Kur currilat e djerses ju pershkojne shtyllen kurrizore,
kur zagushia ju tapos rruget e frymemarrjes,
kur kondicioneri eshte prishur,
kur seksi kthehet ne sakrifice,
.......
FRESKOHUNI ME MENTHA LEMON!
FRESKOHUNI ME RED BORONICA!
FRESKOHUNI ME LENG QERSHIJE! :)))
Receta e shurupit Mentha Lemon
Perberesit:
nje tufe mente e fresket
gjysem tufe bar blete
lekura e disa limonave
lengu i disa limonave (5-6)
1 kg sheqer
1 l uje
Pergatitja:
vendosim ne zjarr nje tenxhere me 1 l. uje i shtojme 1 kg sheqer dhe e vlojme per gati 30 minuta. I shtojme tenxheres gjethet e mentes, barit te bletes, lekurat e limonit dhe e leme te pushoje gjithe naten. Te nesermen i japim nje vale per 15 minuta dhe me pas e filtrojme ne menyre qe te perftojme vetem shurupin.
Shurupit i shtojme leng limoni dhe e servirim te ftohte...mundesisht me akull!
Perberesit:
1 kg boronica te kuqe (thana)
lekura e disa limonave
lengu i disa limonave (5-6)
1 kg sheqer
1 l uje
Pergatitja:
vendosim ne zjarr nje tenxhere me 1 l. uje i shtojme 1 kg sheqer dhe 1 kg boronica te kuqe. I vlojme per gati 30 minuta. Me pas e filtrojme dhe i shtojme leng limoni sipas deshires.
desha tju pys ca asht bar blete,faleminderit
ReplyDeleteBar blete eshte nje bime e ngjashme ne forme me menten por qe ne shije i afrohet limonit. Gjindet ne treg si e fresket ashtu edhe e thare.
ReplyDeleteKetu me poshte po te nis linkun e wikipedias:
http://en.wikipedia.org/wiki/Melissa_officinalis
Fotoja e pijes se mentes eshte a million dollar photo. Duhet publikuar... eshte nje must nese do besh nje liber - Regards -Genta
ReplyDeleteps. fola per mrekulline e shishes se komplimentat per gatimin jane perhere million dollar value :)
Thnx Genta! Deri me tani asnje pergjigje nga shtepia botuese..me duket se interesi per kuzhinen shqiptare qenka me te vertete 0...qe na marrshin te keqen keto! :D
ReplyDelete