Perberesit:
15 biskota wafers me shije vanilje
500 gr djathe kremoz (psh. philadelfia ose gjize pa kripe)
1 veze
pak kripe
100 gr sheqer kokerrmadh
vanilje
leng limoni
rreth 20 luleshtrydhe
3 luge reçel luleshtrydhesh
Pergatitja:
mbulojme nje tepsi me leter kuzhine dhe shtrojme mbi te biskotat wafers. Mundohemi qe te mos leme hapesire bosh! Ne nje tas hedhim djathin philadelfia dhe e rrahim me tel kuzhine. I shtojme sheqerin, vaniljen, shume pak kripe (sa te kapin majat e gishtave), lengun e limonit dhe e rrahim me tel derisa kremi te fryhet. Ne nje tas rrahim vezen dhe ia shtojme kremit.
E shtrojme kremin mbi biskota. E nivelojme me shpatullen e kuzhines dhe e pjekim ne furre te ngrohur paraprakisht ne temperaturen 160°C per rreth 25 minuta.
E nxjerrim nga furra dhe e leme te ftohet. Me pas e vendosim tepsine ne frigorifer per rreth 6 ore. Pasi ka kaluar kjo kohe e nxjerrim cheescake nga tepsia me shume kujdes dhe e presim ne katrore te vegjel. I dekorojme me luleshtrydhe, reçel luleshtrydhesh dhe sheqer pluhur.
I servirim te ftohta.
Gjak e dhjame :D
No comments:
Post a Comment