Shkruaj perberesin ...

Monday, September 26, 2011

Qull me arra dhe qofte me mish


 
Perberesit per 2 persona:

Per qullin:
2 luge miell te mbushura plot
dy gota uje ne te cilat tresim nje luge te vogel koncentrat mishi ose 2 gota leng mishi (preferohet mish qingji)
nje luge vaj luledielli ose ulliri
nje luge gjalp
nje filxhan arra te thyera, por jo te reduktuara ne pluhur
kripe
spec i kuq pluhur ose koncentrat speci, pak djeges nese ju pelqen

Per qoftet:
afro 500 gr mish qingji i grire por, meqe ketu mishi i qingji nuk preferohet nga konsumatoret dhe rrjedhimisht tregtohet vetem ne periudhen e Pashkes, duhet blere ne dyqanet etnike prandaj per mungese kohe Ballakumja perdori mish viçi;
gjysem qepe e madhe ose 1 e vogel
1 thelb hudher
1 veze
1 fete buke e bardhe e prere trashe
2 luge miell
rigon
piper
spec i kuq pluhur 
vaj luledielli

Pergatitja:

fillimisht pergatisim qoftet. Grijme me rende ose nese nuk keni kohe ne mixer qepen dhe hudhren. I shtojme mishin e grire, vezen, buken, te cilen e njomim me pare ne uje te ftohte dhe e shtrydhim mire e mire, rigonin, kripen, specin e kuq dhe piperin. I perziejme me duar per pak minuta. E mbulojme tasin me nje pecete dhe e vendosim ne frigorifer per gjysem ore ose me teper.
Me pas hedhim 2 luge miell ne nje pjate.
Lagim duart me uje te ftohte dhe formojme qoftet me masen me mish te grire. Madhesia dhe forma ndryshojne sipas deshires. I kalojme ne miell dhe i skuqim ne nje tigan ku kemi nxehur vaj luledielli (tigani duhet te mbushet te pakten pergjysem me vaj!).
Ne momentin qe e mbushim tiganin me qofte, e ulim pak temperaturen e zjarrit ne menyre qe qoftet te gatuhen edhe ne brendesi.
Pasi jane skuqur kullojme vajin e tepert dhe i vendosim ne nje pjate me leter thithese.

Per pergatitjen e qullit shkrijme ne nje tigan me borde te larta nje luge vaj dhe nje luge gjalp. I shtojme 2 luge miell dhe i perziejme me luge druri derisa mielli te ndryshoje pak ngjyre (por jo te digjet!). E sperkatim miellin me nje maje luge spec te kuq pluhur ose koncentrat speci.
E heqim tiganin nga zjarri dhe i hedhim pernjehere 2 gota leng mishi te ftohta. I perziejme pa nderprerje dhe me energji me tel kuzhine ne menyre qe te mos formohen toptha.
E vendosim tenxheren ne zjarr jo shume te ulet dhe e perziejme derisa te arrije temperaturen e vlimit. I hedhim kripe dhe e leme te vloje per afro 6-7 minuta.
Me pas i shtojme arrat e therrmuara dhe e vlojme edhe per 10 minuta te tjere ne zjarr te ulet.
Qulli nuk duhet te jete shume i trashe prandaj nese keni gabuar ne temperaturen e zjarrit dhe ju ka dale i trashe hollojeni me pak uje.
E servirim me qoftet dhe sipas deshires e sperkatim me arra te reduktuara ne pluhur.
Gjak e dhjame :D

P.S.: Ballakumja e gatoi me hamendje, duke kujtuar sesi e gatonte gjyshja, pra nuk eshte e sigurte sa kjo i afrohet recetes origjinale sidoqofte ju garantoj qe doli shume e shijshme.

4 comments:

  1. Edhe une keshtu mbaj mend qe ma gatuante gjyshja qullin, me aq sa mund te kuptoja atehere. Per lengun e mishit, ke perdorur Cuor di Brodo?

    ReplyDelete
  2. jo sepse ketu tek une tregtohen disa lloje koncentrate mishi dhe perimesh te nje firme vendase qe perdor produkte biologjike.

    ReplyDelete
  3. te gjitha recetat te hapin oreksin,faleminderit.tani me ndihmoni me nje recete.kur isha ne shqiperi heren e fundit hengra nje lloj kulaci(te pakten keshtu e quaj une) ku brumi i pergatitur ishte njelloj si per kulac por ne fakt e kalonin vetem per disa sekonda ne flake dhe ai fryhej ne mes dhe krijohej nje hapsire bosh.shija ishte si kulac i tymosur dhe shume i lehte per tu tretur.nuk jam ne gjendje te jap me shume te dhena se dhe kaq mbaj mend

    ReplyDelete
  4. Me vjen keq por nuk nuk mund te te ndihmoj pasi sme ka rastisur te provoje kete tip kulaçi ne shqiperi. Nga çme pershkruan me ngjason me paninet arabe. Ato fryhen gjate pjekjes dhe ne mes krijohet ajo hapesira bosh qe thua ti, qe me pas mbushet me kebab.

    ReplyDelete

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...