Shkruaj perberesin ...

Monday, July 4, 2011

Siamo nei Balcani baby!

Do te me mungoje Kroacia kete vere (u bene disa vite rresht qe ose kaloj tangent ose bej pushimet atje). Do te me mungoje ajo ndjesi e te ndjerurit ne shtepi qe me mberthen sapo kaloj kufirin italian. Kur shoh buze rruges derrat te piqen ne hell, shtepite me hardhi rrushi, ritmet e ngadalta ballkanike, "njerezve qe s'i njoh u them tungjatjeta", femrat qe kurojne veten deri ne detajet me te vogla, kriminelet e luftes qe ketu konsiderohen heronj, bisedat me ze te larte, qoftet...
Megjithese ketu qofteve u therrasin ndryshe dhe secili t'i servir si pjate tradicionale sllovene/kroate/boshnjake/malazeze/shqiptare/greke/romune jane po ato topa mishi me qepe, hudhra e ereza qe ne disa vende i shoqerojne me salce hajvar e ne disa te tjera me kajmak apo me salce kosi. Sot po jua servir njesoj (pothuajse!) siç m'i kane servirur vite me pare ne nje restorant malazez. 

Pjate ballkanike





Perberesit:

per ajvarin (varjanti im):
1 spec i kuq
1 spec jeshil
1 spec i verdhe
1 patellxhan
1 thelb hudher
1 qepe e njome (vetem koka e bardhe)
1 spec djeges
borzilok
majdanoz
uthull vere
vaj ulliri extravergine
kripe
piper

Pergatitja:
ne nje tepsi vendosim specat dhe patellxhanin e ndare pergjysem. U hedhim pak kripe dhe vaj dhe i pjekim per rreth 20 minuta. Me pas specat i fusim ne nje qese ne menyre qe kur te ftohen lekura t'u hiqet kollaj. Me pas i presim ne copa te vogla, po ashtu edhe patellxhanin pasi i kemi hequr lekuren.



Ne nje tigan skuqim hudhren, qepen dhe specin djeges te grire imet.
I shtojme specat dhe patellxhanat. I kaurdisim per pak minuta dhe i shuajme me 2-3 luge uthull vere. I rregullojme me kripe dhe piper. I shtojme majdanoz dhe borzilok te grire imet. Ne fund i sperkatim me vaj ulliri dhe e leme tiganin mbi zjarr te fikur.


per qoftet ne zgare:

200 gr mish
gjysem qepe
1 hudher
1 fete buke e thare paraprakisht dhe me pas e zbutur ne qumesht
1 veze
spec i kuq
piper
kripe
shume pak miell
gjethe dafine
vaj ulliri extravergine

Pergatitja:
grijme ne mixer ose rende hudhren dhe qepen. Ua shtojme mishit te grire, bashke me vezen, buken e shtrydhur, kripen, piperin dhe specin e kuq. E punojme brumin. I hedhim shume pak miell sa te lidhet dhe e vendosim ne frigorifer per 30 minuta. Me pas formojme me duar disa qofte te cilat i kalojme ne telat e hellit duke i alternuar me gjethet e dafines. I lyejme me vaj ulliri dhe i pjekim ne zgare.

Per patatet:

2 patate per person
vaj kikirikesh
kripe

Pergatitja:
i qerojme patatet dhe i presim ne forme cilindrike. I vendosim ne nje tas me uje te ftohte dhe me pas i kullojme. I kriposim dhe i skuqim ne vaj kikirikesh te nxehte.

Kajmak:

shkojme ne nje dyqan prodhimesh etnike. Blejme kaymak :)

Gjak e dhjame :D



No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...