Perberesit per rreth 20 biskota:
300 gr miell 00
300 gr muesli me fruta dhe mjalte
150 gr sheqer
150 gr gjalp ne temperature ambjenti
2 kokrra veze
1/2 pako sode buke
150 gr çokollate (une i vura 50 gr çokollate te zeze + 100 gr çokollate te bardhe)
Pergatitja:
shkermoqim mueslit ne nje tas dhe i perziejme me miellin, soden e bukes dhe sheqerin. Shkrijme ne banjomaria çokollaten dhe sapo te jete ftohur pak e hedhim ne tasin ku kemi perberesit e tjere. Hedhim gjithashtu edhe gjalpin e vezet. E punojme brumin per afro 10 minuta dhe me pas e mbeshtjellim me qese kuzhine dhe e vendosim ne frigorifer per gati 1 ore.
Nderkohe shtrojme me leter pjekjeje nje tepsi dhe nxehim furren ne temperaturen 180°C.
Per te formuar biskotat nuk perdora as holluesin e peteve dhe as formen e biskova por me duar formova disa gogla te cilat me pas i shtypa duke i dhene formen si ne foto.
E vendosim tepsine ne furre ne temperaturen 180°C per 10-15 minuta. Pasi ka mbaruar koha e pjekjes i nxjerrim nga furra dhe i leme te ftohen.
Sugjeroj t'i sherbeni per mengjes te shoqeruara me nje gote qumesht pasi keto bistoka, duke pasur ne perberje te tyre fibra, mjalte, yndyrna dhe fruta i japin trupit energjine e nevojshme per te perballuar diten.
e dashur ballakume, cfare eshte muesli te lutem? dhe ku mund ta gjej?
ReplyDeleteMuesli jane te ngjashem me corn flakes, pra jane drithera te perpunuara sipas nje teknike te veçante. Ketu ke linkun e wikit: http://en.wikipedia.org/wiki/Muesli
ReplyDeleteSipas recetes se mesiperme biskotat dalin pak te forta, kerce, nese i preferon me te buta hidhi pak qumesht mases.
Thua mund te behen edhe me drithera te thjeshta? Kam nje kuti me drithera Fitness qe nuk i shtyj dot, dhe po mendoja te beja biskota me to.
ReplyDelete