Po te anashkaloj ato 3 muajt e pare, kur behesh mike me wc e shetit me qese plastike ne çante, shtatzania rezulton te jete periudha me interesante ne jeten e nje femre. Nje konfirmim te tille shume prej jush do ta lidhin me emocionin e formimit te nje jete te re brenda qenies se nenes...E kete une nuk e mohoj. Ai embrioni i vogel, qe duket si fasule ne ekranin e ekografise, sa me shume rritet e formohet aq me i afert behet per nenen, por nuk eshte kjo e vetmja arsye qe me ben ta perkufizoje keshtu shtatzanine.
Ju e dini tashme qe, une jam njeri pragmatik me nje doze te ulet sheqeri ne gjak e me shume aciditet ne stomak :P, pra arsyet jane krejt te tjera....
- shtatzania te jep rastin t'ia perplasesh ne sy shoqes qe te behet si rrodhe, vjehrres, komshijes, pleqve grindavece qe te hypin nervat çdo mengjes ne autobuz, kunates, koleges...te gjitha ato qe mendon, tek e tek, pa i filtruar fare. E ato s'duhet te pipetijne....sepse nuk je ti, por jane hormonet qe flasin :P;
- kur je shtatzane çdo gje te rrethon ose te duket e mrekullueshme, ose e kunderta ta shpif fare. Psh. te ndodh te ngrihesh ne mengjes dhe ta nisesh diten mrekullueshem duke kenduar " I gotta a feeling that tonight's gonna a be a good night", por humori i nje gruaje shtatzene eshte si lakorja e spread-it. Perpiqu ti sa te duash t'a mbash humorin gjithe diten nen kontroll, duke perdorur edhe metoda te rrepta, si psh. eliminim agrumesh nga dieta per te shmangur aciditetin e stomakun, apo pergjysmim racioni per te mos u fryre, po ku te bindet ai m.. humori? Ai ulet e ngrihet siç ia do qejfi vet! Ne varesi te personave qe takon, aciditetit te stomakut, apo edhe te papritura ne pune, e ath te shpifet everything & everyone.
Ta shpif surrati yt i rrumbullakosur, floket, qe tashme te luten prej nje muaji t'i çosh tek parrukieri, madje edhe imazhi i mrekullueshem i bebit fillon e te shpifet. Fillon e te ngjan me katragjyshin qe ka marre pjese ne kryengritjen "Dum Baben", te cilit s'ia ke pare ndonjehere surratin, por prej gjestit e imagjinon te shpifur si Gungaçi i Notre Damit;
- megjithese ne shtatzani fiziku yt i perngjan me se tepermi nje pule hollandeze, fantazia seksuale tejkalon ate te nje pornodive e te nje kamionisti bashke. Endrra te turpshme me protagoniste te pazakonte si Brad Pitt-in, qe te peshperit ne vesh "Inevitable", apo me Johnny Depp, qe te gris kemishen e nates me shpaten e piratit, pushtojne oret e sterzgjatura te gjumit, deri ne momentin kur ti e qullur me djerse dhe e çakerdisur ne mendime kupton qe je miliarda km larg fantazise. E me e bukura eshte se s'mund t'i hidhesh siper as burrit, qe gerhet per qejf ne anen tjeter te krevatit, sepse e para... me barkun qe ke vene s'ke me takat per te tilla akrobacira dhe e dyta.... pikerisht ne ato momente te kap ngerçi e s'luan dot vendit :P
- ne shtatzani ke fatin t'i perkushtohesh nje hobby feminist si shoppingu. Megjithese bebit i duhen muaj te linde, tashme dollapi i tij eshte mbushur me rroba dimerore per dimrin e ardhshem (sepse koleksioni pranvere/vere akoma s'ka dale ne shitje), me çarçafe me lepurusha e drenusha, me sterilizator, biberona, fasciatoio per rrugetim, madje edhe permbi dollap dallohen kuti te medhaja me Pampers nga 3-6 muaj hihihi E megjithe perpjekjet e bashkeshortit per te te bindur qe ne epoken e konsumizmit dyqanet s'mbeten kurre bosh, s'ka llogjike te frenoje impulsin e paràprishjes!
