Shkruaj perberesin ...

Saturday, October 29, 2011

Strudel me mollet e para

Fryn ere jashte. Nga dera e ballkonit shoh gjethet pajete tek bien pertoke. Ngjyrat e vdekjes kane veshur malin perballe. Fundi i ketij cikli jete me shkakton melankoli dhe nevoje instiktive per gjera te embla dhe te ngrohta. Ushqime rustike, te thjeshta por qe percjellin ngrohtesi shpirterore ne nje stine lamtumire. Nje çaj mali i embelsuar me mjalte dhe nje fete krostata me reçel apo me molle. Me pelqen t'i shijoj mengjeseve, kur ime bije dhe im shoq jane duke fjetur akoma. Ulem ne divan, mbeshtillem me batanijen e Ikeas dhe lexoj duke shijuar aromat e forta te vjeshtes.  



Jam 5 dite pushim. Po pushim tamam, dmth relaksim. Pushim i detyruar prej makines, e cila eshte ne grahmat e fundit te jetes, ndersa e reja akoma nuk ka ardhur tek konçesionari. Pra, planet qe kishim bere per nje udhetim ne Graz te Austrise apo ne Regensburg te Gjermanise u anulluan. Keto 5 dite do te jene te mbushura me kinema, shetitje ne pyll, kafe me miq, libra, rregullim dollapesh qe s'rregullohen kurre, e gatime...
Prandaj miq, meqe kohe kam boll (si rrallehere!), u vura te gatuaje strudelin me molle.
Keto jane mollet e reja - te vjelura disa dite me pare - te cilat mi dhuron çdo vit e ema e kunates sime. Une nje here ne jeten time kam vjelur molle. Vola per 2 dite dhe me dhembi beli per 2 jave :)
Ndersa receta eshte ajo e famshmja qe kam marre ne pallatin perandorak te Schönnbrunnit, Vjene. 


 
Apfelstrudel - Strudel vjenez me molle

Perberesit per nje strudel per afro 8 persona:


Per brumin
250 gr miell 00
2 gr kripe
50 gr veze (1 veze)
100 gr uje i vaket
2 gr vaj


Pergatitja e brumit:
i perziejme te gjithe perberesit derisa te perftojme nje brume te bute dhe elastik. E lyejme brumin me vaj dhe e leme te pushoje 20 - 30 minuta. 
Me pas shtrojme nje pecete mbi tryeze. E sperkasim me miell dhe e hapim brumin ne pete. E terheqim me kujdes me duar ose me okllaì.
Peten e hapim te holle, gati trasparente. 
Ne fund e lyejme me gjalp te shkrire.


Mbushja:
100 gr buke e grire
50 gr gjalp
140 gr sheqer i imet
10 gr kanelle
10 gr leng limoni
1.100 gr molle te qeruara dhe te prera ne copa te vogla
170 gr rrush i thate
nje pike rum 


Pergatitja e mbushjes:
mbushjen e pergatisim gjate kohes qe brumi pushon.
Ne nje tigan ku kemi shkrire gjalpin, skuqim buken e grire. 
Pasi buka ka marre nje ngjyre te arte e hedhim ne nje tas te madh ose tepsi. I shtojme te gjithe perberesit e mbushjes dhe i perziejme mire me duar. 


Sperkatim mbi pete mbushjen dhe me ndihmen e pecetes e rrotullojme qe t'i japim formen e strudelit.
E vendosim strudelin ne nje tepsi te lyer me gjalp dhe e pjekim ne temperaturen 190°C derisa siperfaqja te rezultoje e pjekur. 
Sapo te dale nga furra e sperkatim me gjalp.

Une do ju keshilloja qe ta mbuloni me leter alumini pasi ta keni nxjerre nga furra. 
Gjak e dhjame :D









  

1 comment:

  1. Blog i bukur te pergezoj

    http://rapitful.blogspot.com

    ReplyDelete

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...