Antipasta:
- polenta me piper te zi dhe lardo di Colonnata (dhjame derri ne kripe e ereza);
pergatisim polenten dhe ashtu te ngrohte e hedhim ne nje tepsi te lyer me gjalp derisa te ftohet plotesisht.
Me pas e ndajme ne feta dhe e vendosim ne furre per afro 5 minuta.
E nxjerrim dhe mbi çdo fete polenta vendosim nga nje fete lardo di Colonnata. E sperkatim me shume piper te zi.
E rivendosim tepsine ne furre per 2 minuta dhe e sherbejme te nxehte.
- polenta me qepe, salsiçe mantovane dhe gorgonzola;
Skuqim ne gjalp qepet e grira imet sebashku me salsiçen. I kriposim dhe peperosim.
Veprojme me polenten si me siper. Pra, e ndajme ne feta dhe mbi çdo fete vendosim pak harxh.
E vendosim ne furre ne temp. 220°C per afro 5-6 minuta. Me pas e nxjerrim dhe i hedhim persiper fetave pak djathe gorgonzola. E rivendosim tepsine ne furre per 2-3 minuta derisa djathi te shkrihet dhe e sherbejme te nxehte.
- djathi dhije i bute me fisteke;
ky ska nevoje per shume shpjegime se foto e tregon vete....
- katrore pasta sfoglia te mbushura me domate te thara, mozzarella dhe pesto gjenovez pa hudher;
grijme imet domatet e thare (domate te thara dhe te konservuara ne vaj), mozzarella-n ne feta.
Marrim 2 peta pasta sfoglia te gatshme. Mbi njeren formojme grumbuj harxhi, duke lyer fillimisht pasta sfoglia-n e me pesto gjenovez e me pas duke vendosur harxhin. E sperkatim harxhin me pak rigon dhe e mbulojme me peten tjeter si ne foto.
I japim forme katroreve me duar. Per te mos dale harxhi gjate pjekjes, e mbyllim perimetrin e secilit katror duke ushtruar pak force me mollezat e gishtave. E lyejme siperfaqen me qumesht ose te verdhe veze dhe i pjekim ne furre ne temp. 200-220°C derisa te marrin nje ngjyre te bukur ne siperfaqe.
Pjata e pare: Risotto me kerpudha finferli dhe pankushe (porcini)
Zakonisht per risotto-n perdoren kerpudha porcini, por une mbaj mend qe kam provuar ne nje restorant nje risotto me kerpudha finferli dhe porcini qe ishte sublim. Ideale do te ishte te perdorni finferli te fresket dhe porcini te thare. E di qe nje kg finferli kushtojne mbi 18 euro....por besomeni nje here ne vit ia vlen :)
Perberesit per 6 persona:
500 gr oriz carnaroli per risotto
1 qepe
600 gr kerpudha finferli te fresket
100 gr kerpudha porcini te thare
2 gota vere e bardhe
100-120 gr gjalp
150 gr djathe i tipit taleggio
kripe
piper
vaj ulliri
Pergatitja:
fillimisht vendosim ne nje tas me uje te vaket kerpudhat e thara.
Skuqim ne gjalp dhe vaj ulliri qepen. I shtojme kerpudhat finferli dhe i shuajme me vere te bardhe.
Ne nje tenxhere tjeter skuqim orizin ne pak gjalp. E shuajme me ujin e kerpudhave porcini.
I shtojme kerpudhat dhe i japim nje vale per afro 5 minuta.
Me pas i shtojme qepen dhe kerpudhat finferli te shojtura ne vere dhe vazhdojme ta gatuajme risotto-n duke i shtuar here pas here uje te ngrohte.
Ne fund i shtojme djathin, gjalpin, kripen, piperin dhe e perziejme mire e mire duke tundur tenxheren ne menyre qe risotto te formoje ate kremin qe i jep lezet.
E sherbejme te ngrohte.
Pjata e dyte:
Fileto viçi ne kripe
Perberesit per 6 persona:
rreth 1 kg fileto viçi (mundesisht te fresket, pra te blere tek kasapi)
200 gr speck
nje kuti te bardha vezesh
2 kg kripe kokerrmadhe
3-4 luge miell
rozmarine e fresket
trumez e fresket
Pergatitja:
Nderkohe perziejme kripen kokerrmadhe me te bardhat e vezeve.
Gati nje çerek te sasise e vendosim mbi nje tepsi te veshur me leter alumini.
Vendosim mbi kripe edhe erezat e fresketa.
E mbulojme fileton me feta speck-u dhe me kripen e mbetur.
E shtypim fort me duar ne menyre qe fileto te vishet me kripe.
E shtypim fort me duar ne menyre qe fileto te vishet me kripe.
Para se ta presim ne feta, e leme menjane te ftohet.
E veçanta e kesaj recete eshte se mishi mbetet i bute edhe te nesermen.
Une e sherbeva me patate te pjekura ne furre ne vaj ulliri dhe vere te bardhe.
Embelsira:
Torte me çokollate e shoqeruar me akullore dhe dardha te karamelizuara
Perberesit:
1 veze
60 gr sheqer
60 gr miell
50 gjalp
15 gr kakao
4 luge qumesht
vanilje
2 luge konjak
gjysem pako pluhur pjekes
Pergatitja:
shkrijme ne mikrovale gjalpin per 1 minute.
I shtojme perberesit e tjere duke e perzier masen me tel kuzhine.
Lyejme me vaj luledielli nje forme porcelani ose qelqi dhe e fshijme me leter kuzhine, ne kete menyre torta nxirret pa e prishur formen. Hedhim masen dhe e pjekim per 7 minuta ne 700 watt.
Pasi ka mbaruar pjekjen e leme te pushoje per pak minuta brenda ne mikrovale.
Nderkohe merremi me pergatitjen e dardhave te karamelizuara.
Qerojme dardhat dhe i presim ne feta.
Ne nje tigan shkrijme 1 ose 2 luge gjalp. I shtojme 3-4 luge sheqer kaf dhe fetat e dardhes.
Sapo sheqeri te shkrije i hedhim pak rum.
E tundim tiganin mbi zjarr derisa sheqeri te filloje te karamelizohet.
Ne fund i sperkatim me kanelle
Tortes i hedhim persiper ganache çokollate, qe e pergatisim duke shkrire çokollaten e zeze me pak gjalp dhe e sherbejme te shoqeruar me dardhat e karamelizuara dhe akulloren me shije vanilje.
Gjak e dhjame :D