- shtatzania te kulturon. Deri pak muaj me pare s'e kishe idene (ne rastin tim e kisha harruar fare) ç'eshte beta-HCG, por sot je ne gjendje jo vetem te kuptosh analizat njesoj si gjenekologia, por madje i jep mend edhe grave neper forume :)
E meqe ra fjala tek forumet, ato jane pjese e pandashme e dites se nje gruaje shtatzane. Bashke me Anabel Mama ato sherbejne per te te ftilluar se çfare te pret pas disa muajsh.....(dmth obobo-ç'i-bera-vetes!)
- Ne ambjentet e punes, shoqerise apo familjare, kudo e kurdohere gjen femra, te cilat cmira e xhelozia i çon shpeshhere ne djallezi makiavelike. Sado trumbetojme per solidaritet femeror, ne ate vogelsine tone, ne, me njera-tjetren sillemi me keq seç sillen meshkujt me ne. Por kjo ndryshon komplet kur mbetemi shtatzane. Ath eshte i vetmi moment i jetes kur krijohet solidaritet ndermjet femrave. Ne forumet e grave shtatzane mbizoteron paqja. Ne ato forume qe frekuenton Ballakumja mesazhet mbyllen vetem baci-bacini-bacetti-bacioni. Asnje sherr! Asnje ofendim! (Ato vijojne me vone, pas lindjes se bebit....)
- Fale shtatzanise Ballakumja po zbulon kenaqesine e take it easy & take away, dmth gradimit 0 kudo dhe kurdohere, ne mengjes-dreke-darke. Ne fakt u deshen muaj qe te bindesha se ishte kenaqesi, sepse tamam-tamam ne fillim e perjetova me vrasje te thella ndergjegjeje kete paaftesi momentane per te mos permbushur detyren time atavike si zonje shtepie ne gatimin e vakteve te shendetshem per familjaret. Por, ja qe te gjithe mbijetuam! Madje une zbulova qe hana15she kenaqet me teper me pulat e pjekura, chicken nuggets, pizza dhe patatet e skuqura te take away sesa me gatimet e mija te rafinuara. Dmth. ne perpjekjet e mia per te rritur nje femije elegant (edhe) ne shije, falimentova keq fare :P
Por pjesa me interesante e shtatzanise mbetet momenti kur meson seksin e bebit....aq emocionues eshte ai çast sa...... UNE NUK DUA TA NDAJE ME ASNJE :)
Bebi im eshte djale dhe une jam shume e lumtur, sidomos per z. Tirons qe do behet me aleat.
Macarons per baby boy-n tim
Macarons per baby boy-n tim
Perberesit per rreth 20 cope:
125 gr sheqer
80 gr te bardha vezesh
35 ml uje
1 luge e vogel boje ushqimore
100 gr bajame te reduktuara ne pluhur
100 gr sheqer pluhur
Per mbushjen:
175 gr gjalp
350 gr sheqer pluhur
25 ml leng limoni i patrajtuar
Pergatitja:
per macarons vezet nuk duhet te jene te fresketa, pra ato te supermarkatave jane ok.
Ndajme te bardhat e vezeve ne 2 tasa te veçante.
Njerit tas i shtojme 25 gr sheqer dhe e rrahim derisa te fryhet, zbardhet dhe te kaloje proven e permbysjes se tasit.
Nderkohe ne nje tenxhere hedhim 100 gr sheqer dhe 35 ml uje. E vendosim tenxheren mbi zjarr, pa e perzier, derisa te arrije temp. 110°C.
Pastaj ia hedhim kete sherbet, pak e nga pak dhe pa ndaluar mixerin, vezeve te rrahura.
I rrahim per afro 10 minuta derisa masa te arrije temp. e ambjentit.
I shtojme bojen dhe e perziejme.
Ne nje tas sitim bajamet e reduktuara ne pluhur dhe sheqerin pluhur. I shtojme te bardhat e vezeve qe lame menjane ne fillim. I perziejme mire e mire dhe i bashkojme me masen e ngjyrosur. Per perzierjen e dy masave perdorim luge druri ose silikoni.
E hedhim masen e perftuar ne nje sac à poche dhe formojme pufkat e macarons mbi nje tepsi te mbulur me leter pjekjeje ose tapetin e silikonit .
Nenvizoj tepsi me leter pjekjeje ose tapet silikoni sepse macarons jane shume nazelie dhe prishin kollaj formen.
