Perberesit per 4 persona:
peta byreku te gatshme (pasta phyllo)
100 gr qershi te ziera
50 gr gjalp
per kremin e pastiçerise:
4 te verdha vezesh
100 gr sheqer
30 gr miell
gjysem litri qumesht
vanilje
lekure limoni
Per sherbetin:
3 gota sheqer (une perdora sheqer integral)
1 gote uje
Per kompletimin e embelsires:
sheqer pluhur
arra
Pergatitja:
fillimisht pergatisim kremin e pastiçerise.
Ne nje tenxhere vlojme qumeshtin, ne te cilin kemi hedhur vaniljen dhe gjysem luge kafeje lekure limoni te grire.
Perziejme me luge druri te verdhat e vezeve me sheqerin. I shtojme miellin. Me ngadale i shtojme edhe qumeshtin e nxehte. E rivendosim tenxheren ne zjarr dhe e vlojme per 3-4 minuta duke e kaurdisur vazhdimisht me tel kuzhine.
Me pas e hedhim kremin ne nje tas dhe e mbulojme tasin me qese kuzhine ne menyre qe te mos formohet korja ne siperfaqe.
Lyejme me gjalp nje tepsi dhe shtrojme petet duke i sperkatur me gjalp (une shtrova 5 peta poshte dhe po aq siper).
Kremit te pastiçerise, qe tashme eshte ftohur, i shtojme qershite e ziera dhe e shtrojme kete perberje mbi petet. E perfundojme embelsiren duke shtruar petat e tjera, te cilat i lyejme edhe keto me gjalp.
E mbulojme embelsiren me leter alumini dhe e pjekim ne furre per rreth 30 - 40 minuta, 10 minutat e fundit e heqim letren qe te piqet siperfaqja.
Pergatisim shurupin me 3 gota sheqer dhe 1 gote uje.
Presim ne katrore apo rombe qumeshtorin dhe i hedhim shurupin. E leme per disa ore ne ambjent te fresket dhe para se ta servirim e sperkatim me sheqer pluhur dhe arra.
No comments:
Post a Comment