Djathi Brie eshte nje nga djatherat me te famshem franceze me prejardhje nga krahina qe mban po te njejtin emer, Brie. Karakteristike e tij eshte korja qe perftohet nga nje trajtim me myshqe te veçanta. Gjithashtu nje tjeter e veçante e tij eshte pergatitja me qumesht lope te ftohte, dmth temperatura maksimale e qumeshtit s'kalon 37°C.
Mua me shijon mbi buke te thekur, me pak vaj ulliri extravergine dhe i sperkatur me piper te zi :) por para disa vitesh provova ta gatuaj si ne receten e meposhtme dhe shija ishte fantastike.
Mua me shijon mbi buke te thekur, me pak vaj ulliri extravergine dhe i sperkatur me piper te zi :) por para disa vitesh provova ta gatuaj si ne receten e meposhtme dhe shija ishte fantastike.
Perberesit per 4 persona:
400 gr makarona fusilli
2 speca te kuq
100 gr djathe Brie
1 luge majdanoz i grire
kripe
piper
hudher
vaj ulliri
Pergatitja:
E presim specin, e lare dhe te qeruar nga farat, ne shirita te holle dhe e skuqim ne nje tigan me vaj ulliri, ku kemi vendosur nje thelb hudher qe te leshoje arome. I hedhim kripe dhe majdanoz. E shuajme me pak uje dhe e leme ne zjarr me kapak te mbyllur per rreth 10 min.. Nderkohe ziejme ne uje me kripe makaronat. I kullojme dhe i vendosim ne nje tas sallate. Pasi kemi hequr hudhren nga tigani, peperosim specin dhe ia hedhim makaronave. I perziejme mire e mire dhe i leme te ftohen. Presim djathin Brie ne kubike te vegjel dhe ia shtojme sallates se makaronave, kur kjo e fundit te jete ftohur pak. Serviret e vaket ose e ftohte.
Brie eshte nje nga djathrat e mi te preferuar. Do ta provoj edhe kete, pervec menyres tradicionale "buke me djathe" :D
ReplyDeleteThis comment has been removed by the author.
ReplyDelete