosim rolene ne frigorifer per afro 30 minuta e me pas e sherbejme te lyer me pjesen e mbetur te kremit dhe te zbukuruar sipas deshires.










No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...