Shkruaj perberesin ...

Friday, July 6, 2012

Rrofte tenxherja me presion!

Ne baze te statistikave, rrallehere ka ndodhur qe, ne 6 vjeçarin e fundit, Ballakumja te kthehet nga puna dhe te shtrihet gjere e gjate ne kanapè, perveç rasteve kur temperatura trupore arrin ate te gatimit te mishit ne stilin au bleu (40°C). Biles edhe atehere qendrimi ne kanapè thyhet nga intervale kohore, qe shkojne nga 5 deri ne 15 minuta, per te kontrolluar nese darka eshte gati apo per pune te tjera, per te cilat qenia-homos-maskulinus-albanicus, pavaresisht studimeve per inxhinjeri, ka praktikshmerine qe do te kishte Kanti  i veshur me tuten e Robokopit :)
Ne gjendje shendetesore optimale (dmth vetem me dhimbje çervikale apo lodhje sysh), ne harkun e 60-70 minutave, Ballakumja pergatit darken, nxjerr enet e lara dhe vendos enet e palara ne lavastovilje, degjon si e ka kaluar diten zonjusha hana15she (ky eshte nje impenjim me vete, pasi zonjusha eshte rritur ne nje ambjent trigjuhesor - shqip, italisht, gjermanisht - prandaj fjalet qe perbejne fjalite e saj mund te jene ne rasa te gabuara ose te kene prapashtesa tipike italiane), nxjerr rrobat nga lavatriçja, shtron darken, hap shishen e veres, u pergjigjet me nje zhargon te zgjedhur mejhanesh telefonatave te çfaredolloj operatori call center qe guxon te  telefonoje rreth ores 20.00, trash zerin si Vera Zheji per te lexuar perrallezen e rradhes dhe nderkohe mban veshet pipez nga Chicco (Enrico Mentana), kur ky i fundit arrin orgazmen e tij te ores 20.00 drejtperdrejt nga TG7 (Lo adoro!!!).
Pra, vetem ne raste ekstreme, Ballakumja arrin te shijoje kanapène horizontalisht.
Kurse mbreme, hyri ne shtepi, perplasi çante xxl ne dysheme, hoqi takat ne mes te korridorit dhe ra si nje thes mbi kanapè. 
Oh sa qejf! Oh sa qejf! Oh sa qejf! 
çdo gje ishte ne vendin e duhur, enet ishin  lare dhe thare, rrobat ishin hekurosur, z. Tironc kishte mbledhje dhe kthehej vone, hana15she ishte ftuar per darke tek shoqja e vet. Mrekullia vete! Pergatiti masken egjyptiane per nje lekure si te Kleopatres, leu kofshet me algat japoneze, hapi rubinetin per te mbushur vasken, i hodhi kripe Himalaje, masazhoi koken me masken per floke te shndritshem dhe i hodhi nje shikim sfidues dordolecit te shtrigave te Salemit qe shfaqej ne pasqyre..."Eh shume shpejt ky dordolec do te transformohej ne nje sexy girl, nen kembet e se ciles do te binin te matufepsur koloni meshkujsh imagjinare..."
Keto mendonte Ballakumja kur çelesi u rrotullua ne brave dhe zera familjare thyen qetesine e pazakonte te apartamentit n.11. Me  shpejtesine e drites u fut ne dush duke evokuar te 10 duart e  perendeshes Kali per larjen, tharjen dhe veshmbathjen....nderkohe qe trurit i dha inputin: "recete, kohe gatimi, 15 minuta"



Turli ne tenxhere me presion


Perberesit per 4 persona:
1-2 qepe te njoma
1 patellxhan
2 speca te jeshile
4 domate
4 kunguj te vegjel
2 luge te vogla majdanoz
1 luge e vogel borzilok
gjysem luge e vogel rigon
gjysem luge e vogel trumez
2 luge vaj ulliri
2 thelpinj hudher
kripe

Pergatitja: 
i presim, i lajme, i thajme dhe i rrasim te gjitha ne nje tenxhere me presion.
E vendosim mbi zjarr per afro 20 minuta dhe kaq ishte receta... 


Gjak e dhjame :D

P.S.: kete recete ma ka mesuar teta Lana, e teta Lana nuk e di prej kujt e kishte mesuar... por mbaj mend qe kete recete, ne kohen kur ne vdisnim per gjera te jashtme, e kishim emertuar "gjelle franceze" :) 

8 comments:

  1. Ngordhsh ti ishallah per gjithe qe shkrun! Ik e dreq puno ik

    ReplyDelete
  2. Me kenaqe.....!Kjo eshte turli pa salltanete....!E bej edhe une kete ne vere...

    ReplyDelete
  3. kjo ishte per te thyer içik seriozitetin e blogut, se po me dukej vetja shume amvise....: P

    ReplyDelete
  4. hej ballakume, në shenjë mirnjohje për recetat e tua frymëzuese, po të raportoj se dje zbulova një mënyrë të re për të bërë dulce di lece: si ti, por në tenxhere me presion. për 30 minuta pasi ka filluar të fishkëllejë, është gati.
    pushime të shëndetshme!

    ReplyDelete
  5. Flm Zana! E kam lexuar edhe une ate version por s'ma ka mbajtur ta provoje nga frika se mos hudh ne ere kuzhinen :D
    Ne sa uje e zhyte kutine e qumshtit?
    Tung

    ReplyDelete
  6. Kam nje ore qe lexoj dhe u kenaqa me aftesine tende per t'u hedhur nga nje teme ne tjetren. Perfundimisht blogu jot Ballakume is the best!
    Greta nga Tr

    ReplyDelete

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...