Perberesit per 2 gota:
100 ml kos natyral
nje grusht thana
sheqer (sipas deshires)
2 flete xhelatine
Pergatitja:
rrahim kosin me sheqerin dhe i leme menjane.
Ne nje ene me uje te ftohte vendosim fletet e xhelatines. Pas 10 minutash, shtrydhim vetem 1 flete dhe e vendosim mbi nje tenxhere ne zjarr te ulet, bashke me 1 luge uje. E perziejme derisa te shperbehet dhe ia shtojme kosit duke e perzier fort.
E hedhim kosin ne gota dhe e vendosim ne frigorifer per rreth 1 ore, qe kosi te mpikset.
Ne nje tenxhere vendosim thanat bashke me gjysem gote uje dhe pak sheqer. I japim nje vale per 3-4 minuta. I shtojme fleten tjeter te xhelatines dhe i perziejme derisa te shperbehet.
Kur konstatojme qe kosi eshte mpiksur, i shtojme me kujdes lengun e thanave.
E rivendosim goten ne frigorifer per disa ore.
Mund te pergatitet ne darke per t'u shijuar ne mengjes.
Gjak e dhjame :D
E di cfare po mendoja per kete receten? Sikur ti shtoja edhe nje shtrese me biskota digestiv ne fund dhe ta beja tamam si cheescake (me kos) :D
ReplyDeletepo me degjove mua kosit duhet t'i shtosh içik pana te rrahur. Me thana s'e kam provuar por me leng portokalli me ka dale shume i mire.
ReplyDelete