400 gr gjoks pule
200 gr rucola
1 grusht festek
150 gr buke e grire
4 veze
djathe parmigiano reggiano
disa luge mustarde
vaj ulliri
vaj per skuqjen
kripe
piper
Pergatitja:
e vendosim gjoksin e pules midis 2 qese kuzhine dhe e rrahim. E kriposim, peperosim dhe e leme menjane.
Nderkohe ne nje tigan nxehim pak vaj ulliri. Hedhim nje thelb hudher te shtypur qe te aromatizoje vajin. Me pas e heqim hudhren dhe hedhim ne tigan rukolen.
Ne nje tas rrahim 2 veze me pak kripe dhe sapo rukola te zbutet i hedhim ne tigan.
I rrotullojme dhe i mbyllim me kruajtese dhembesh.
Ne nje tas rrahim 2 veze me kripe dhe ne nje tjeter perziejme buken e grire me festeket.
Lyejme rolete me veze dhe me pas me buke dhe kete e perserisim 2 here.
Nxehim vaj ne nje tigan dhe i skuqim. Me pas i vendosim mbi leter thithese qe te eliminojme vajin e tepert.
Per rizoton me bizele ju duhen:
1 qepe
300 gr bizele te ngrira
400 gr oriz per rizoto
pak majdanoz
parmigiano reggiano
leng pule
kripe
vaj ulliri
(italisht receta origjinale quhet Risi e bisi dhe perveç perberesve te meposhtem duhet edhe proshute por meqenese doja ta shoqeroja me rolete e pules vendosa te mos e ngarkoj pjaten)
Pergatitja:
e grijme qepen imet dhe e skuqim ne vaj ulliri. I shtojme bizelet dhe orizin dhe i kaurdisim per 5 minuta. I shuajme me leng pule. Orizi nuk te thahet prandaj i hedhim here pas here leng pule te ngrohte.
Pasi orizi dhe bizelet jane zier (rreth 20 minuta), i shtojme majdanozin e grire dhe djathin parmigiano reggiano.
Nese deshironi mund t'i shtoni edhe pak gjalp.
Gjak e dhjame :D
No comments:
Post a Comment