Shkruaj perberesin ...

Tuesday, July 12, 2011

Llokum vs. cherry pie

Ne imagjnaten kolektive shqiptare njeriu i zemres eshte llokum, pasi per ne shqiptaret embelsire me te embel nuk ka. Por per amerikanet, embelsira me e embel eshte cherry pie, prandaj edhe shpeshhere perdoret ne gjuhen e te dashuruarve per te pershkruar njeriun e zemres "my sweet cherry pie!".
Per embelsine e embelsires, muzikalitetin e shprehjes apo per fluturimet e fantazise (domosdo me nje amerikan doc. si Brad Pitt) kjo fjali ledhatuese eshte shume romantike por jo aq (dhe ketu nxjerr krye "oh sa mire me kene shqiptar!") sa "llokumi". "Llokumi" eshte i vetmi qe  ta çon glicemine ne kupe te qiellit, sepse perveç embelsise kulinare qe te kujton kjo fjale, seç ka edhe tingull erotik ne shqiptim :)...apo jo?!
Provojini te dyja embelsirat dhe me thoni...

Seriozisht:
sipas recetave qe kam lexuar behet me 2 shtresa brume brisè dhe ne mes tyre nje si tip reçeli qe mund te jete qershi por edhe molle, boronica etj.
Cherry pie im behet vetem me nje shtrese pasta sfoglia, prandaj per kete arsye mund te hyje ne guinness world record persa i perket kohes se gatimit.




Cherry pie alternativ

Perberesit:

pasta sfoglia
300 gr qershi te ziera, pa berthama (une perdora qershite qe me kishin mbetur nga limonata por besoj qe ne kohe dimri behet e mire edhe me qershite e kompostos)
50 gr gjalp
sheqer
1 luge niseshte
lengu i nje gjysem limoni
1 e verdhe veze
1 luge liker kirsch apo raki, amareto..apo pije tjeter qe shkon me qershite.

Pergatitja:

ne baze te diametrit te taves presim pasta sfoglian duke e bere 1-2 cm me te madhe.
I vendosim qershite ne nje tenxhere. U shtojme sheqerin dhe likerin dhe u japim nje vale sa te tretet sheqeri.
Ne nje gote me uje tresim niseshtene. Ia shtojme qershive bashke me gjalpin dhe i kaurdisim per disa minuta, derisa lengu te trashet.
Pasi te jene ftohur pak, i hedhim ne nje tave. I lyejme bordet e taves me te verdhen e vezes dhe i shtrojme siper peten pasta sfoglia. Ushtrojme pak force tek bordet ne menyre qe te mos hapet gjate gatimit. E lyejme gjithashtu edhe siperfaqen e petes me te verdhen e vezes. Bejme disa vrima mbi pete qe te dali avulli dhe e vendosim ne furre ne temp. 200°C per 20 minuta. Pasi te kalojne 20 minuta e ulim temp. ne 180°C dhe e leme akoma edhe 10 minuta. 




Per ta ngrene thyjeni me dore peten e pasta sfoglias dhe lyjeni ne kete lloj curd qershie. Une e shoqerova edhe me djathe pecorino romano qe ngjan ne shije me djathin kaçkavall.

Gjak e dhjame :D

1 comment:

  1. Shume shume urime! Sinqerisht jam e lumtur qe te "zbulova"! Keep up the good work! :)

    ReplyDelete

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...