Perberesit per 4 - 6 veta:
4 presh
1/2 qepe
1 gote leng mishi ose uje
berxolla vici ose derri ose gjoks pule - aq sa te mbushet tava -
salce beshamel
djathe parmigiano reggiano ose djath kackavall
vaj ulliri
kripe
piper i zi
Ne tenxhere me presion skuqim qepen ne vaj ulliri dhe i shtojme prasin e prere trashe. I hedhim kripe dhe 1 gote uje ose leng mishi. E mbyllim kapakun dhe e leme te zieje per 10 min. Nderkohe ne nje tigan skuqim filetat e gjoksit te pules, 2-3 sek. nga nje ane dhe 2-3 nga ana tjeter, derisa te zbuten dhe i leme menjane. (Koha e skuqjes ndryshon sipas llojit te mishit!)
Salca beshamel
Nje nje tenxhere shkrijme gjalpin dhe i shtojme miellin. E kaurdisim. I hedhim qumeshtin dhe e rrahim me telin qe rrahim vezet derisa te arrije vlimin. Ulim temperaturen e zjarrit dhe e leme te vloje per rreth 20 min. duke e perzier here pas here.

Qe beshamela te jete e mire nuk duhet kurrsesi te ndjehet aroma e miellit!
Nese salca e perfunduar eshte e trashe mund ti shtoni qumesht, ne te kundert nese eshte akoma e lengshme mund ti shtoni pak gjalp, te cilin e keni lyer me miell, dhe rivendoseni ne zjarr qe te arrije dendesine e duhur.
Ne nje tepsi ose tave balte shtrojme berxollat, prasin dhe ne fund beshamelen. I hedhim djath te grire, e mbulojme me leter alumini dhe e vendosim ne furre ne temp. 220-230°C per 30 - 35 min (kjo eshte koha per taven me gjoks pule, nese perdorni mish tjeter zgjatet koha e pjekjes). 10 min. e fundit e heqim letren qe te marre ngjyre siperfaqja. Gjak e dhjame :D




