Shkruaj perberesin ...

Wednesday, May 25, 2011

Spageti me kunguj dhe gjize

Perberesit per 4 persona:

400 gr spageti
4 kunguj
1 thelb hudher
gjize
vaj ulliri extravergine i nje cilesie shume te mire
borzilok

Pergatitja:
pastrojme kungujt por nuk i qerojme pasi lekura perveçse permbledh tulin ka edhe nje shije fantastike qe del me teper ne pah kur kungulli fergohet.
Veme spagetit ne uje te vluar me kripe dhe ndersa ato ziejne ne nje tigan me vaj ulliri dhe hudher te shtypur skuqim kungujt e prere ne rrathe. Kullojme spagetit dhe i hedhim ne nje pjatance. I shtojme kungujt e ferguar, i kaurdisim dhe i sperkatim me gjize. E dekorojme pjatenzen me borzilok te fresket dhe e servirim menjehere.
Gjak e dhjame :D

2 comments:

  1. Kjo eshte pjate per ditet emergjente qe une e bej te pakten 1 here ne jave. Vetem se me gjizen formoj nje lloj salce dhe gjysmen e kungujve e grije ne mikser. Cfare te hash!

    ReplyDelete
  2. ...hidhi edhe ca lajthi ose arra per nje lloj salce te ngjashme me peston siçilian, meqe edhe receta e spagetit me kunguj eshte me prejardhje nga Siçilia....dhe e di si behet "O nene! O nene!" :))

    ReplyDelete

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...