Shkruaj perberesin ...

Wednesday, August 3, 2011

Ide per zbukurimin e tryezave verore


Perberesit:

pjeper
kajsi
pjeshka
fruta pylli
kumbulla....e çdo lloj fruti tjeter qe deshironi.
per gjethet perqark perdora gjethet e ananasit
nje luge liker frutash (sipas deshires)

Per rrotullueset me pasta sfoglia:

per nje pasta sfoglia te gatshme
150 gr djathe mascarpone
50 gr qumesht i kondensuar
nje e bardhe veze
sheqer (fakoltativ)

Pergatitja:
per sallaten me fruta procedura eshte fare e thjeshte. I qerojme, i presim ne copa te vogla ose te medha frutat dhe i sperkatim me liker. Nese deshironi mund t'i hidhni edhe sheqer, por tregohuni te permbajtura me dozat e sheqerit sepse frutat verore jane shume te embla.

Ndersa per pergatitjen e rrotullueses marrim nje pete pastasfoglia dhe i presim cepat si ne foto.



Ne nje tas perziejme mascarponen me qumeshtin e kondensuar.
Veç rrahim te bardhen e vezes derisa te shkumezohet dhe ia hedhim perberjes se mesiperme.
Lyejme me krem katroret e pastasfoglias dhe perthyejme cepat (nje po, nje jo) qe t'i japim formen e rrotullueses. 
E pjekim ne furre ne temp. 200°C per 10-15 minuta.
Sapo te dale nga furra e vendosim mbi shkop me shume kujdes qe te mos na prishet.

IDE: nese ju tepron krem mos e hani duke lepire gishtat (edhe pse tentacioni eshte i madh :)) por fruloni pak pjeper dhe perzijini me kremin. Pastaj merrni nje shiringe pastiçerie dhe ne mes te rrotullueses formoni nje pufke kremi. Sperkateni pastaj me sheqer pluhur dhe servireni.  



1 comment:

  1. sa bukur por une nuk kam kaq kohe sa ti shoqe e dashur...do vemendje Shabani!!!!!! :-)

    ReplyDelete

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...