B.: Alo, e di çar kam gjet sot ne markate?...hisllaaa!!!!
Gjyshja e B.: Ah per krypanec!
B.: Pranej t'mora nime n'telefon...t'me tregosh qysh e ban ti krypanecin.. Kam ble gjysem kile hislla me nane. 4 euro m'i dha katunari qe ju bafshin ilaçe e sulfur ishalla!
Gjyshja e B.: He se iher blihen ato! Hisllat futi n'qese plastmasi ene shtypi me dur. Po kujdes se t'i nezin duret hor ato te shkreta... se bani krypanec teta V. para ca ditesh po iu bane duret cope. Masanej shplaji me uje se kushedi çar plenash kane, ene griji imet. Grij ene nje tufe me qepe te njoma.
Hudhi krype..po jo shum se hislla asht si spinaqi, nuk e man krypen ene shtypi me dur derisa t'i dali langu hisllave.
B.: Po erza ti hudh?
Gjyshja: hudhi po pak fare se ia prish lezetin. Hudhi ene voj. Do voj shum...gati nji bardhak voj...Po millin e misrit e ke te sit?
B.: m'ka met gjys kile nga ballakumet...
Gjyshja: Aaa tamam! Perdore se thartohet mas içike mill i misrit.... Eh kshu, perziji bashke, provoje iher per krype perpara se ta fusesh n'furre ene piqe isoj si dhallturen.
P.S.: ...edhe une e bera si dhallturen. E njoma siperfaqen e krypanecit me içik uje te ngrohte dhe e poqa ne furre ne temp. 220°C per afro 35-40 minuta.
Sapo u ftoh pak e preva ne kubike dhe e servira me tarator.
Pershendetje e bravo per blogun simpatik. Jam e interesuar per krypanecin me hislla po me duhen disa te dhena "shkencore" : sa gram miell (pak à shume) sa vaj... sa qepe. Faleminderit shume nese keni mundesi te m'i jepni keto informacione.
ReplyDeleteRina nga Elbasani
Pershendetje Rina,
ReplyDeleterecetat e gjyshes sime jane me teper "me sy" :)
sdq pak a shume duhet nje tufe qepe te njoma, gjysem kg hislla te fillimveres, 1 gote vaj luledielli dhe mielli i misrit "sa te haje". Pra, mielli i misri llogarit gjysem kg, por hidhet ne fund pak e nga pak derisa te formohet nje mase jo shume e ngjeshur, qe te kete konsistencen e nje mase torte, prandaj masa e miellit nuk eshte fikse. Uroj te te kem ardhur ne ndihme! Tung
Ka lezet keshtu. Alla elbasançe. Pas shume kerkime (ku sugjerimet ishin hithra dhe jo hislla) nuk ma mushi men'jen asnji. Po iki imen ( dhe jo nime) te blej harxhat dhe e mleth HISLLAT se me duhet byreku per neser paradite ne pic-nik. Me t'mirat. Mir u pjekshim. Nga Davi Bg (IT)
ReplyDeleteFaleminderit Dr DAWN që më ndihmove të kthej të dashurin tim me magjinë tënde të dashurisë, jam shumë i emocionuar që po jetojmë të lumtur së bashku tani me të vërtetë magjia jote e dashurisë është 100% garanci dhe nuk ka efekte anësore. Shikuesit atje, nëse po kaloni probleme në marrëdhënie, ju këshilloj të kontaktoni Dr DAWN për magjinë e tij të dashurisë. Ju siguroj se magjia e tij e dashurisë mund të rregullojë marrëdhënien e prishur dhe problemin e kotësisë sa hap e mbyll sytë. Këtu është emaili i tij i detajeve: dawnacuna314@gmail.com ose WhatsApp: +2349046229159
ReplyDelete