Shkruaj perberesin ...

Wednesday, April 25, 2012

Una giornata perfetta

Kam pershtypjen se jam tirol-izuar me teper se ç'duhet (qe  nenkupton "katunarizuar" :P)
Pse e them kete?...po, ja jo me pak se 6 vjet me pare une vdisja per t'u pispillosur e per te drekuar jashte. Ishte nje nga kenaqesite e fundjaves qe ia rezervoja vetes sime. Nuk di te them nese ne nenvedije qendronte nje deshire per te shpalosur nje mireqenie apo nje status quo apo babezi prej emigranti per te provuar çdo gje te re. 
Nuk them se sot nuk me pelqen te haje jashte, por padiskutim me pak se 6 vjet me pare. 
Sot dita ime ideale e pushimit eshte nje mengjes ne Caldaro (liqen rreth 20 km nga Bolzano) dhe nje dreke zgare ne qetesine e kuzhines sime.
Mos kam nevoje per dike qe te me shkunde? :D















Bifteke zgare ne sallate "mjekerr frati" dhe patate te aromatizuara

Perberesit per 2 persona:

400 gr mish derri i prere per bifteke
gjysem qepe
1 spec djeges
3-4 rrushk dellinje (bacche di ginepro)
3-4 thelpinj hudher
1 karafil
1 degez rozmarine
1 degez trumez
1 degez manxurane
1 degez dragua (italisht: dragoncello)
5 kokrra piper i zi
kripe kokerrmadhe

1 tufe salsola soda 
1 limon bio
kripe
vaj ulliri extravergine

patate sipas deshires
gjethe dafine
kripe kokerrmadhe

salce kosi
hudher
kripe
vaj ulliri extravergine

Pergatitja:
fillimisht pergatisim marinaturen, hedhim ne nje ene rreth gjysem litri vaj ulliri extravergine bashke me qepen e prere ne 4 pjese, specin djeges, erezat dhe kripen kokerrmadhe.
Mishin e presim ne feta per biftek. E rrahim me çekiçin e pershtatshem dhe e veme te marinohet per 24 ore ne marinaturen e mesiperme duke treguar kujdes qe fetat e mishit te jene nen vaj.
Te nesermen ndezim zgaren dhe i pjekim bifteket ne zjarr jo shume te larte ne menyre qe mishi te piqet pa u thare.






Per pergatitjen e garnitures pastrojme me kujdes "mjekrren e fratit" dhe e ziejme ne uje te kripur per 3 minuta. Me pas e transferojme ne nje ene me uje te ftohte ne menyre qe te nderpritet gatimi dhe te ruajne ngjyren. 
Pergatisim nje citronette me vaj ulliri, kripe dhe leng limoni dhe me kete i japim shije "mjekrres se fratit"

("mjekrra e fratit", "agretti" ose latinisht "salsola soda" eshte nje  bime bregdetare qe gjen perdorim edhe ne gatim.)


Per pergatitjen e patateve ziejme ne uje te bollshem patatet me gjithe lekure derisa te zbuten pak.
Me pas i qerojme dhe i presim pergjysem si ne foto.
I vendosim ne nje tepsi dhe i sperkatim me kripe kokerrmadhe dhe vaj ulliri extravergine. Ne mes te seciles vendosim nga nje gjethe dafine.
I vendosim ne furre ne temp. 220°C deri sa te piqen.





1 comment:

  1. Faleminderit Dr DAWN që më ndihmove të kthej të dashurin tim me magjinë tënde të dashurisë, jam shumë i emocionuar që po jetojmë të lumtur së bashku tani me të vërtetë magjia jote e dashurisë është 100% garanci dhe nuk ka efekte anësore. Shikuesit atje, nëse po kaloni probleme në marrëdhënie, ju këshilloj të kontaktoni Dr DAWN për magjinë e tij të dashurisë. Ju siguroj se magjia e tij e dashurisë mund të rregullojë marrëdhënien e prishur dhe problemin e kotësisë sa hap e mbyll sytë. Këtu është emaili i tij i detajeve: dawnacuna314@gmail.com ose WhatsApp: +2349046229159

    ReplyDelete

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...