I leme menjane per gjysem ore dhe ndezim furren ne temp. 140°C.
I pjekim per afro 10-12 minuta.
I nxjerrim nga furra dhe i leme te ftohen.
Nderkohe pergatisim kremin e gjalpit.
Rrahim 175 gr gjalp ne temp. ambjenti me 250 gr sheqer pluhur.
I shtojme lengun e limonit dhe i rrahim me rrahes elektrik te graduar ne shpejtesine minimale.
I perziejme mire e mire derisa te perftojme kremin, te cilin e perdorim per te bashkuar macarons.
P.S.: gatimi i macarons eshte si rritja e nje bebi, teorikisht ti mund ta dish permendesh receten, por ekzekutimi i saj eshte shume i veshtire. Kerkon nje kujdes te papare dhe shume durim. Mos pretendoni asnjehere te gatuani macarons perfekte qe heren e pare. Ballakumja ka hedhur ne plehra kushedi sesa macarons, sepse njehere nuk ishte ne rregull temp. e furres, njehere tjeter perdori boje te lengshme, gje qe e beri masen shume te lengshme etj. etj. Pra, armatosuni me durim dhe mbi te gjitha, para se t'i gatuani provoni disa macarons pastiçerie.....
ballakume e lexova te gjithe postimin me "nje fryme" ne rralle te pare urrimet e mia te perzemerta, do jet me siguri nje femij i adhurushem.
ReplyDeleteKam qeshur me te madhe duke lexuar pershkrimet e tua mbi shtatzanie, kur une isha ne pritje te vogelushes time, ne zyre me dhuruan je liber si ti mbijetosh shtatzanise edhe bebushit ne ardhje" idet jan pak a shume te ngjashme, eshte e lehte ti mbijetosh shtatzanise edhe sh e kendeshme biles, por nje foshnjeje te sapo lindur si i behet?????????? shaka :P ^_^ eshte sh easy e gjeja me e bukur ne bote. me te perpjeta e te tatpjeta gjithck ecen mire.!!!!!!!
urrimeee e dashur eshte nje kenaqsi te lexosh postet tua, sa me shume gjera te mira xoxo Lulu.
Zoti te ka dhururar nje krijese qe te gezoje e jo te tallesh. Sa gra ka ne bote qe luten te kene nje femije. Je shume ironike
ReplyDeletemos u hapèrdaj ça ke shiringa ka sa tè dush po spate kalamo.............
DeleteAnonymous,po s'kuptove dhe vleresove autohironine kaq te kendshme te ballokumes, shko vere me mire ndonje lavatriçe se eshte kohe e bukur sot...
DeleteBallokumja, je njish fare...bebi yt do te jete me fatlumi te kete nje mami inteligjente si ti
Engy rrofsh! :)
DeletePo ti moj anonime ç'pate? Te jane hardallusur hormonet prej menopauzes ty apo te xhelozoi kthimi i Ballakumes?
ReplyDeleteNese mendon se me nje koment te tille do te me besh te ndjehem keq apo do te influencosh te tjeret qe lexojne kte post, me dhimbje po te them, po je nje mjerane. Autoironia/ironia eshte nje cilesi pozitive, qe vleresohet nga nje shtrese e caktuar njerezish me nje QI me te larte se masa. Fatkeqesisht, ti anonime, nuk ben pjese ne shtresen e mesiperme, keshtuqe ik futi me mire nje kafe ene nje te kthyme filxhani me komshijet sesa vjen e harxhon kohe ne blogun tim.
Hajt shnet!
futi njè gotè dhallè thuj se mos tè rrisi fertilitetin
DeleteMoj gru ,moj gru ....!!!!!!!!!!!!!As ne shtepine tende s te lejne pa komente keto gjuhehidhurat shqiptare moraliste a ku di une se cfare......!!!!!!!Gjithmone keshtu jemi ne ,ne pergjithesi ,shqipot......!!!!!!Se c te duhet ty moj anonime e paemer se si e tjerr mendimin zonja ne fjale lidhur me ndjenjat e saj per Birin e ardhshem dhe per gjendjen e saj,une nuk e kuptoj.!!!!!Nejse ,....Ballakume,ty te shkoje tymi drejt dhe shtatezania shendetshem.Eshte e vetmja periudhe ne jeten e femres kur mund te llastohesh pa te te thene gje njeri.Me pas del ne plan te katert ,te peste apo si te duash ti......!!!!!!!!!!!!
