Shkruaj perberesin ...

Friday, August 12, 2011

Pavlova story




Nese kaloj perpara nje pastiçerie, embelsira e fundit qe me ben neps eshte mafishja. Ngaqe eshte shume e embel apo ngaqe eshte shume e thate nuk me pelqen. Une preferoj embelsirat si krem, ato qe te rreshqasin embelsisht mbi gjuhe. Sidomos mousse. Mousse i çokollates eshte ai qe preferoj ne absolut.
Por ja, qe me kishte mbetur nje tas me te bardha vezesh qe s'dija si t'i gatuaja. Shfletova disa revista gatimi dhe perfundimisht vendosa te provoja pavloven.
Kisha lexuar per polemiken midis Australise dhe Zelandes mbi autoresine e pavloves, e asgje me teper, prandaj m’u duk e udhes qe para se ta gatuaja te merrja ndonje informacion me shume, te pakten mbi prejardhjen.



Me poshte po ju permbledh me pak fjale historine me te bukur qe lexova:

Ishte viti 1926. Berth Sachse e pa te rreshqiste ne skene ne maje te puanteve. Degjoi nje pasthirrme nga publiku. Edhe ai vete i gozhdoi syte tek puantet per disa çaste. Ishte delikate ajo krijese qe mbathte ato kepuceza.
Nje duartrokitje  admirimi shpertheu ne publik. Ajo uli koken duke falenderuar dhe nje buzeqeshje e embel i ndriçoi fytyren.
Vallezoi gjate gjithe kohes ne maje te gishtave, duke e ngritur trupin me lehtesi.
Ishte e bardhe, si nje re ne qiell te kalter dhe nuk vallezonte por rreshqiste sikur te patinonte mbi akull. Ajo ishte Ana Pavlova, ballerina qe patinonte pa patina.  Publiku u mahnit nga kjo figure e  imet qe shkonte nga njeri cep i skenes ne tjetrin. Rrezohej, e ngrihej per te rene perseri. E kur gjindej perdhè dridhej si nje pulebardhe qe  po jepte shpirt. Dridhej ndersa vdekja e terhiqte drejt vetes.
E ne fund qendroi ashtu perdhè. Reflektoret u fiken, dritat u ndezen, por ne salla vazhdoi heshtja. Askush nuk pipetinte. Australianet ishin mahnitur nga kjo pulebardhe. 
E pastaj dikush u ngrit ne kembe dhe duartrokitja u shpernda ne te gjithe sallen. Vetem Berth qendroi ulur. Gati nuk mbushej me fryme. E ndjente qe keto perjetime do ta perndiqnin gjate gjithe jetes. E ndjente. Ajo grua e njome i kishte ndricuar shpirtin.
Doli nga teatri i mberthyer nga nje melankoli e ndjenje dobesie. Ai ishte vetem nje pasticer. Nje pasticer i thjeshte nga Perthi.
Ne ditet qe vijuan e ndoqi me veshtrimet e nje te dashuruari  ndersa Ana shetiste ne park.   Ishte e vogel, e njome, e dobet. Dukej si nje kukull porcelani qe mund te thyhej nga njeri moment ne tjetrin. Fliste, hante, qeshte e mbuluar nga nje aurore magjike. Vishej me te bardha dhe ne krahe i rreshqisnin shalle plot ngjyra e perla. Adhuronte embelsirat dhe Birth kalonte ore te tera ne kuzhine duke i pergatitur embelsirat me embla.  Enderronte buzeqeshjen e saj teksa i provonte dhe lumturohej.
Por shume shpejt erdhi dita e ndarjes. Ana la Australiane dhe u nis per ne Evrope.  Berthit i dukej sikur here pas here degjonte te qeshuren e saj rrugeve te Perthit por ishin vecse lojra te nje zemre te malluar.
Pas 5 vitesh, ne nje dite dimri, ne gazetat australiane u shfaq lajmi qe Ana Pavlova kishte vdekur nga polmoniti. Berthi u deshperua. Ate nate pa ne enderr sikur Ana vdiste ne skene, e mbuluar nga pendet e pulebardhes.
Te nesermen u kthye ne pastiçeri per te pergatitur nje embelsire te bardhe, te forte si majat e puanteve, por te bute si levizjet e saj, te bardhe si pendet e pulebardhes, e me nje njolle te kuqe si semundja qe e mori.  Provoi e riprovoi me 2 te bardha vezesh ne temperature ambjenti, 125 gr sheqer, nje maje luge kafeje kripe, gjysem luge kafeje uthull vere, gjysem luge kafeje niseshte. I rrahu derisa u fryne dhe u zbardhen si rete. I dha formen e nje torte. E poqi per rreth 90 minuta ne 120°C. E la te ftohej dhe rrahu aq pana sa te mbushej torta. Ne fund e  mbuloi me mana toke.
Nje enderr e bardhe me emrin Pavlova."







4 comments:

  1. Fantastike historia!
    Edhe une skam ndonje preference per mafishet, kur me ngelin te bardha vezesh zakonisht i bej omlete :D

    ReplyDelete
  2. une po boshatis frigoriferin se me kishin mbetur rreth 6 cope te bardha vezesh. Pavloven e bera por s'di kush do te ma haje...me duket se do perfundoje tek komshija :D

    ReplyDelete
  3. s'di pse nuk m'u postua komenti, nje shenje kjo qe ndoshta edhe komentet e mia duhet te marrin pushime... ne fakt i thashe dikujt shendet sot por si duket jemi aq te ndryshme sa me gjithe miresine e korrespondences se te shkuares,, qe duhet ti krijonte good faith, ma ktheu pergjigjen plac! mgja, ketu po flitet per pavloven, une e adhuroj, dhe aq me pelqen sa me duket e veshtire per tu bere... te lumshin duart

    ReplyDelete
  4. ske çi ben..eshte stina e tille. para pushimeve njerezit jane te stresuar dhe ska phon t'ua shtrije nervat-kaçurrele, kur kthehen duhet te luftojne me depresionin post-pushime, prandaj plaçet e kesaj stine jane shfryrje qe nuk duhet te merren shume seriozisht per mendimin tim. gjithsesi te uroj pushime te mbara dhe ofrohem te te bej tutoren per pavloven tende te pare :) Tung

    ReplyDelete

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...