Perberesit per 4 persona:
500-600 gr melçi viçi
5 qepe te bardha
nje tufe majdanoz
kripe
nje luge kokrra piperi
pak leng limoni bio
vaj ulliri extravergine
Pergatitja:
qerojme qepet dhe i presim ne rrathe jo shume te holle. I skuqim ne vaj ulliri per afro gjysem ore, ne temperature te ulet dhe duke e mbuluar tiganin me kapak, qe te mos dale avulli.
I kaurdisim here pas here. Kur qepet te jene zbutur i shtojme melçite e viçit, te cilat i kemi prere ne shirita afro 2-3 cm te gjate.
I kriposim. I shtojme kokrrat e piperit te zi.
E rrisim temperaturen e zjarrit dhe i gatuajme per 10 minuta duke i kaurdisur.
Ne fund i sperkatim me nje luge leng limoni dhe majdanoz te grire. Ne dimer e servirim me polenta ndersa ne vere me sallate jeshile.
Sipas deshires mund te perdorni pak gjalp gjate skuqjes se qepes por jo shume, pasi aroma e gjalpit nuk duhet te mbizoteroje ne kete pjate.
Gjak e dhjame :D
No comments:
Post a Comment