DeleteFlm Lulu! I nisa pergjigjet nga fundi per ta mbyllur me buzeqeshje...
ReplyDeleteTi me habit mua. E lexova persedyti sepse s'po e besoja qe ke nje vogelushe. Con quel bel sorriso sembri una ragazzina 15ne :) Complimenti cara!
do te ishte bukur te isha 15 vjec, ose me mire jo, periulle e bezdiseshme ajo e 15 vjecarllekut, kam ngelur ne moshen 20 edhe pse kete vit festoj te 30 :) Jam sh e lumtur qe kam nje bebushe fantastike si ime bije, e cila eshte vetem 10 muajshe, un grosso abbraccioooooooo. grazie.
DeleteBallakume e dashur! Bebi yt eshte fatlum qe po vjen ne kete bote dhe do kete nje mami si ti. Dhe jo vetem bebushi qe po vjen, por edhe ai "Tironsi" edhe Hana 15-tshe edhe shoqeria e kushdo te ka mikeshe eshte me fat. Ke bere nje pershkrim qe me la pa fjale, mu duk sikur e kisha shkruar une, aq shume e gjeta veten tek keto rreshta. Duke mos u marr me dashakeqet qe i jane errur syte e llogjika bashke nga cmira, te uroj shtatzani te mbare me sa me pak peripecira dhe shijoje se eshte eksperience e mrekullueshme gjithsesi.
ReplyDeleteTe perqafon me shume dashuri, Marsi USA
S'eshte hera e pare qe rob te tille shkruajne ketu duke u perpjekur te theksojne "anet e mija negative" si mungese patriotizmi apo ironi...por kane mendimin e vet edhe ato. Une nuk censuroj asnje, perkundrazi jam e lumtur qe vjellin here pas here cmirat dhe inatet. Besoj ne ate shprehjen trash te zhargonit te rrugeve: Pirdh, pirdh se lirohesh!
ReplyDeleteMarsi shoqja ime, si te kam? Flm per urimin. Te perqafoj e ma puth J.
Urime Ballakume. Te ecte cdo gje fiolle deri ne fund. Sa bukur e ke pershkruar se dhe une gjej veten. Presim receta kur te kesh kohe. Diana!
ReplyDeleteqyqa qyqa gjithe ato llafe anonimja, a thu se ishe anku ti..
ReplyDeleteZot shyqyr jepi njerezve mend.
mua me terhoqi shume , madje dhe me preku menyra se si e ke shkruar kete post.
te uroj shume per cunin, dhe e kalofsh sa me bukur e lehtshem pjesen tjeter te shtatzanise:)
tldv (te lumshin duart e vogla) BE! ke nje blog shume te lezecem! dhe recetat jane interpretime shume interesante te recetave tradicionale.
ReplyDeleteFlm per urimet! Ju pershendes
ReplyDeleteUrime, ta gezosh cunin:). Une jam 7zane per vete (me cun) e ato perjetimet e tua me duket sikur po i kaloj te gjitha ne lekure...hmm pervec sexualitetit te cilin e kam ne mungese momentalisht ose me sakte "Pertoj". Me ka marre malli te ha sushi dhe crudo, te lepij brumin e embelsirave dhe te kthej nje gote ne darke por pervec ketyre dhe hormoneve lart e poshte (qe mjere koleget, partneri po edhe mami apo kush te me dali perpara:) ndonjehere jam e dyzuar nga disa ndjenja te cuditshme memesie :P te cilat per hir te se vertetes jane te kendshme. 7zania eshte nje periudhe e cuditshme ne jeten e femres kur ndihesh e shemtuar, e nevrikosur dhe pastaj me energji.. booohh kush nuk i ka kuptuar femrat te mos e marre mundimin ne kete periudhe:P
ReplyDeleteMos e pyet...tani je sherbet bakllavaje, pas 5 minutash behesh leng limoni i saposhtrydhur :) Shtatzani te mbare edhe ty!
Deletep.s.: e per sexyn mos perto hiç se ju ben sh. mire te dyve :)