Falafel jane qofte orientale me qiqra, shume te perhapur edhe ne perendim. Perveç servirjes ne formen e mezes e gjejme edhe si fastfood, ne mes te bukes arabe bashke me feta domateje, salce kosi, sallate etj..
Receta eshte shume e thjeshte per t'u gatuar ne shtepi por duhen perdorur absolutisht vetem qiqra te thata dhe jo konserve, pasi ato te konserves bejne qe gjate skuqjes falafelet te shperbehen.
Ndryshe nga orientalet mendova t'i servir si nje pjate unike bashke me makaronat dhe kosin grek.
Makarona me kos dhe falafel
Perberesit per Falafel:
250 gr qiqra
2 thelbinj hudher
2 luge majdanoz
1 luge koriander
4 luge miell
4 luge miell
gjysem luge sode buke
kripe
piper
Pergatitja e Falafel:
i vendosim qiqrat ne nje tas dhe i mbulojme me uje. I leme te pushojne 24 ore ne temperature ambjenti qe te zbuten dhe fryhen.
I kullojme dhe i grijme ne mixer derisa te shnderrohen ne pure.
E vendosim purene e qiqrave ne nje tas dhe i shtojme te gjithe perberesit e tjere. E perziejme me duar derisa te na formohet nje brume i ngjashem me brumin e qofteve.
Formojme me duar disa qofte dhe i skuqim per rreth 4 minuta ne vaj te bollshem dhe shume te nxehte.
Qe masa te qendroje sa me kompakte, une i shpelaje duart ne uje te ftohte sa here formoj nje falafel dhe pastaj e lyej me shume pak miell.
Formojme me duar disa qofte dhe i skuqim per rreth 4 minuta ne vaj te bollshem dhe shume te nxehte.
Qe masa te qendroje sa me kompakte, une i shpelaje duart ne uje te ftohte sa here formoj nje falafel dhe pastaj e lyej me shume pak miell.
Perberesit per pjesen tjeter te pjates:
350-400 gr makarona te tipit penne
1 spec i kuq pluhur
100 gr gjize
150 gr kos grek ose shqiptar
1 qepe e njome
1 hudher
djathe pecorino romano ose kaçkavall
djathe pecorino romano ose kaçkavall
vaj ulliri
kripe
piper
majdanoz
Pergatitja:
vendosim ne zjarr tiganin me vaj dhe hudhren e paqeruar derisa vaji te nxehet dhe aromatizohet. E heqim hudhren dhe i shtojme te bardhen e qepes se grire imet. E kaurdisim derisa te zbutet dhe me pas e shuajme me uje. Kur uji te shterohet i shtojme specin e kuq pluhur dhe gjizen. I kaurdisim dhe ne fund i shtojme kosin dhe djathin pecorino romano ose kaçkavall.
E leme tiganin mbi zjarr te fikur dhe ziejme makaronat ne uje te kripur. I kullojme dhe i vendosim ne nje tas apo tenxhere. U hedhim persiper permbajtjen e tiganit, majdanozin dhe i rregullojme me kripe dhe piper.
I sperkatim me vaj ulliri extravergine dhe i servirim me falafelet, te cilet i pergatitem ne fillim.
I sperkatim me vaj ulliri extravergine dhe i servirim me falafelet, te cilet i pergatitem ne fillim.
No comments:
Post a Comment