Shkruaj perberesin ...

Tuesday, July 5, 2011

Soufflè me qershi (furre dhe frigoriferi)

Sot do ju servir 2 receta nazelie :)
Ajo e furres duket shume e thjeshte kur e lexon por ne fakt nuk eshte keshtu, pasi soufflè kerkon nje çik eksperience ne gatim. Perberesit duhet te rrihen mire dhe e rendesishme eshte qe furra te mos hapet gjate gatimit.
Mua siç e shikoni m'u shfry pasi bera nje gabim trashanik, i vura qershine sapo doli nga furra.




Souffle me qershi

Perberesit per 6 persone:

360 gr qershi
150 gr sheqer
lengu i nje çerek limoni
3 te verdha vezesh
6 te bardha vezesh
30 gr niseshte

Pergatitja:

hedhim ne mixer qershite, te cilave u kemi hequr berthamen, me 90 gr sheqer dhe lengun e limonit, derisa te perftojme nje krem. I shtojme te verdhat e vezeve nje e nga nje dhe niseshtene. I perziejme mire e mire me tel kuzhine.
Rrahim te bardhat e vezeve me sheqerin e mbetur.
Perziejme te dy permbajtjet dhe i hedhim ne tasat e lyera paraprakisht me gjalp. 


I pjekim ne furre ne temp. 180°C per rreth 15 minuta, pa e hapur furren. 



Ky i mesipermi ishte versioni i furres ndersa per versionin e frigoriferit ju duhen...



Soufflè me qershi

Perberesit per 6 persona:

100 ml pana per embelsira
100 gr qershi pa berthama
100 gr sheqer
2 te bardha vezesh

Pergatitja:
ne nje tenxhere hedhim qershite bashke me nje luge uje dhe nje luge sheqer dhe i japim nje vale per 5 minuta.
Heqim menjane disa qershi ndersa te tjerat i kalojme ne frulator derisa te perftojme nje si tip pureje.




Sheqerit te mbetur i shtojme 2 luge uje dhe e vendosim ne zjarr derisa te shnderrohet ne shurup.
I rrahim te bardhat e vezeve derisa te fryhen dhe zbardhen. U shtojme shurupin e sheqerit akoma te nxehte.
Rrahim gjithashtu edhe panen.





I shtojme me kujdes te bardhat e vezeve te rrahura dhe purene e qershive.
Vendosim ne fund te çdo tasi disa qershi nga ato qe hoqem menjane ne fillim.
 


Veshim me leter pjekjeje disa tasa me borde te larta, ideale jane keto te soufflese.


Hedhim kremin dhe e nivelojme.
I vendosim ne frigorifer per 4-5 ore dhe para se t'i servirim i permbysim dhe eliminojme letren e pjekjes.





Gjak e dhjame :D

P.S.: sa per info. receta e dyta korri me teper sukses.

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...