Shkruaj perberesin ...

Saturday, July 9, 2011

Darka e Ballakumes


E premte. Ora 19.20. Ballakumja vesh perparesen dhe vihet perpara frigoriferit duke i parashtruar vetes dilemen babetiane "çfare t'u servir sonte?". Inventari qe i beri me sy frigoriferit ishte shume demoralizues: tagliatelle te fresketa me veze, disa speca, djathe,  qumesht, 1 kokerr veze, nje kanaçe e pergjysmuar me kajmak, bishta qepe....me nje llaf hiçgje.
I nxorri te gjitha dhe i rreshtoi ne tryeze. U ul ne karrige dhe keqyri per disa minuta te gjelberten e bishtave te qepes qe kontrastoheshin nga e bardha e kajmakut, linjat e drejta te tagliatelleve dhe kopren, gjysem e zhytur ne goten e ujit, qe si kryeneçe qendronte me lart se te tjerat.
Pastaj i erdhi frymezimi dhe nisi te grije, skuqe, zieje dhe perzeje mendimet e nje dite te lodhshme. Kjo eshte magjia e te gatuarit...mjaftojne kaq pak veprime primitive per te qetesuar nervat e per te rigjetur mireqenien shpirterore.


Tagliatelle me qepe, speca dhe kajmak




Perberesit per 4 persona:

400 gr tagliatelle (te fresketa mundesisht)
3-4 speca jeshile
4 bishta qepesh te njoma
100 ml pana ose kajmak
1 luge kafeje spec i kuq pluhur
kripe
piper
vaj ulliri extravergine
djathe pecorino romano ose kaçkavall
koper e njome

Pergatitja:

skuqim ne nje tigan ku kemi hedhur 2-3 luge vaj ulliri bishtat e qepes bashke me specat e prere ne kubike te vegjel.
Nderkohe vendosim tagliatellet te ziehen ne uje te kripur. 
Kriposim specat dhe qepet, i shtojme 2-3 luge uje nga uji i makaronave dhe i mbulojme me kapak ne menyre qe te gatuhen per disa minuta.
Pasi uji te kete shteruar dhe qepet e specat te jene zbutur i shtojme panen dhe specin e kuq.
I kullojme tagliatellet dhe i hedhim ne tiganin ku kemi salcen.
E servirim te sperkatur me koper te njome dhe djathe pecorino romano ose kaçkavall.

Gjak e dhjame :D

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...