Perdorimi i shafranit eshte shume i perhapur ne industrine tekstile, kosmetike, farmaceutike dhe ne kuzhine. Ne Itali kultivohet ne zonen e Abruzzos dhe ne Sardegna. Eshte nje bime qe kushton shume ne treg aq sa te konsiderohet si flori. Kostoja ne Itali shkon nga 7.000 deri ne 20.000 €/kg por ne disa vende te botes kostoja e nje 1 kg shafran eshte 30.000 €. Ne Itali perdoret ne artin kulinar sidomos keto vitet e fundit qe eshte ne mode kuzhina ekzotike dhe e elaboruar.
Receta qe po ju jap sot eshte nje variant i imi i recetes me pule dhe shafran qe, mesa mbaj mend eshte me prejardhje nga zona e Abruzzos, por shume me e lehte pasi kam eliminuar shtalpen.
Kofsha pule me shafran
Perberesit per 4 persona:
6-8 kofsha pule
nje gote vere e bardhe
0,1 gr shafran
vaj ulliri extravergine
dege trumze
hudhra
Pergatitja:
pastrojme kofshat e pules dhe djegim mbejtjet e puplave nese eshte e nevojshme. Me pas i kriposim dhe nen lekure u vendosim thelba hudhre dhe degeza trumze. I rendisim ne tave dhe i sperkatim me vere te bardhe, pak uje ku kemi tretur shafranin dhe vaj ulliri. I mbulojme me leter alumini dhe i vendosim ne furre te piqen.
I sherbejme me patate te pjekura ne vaj ulliri dhe ne vere te bardhe.
Gjak e dhjame :D
Ne cfare menyre i pjek patatet ne vaj ulliri dhe vere te bardhe?
ReplyDeleteasigjo e veçante. I pres ne copa te medha. I kripos. I lyej me vaj ulliri dhe i sperkas me disa luge vere te bardhe. Kete truk ma ka mesuar nje shoku im kuzhinier :)
ReplyDeletePak a shume sa luge vere do per patatet dhe c'luge,gjelle apo kafeje!?
ReplyDelete