Duke kujtuar me mall pushimet e vjetshme ne Qefaloni e meqe shalqini i ketushem s'ka shijen e shalqinit pergatita nje torte tipike te ishujve Ciklade, Karpouzopita, por te cilen e modifikova duke i shtuar disa perberes te shendetlijes sone.
Torte me shalqi dhe akullore
Perberesit per nje tepsi me diameter rreth 18-20 cm:
100 gr miell
60 gr sheqer
400 gr tul shalqini
me pak se gjysem luge te vogel kanelle
3 luge vaj ulliri
nje luge fara suzami
ne luge mjalte
2 veze
gjysem luge e vogel pluhur pjekes
mjalte sipas deshires
akullore me shije vanilje per ta shoqeruar
Pergatitja:
presim ne copa te vogla shalqinin dhe e kullojme per 3 ore te mira duke ruajtur lengun qe leshon. Madje e shtrydhim qe te eliminojme sa me shume leng.
Ngrohim furren ne temp. 180°C.
Veç perziejme miellin me kanellen dhe pluhurin pjekes.
I bashkojme masat dhe i perziejme.
Ne fund i shtojme edhe copat e shalqinit.
Lyejme me vaj ulliri nje tepsi dhe e sperkatim me fara suzami.
Lyejme me vaj ulliri nje tepsi dhe e sperkatim me fara suzami.
Hedhim ne tepsi masen e tortes. E sperkatim ne siperfaqe me fara suzami dhe e pjekim ne furren e ngrohur paraprakisht per rreth 30-35 minuta.
Priteni sipas deshires dhe servireni te sperkatur me mjalte dhe me nje top akullore me shije vanilje.
Duke ju uruar pushime te mbara ju pershendes me nje kantautor italian, disku i fundit i te cilit do te jete padiskutim kolona zanore e pushimeve te mija. Ky eshte Vinicio Capossela dhe video e kesaj kenge eshte realizuar nga nje artist i ri shume i talentuar, Virgilio Villoresi.....Mire-u-lexofshim ne shtator!
Pershendetje Ballakume,
ReplyDeleteu desh te beje ti karpuziten qe une te shkruaja ne kete blog :)
Eshte shume e veçante. Une e kam provuar ne Greqi, ne ishullin Ios. Dje e pergatita sipas modifikimeve qe i ke bere ti. Sapo doli nga furra i hodha mjaltin dhe e futa ne frigorifer. Kur e preva ne katrore ishte lagur sikur ti kisha hudhur sherbet.
Te uroj pushime te mbara!
Ardita
Flm Ardita :)
ReplyDelete