Shkruaj perberesin ...

Sunday, October 9, 2011

Tave kasapi

T'ju flas per kete recete eshte njesoj sikur t'ju ftoja ne shtepine e gjysherve te mi. T'ju hapja deren e t'ju prezantoja gjyshen time mitike, Nana Norin.
Ndersa une do te terhiqesha per te kerkuar oken e llokumeve e per te kryer adetin e mikpritjes, Nana Nori do t'ju merrte ne pyetje per origjinen e familjes. Do t'ju pyeste per gjysherit, per prinderit, per vjehrrin, per vjehrren dhe pasi te sigurohej qe te gjithe ishin mire me shendet, do t'ju pyeste per lidhjet tuaja me Elbasanin. Sepse Elbasani eshte kerthiza e Shqiperise dhe eshte e pamundur qe juve personalisht, apo familjareve tuaj, te mos ju kete rene rruga kendej, qofte edhe per te provuar ballakumet apo taven me kos.
Gjysh Bimi do t'i lutej me perkedheli "lokes se tij" ta linte hetimin por, gjyshja ime, qe mbart nje memorje 250 GB-she, nuk heq dore derisa te zbuloje qe ndonje kusherire e juaj eshte dhene tek krushqia e kusheririt te saj te 5 apo te 6. E vetem kur te zbuloje nje lidhje shoqerore apo familjare, te holle sa nje fije molineje e skaduar, atehere do t'ju leje te qete duke shprehur kenaqesine me A e sterzgjatur te Elbasanit (Aàààà po ne pjekim! - dmth jemi te afert)
E per mikeshen e re te shtepise gjyshen do ta vije te gatuante taven e kasapit.
Tava e kasapit eshte nje recete shume e vjeter dhe shume pak e perhapur. E kam kerkuar gjithandej neper forume interneti, fb, blogje etj. por duket se asnje s'ia ka haberin kesaj recete.  E ngjashme me rizoton dhe me gjellen me majdanoz eshte nje pjate pranverore qe gatuhet me mish te sapotherur, prandaj edhe emri tave kasapi. 
Sot u mundova te shtroja nje dreke alla shqiptarçe, siç do ta shtronte gjyshja ime gjate periudhes komuniste. Sallate me domate, qepe te kuqe dhe koper, tava e kasapit, sallate jeshile me uthull dhe meze pijaneci :) Mungojne patellxhanat e mbushur turshi, qe tek gjyshja ime s'mungojne asnjehere por....une, mbesa, jam ca dembele :D






Tave kasapi   

Perberesit per 4 persona:

500 - 600 gr mish qingji i fresket
1 qepe
nje tufe e vogel koper e fresket
nje tufe e vogel majdanoz i fresket
nje luge gjelle salce domate ose nje luge e vogel spec i kuq pluhur
400 gr oriz
kripe
vaj ulliri
piper i zi 

Pergatitja:

grijme imet qepen. Ngrohim disa luge vaj ulliri ne nje tigan me borde te larta dhe skuqim qepen bashke me thelat e mishit. 

Ne fakt gjyshja ime nuk i skuq, por po te perdor termin italian "i djersin" ne zjarr te ulet. Sapo qepet humbasin lengun e tyre, i shton gjysem luge apo nje luge te plote uje, derisa te zbuten plotesisht.

Sallate me fasule te kuqe (nuk eshte gatim shqiptar mgjthse fasulet kane qene per ne si patatet per gjermanet :D)

 
I shtojme kripen, specin e kuq pluhur ose salcen e domates dhe i kaurdisim per disa sekonda.
Nese mishi nuk eshte i fresket, i hedhim 2 gota uje qe te marre nje vale ne tigan,  perndryshe e transferojme menjehere ne taven e baltes, i hedhim uje dhe e fusim ne furre derisa lengu te vloje.
Me pas e nxjerrim nga furra dhe i shtojme orizin dhe erezat e fresketa te grira imet.
E rivendosim ne furre per afro 30 minuta te tjera ne temp. 220°C, ose derisa orizi te ziehet, duke i shtuar here pas here uje te ngrohte ne menyre qe te mos perthahet.

Gjak e dhjame - do te thoshte Nana Nori :D


ndersa kjo eshte meze alla shqiptarçe...mos harroni ta shoqeroni me nje gote raki :)

5 comments:

  1. Je vertete e madhe... Te lumshin duart :)

    ReplyDelete
  2. Ballakume je e madhe!! Edhe mami im e qan kete pjate!! Zh.

    ReplyDelete
  3. Flm :) Zh. konsistenca e pjates si te duket? Kam shume vite qe skam ngrene taven e kasapit dhe jam ne dyshim se mos duhet ta beja akoma me te lengshme.
    Ballakumja

    ReplyDelete
  4. ta hangsha zemren sa bukur qe tregon moj bollokume..me kenaqe...oh era Elbasan..era femijni...te rujte zoti ..ina

    ReplyDelete
  5. Jooo, konsistenca duket perfekte, s'duhet me i lengshem :)

    ReplyDelete

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...