Shkruaj perberesin ...

Showing posts with label Alto Adige. Show all posts
Showing posts with label Alto Adige. Show all posts

Thursday, October 18, 2012

Hajt te dalim per geshtenja!


Vjeshta ne Alto Adige-Südtirol ofron nje simfoni ngjyrash e aromash. Eshte periudha kur mblidhen mollet, behet vjelja e rrushit, pergatitet strudeli. Pyjet rreth e perqark vishen me ngjyra te ndezura dhe njerezia gjen kohe per nje ritual shekullor, siç eshte Törggelen ose ne italisht castagnata.
Ne gjermanisht Törggelen ka te beje me rrushin dhe te shijuarit e veres ne shoqeri, ndersa castagnata ka kuptimin "hajt te dalim per geshtenja", por nuk nenkupton konkretisht daljen per te mbledhur geshtenja, por konsumimin e tyre ne bujtinat e zones, te famshmit masi.



Ne fakt maso me teper sesa bujtine, eshte nje ndermarrje e vogel qe merret me bujqesi, blegtori dhe sherbim. Zemra e gjithe kesaj ndermarrje familjare eshte stube, dhoma e pritjes dhe e ngrenies se fshatareve tiroleze. Krejtesisht e veshur me dru sherben si vendi ku familja pret miqte me specialitetet kulinare te gatuara me prodhimet  qe ua ofron toka. Specialitetet qe sherbehen jane tipike te zones. Pjata te varfera dhe te thjeshta, por fale freskise se mishit dhe perimeve shnderrohen ne vakte shume te shijshme. Ne fund te drekes piqen geshtenjat dhe u sherbehen klienteve sebashku me mushtin ose veren.
Ftesa per Törggelen mund te te vije prej kolegeve te punes, prej klases se femijes, miqve, grupit te palestres, baletit etj. etj. pra, qe ne kohet e hershme, kjo eshte nje menyre per te lidhur raporte dhe socializuar me njerezit para nje gote mushti apo vere dhe nje grushti geshtenjash te pjekura.





E per te mbetur ne teme, po ju jap nje recete te shpikur prej meje duke marre si baze supen tiroleze me geshtenja. Kjo supe tiroleze eshte me e varfer se simotrat e saj piemonteze apo lombarde, por e veçanta e saj qendron ne zierjen e geshtenjave ne qumesht.  
Une u mundova te krijoj nje pjate te rafinuar duke e reduktuar supen ne krem, relativisht te trashe, dhe duke e pasuruar me djathe Edelpilz (djathe i prodhuar ne Alto Adige dhe shume i ngjashem me Roquefort) dhe te verdha vezesh te marinuara ne  vere te bardhe. Me duket se i dhashe nje pamje prej haute cuisine, prandaj i vura pjates edhe nje emer importante :).


Vjeshta ne pjate
Perberesit per 4 persona:

200 gr geshtenja
afro 1 l qumesht
1 qepe
kripe
piper
vaj ulliri
4 te verdha vezesh
afro 200 ml vere e bardhe dhe e bute si psh. Pinot, Gewuerztraminer, Chadonnay etj.
djathe Roquefort ose i ngjashem me te, pra djathe me myk
arra 

Pergatitja:
qerojme geshtenjat dhe i hedhim ne uje te nxehte ne menyre qe cipa e brendshme t'u hiqen kollaj.
Grijme imet qepen dhe e skuqim ne vaj. I shtojme geshtenjat dhe i hedhim qumeshtin. I vlojme ne zjarr te ulet derisa geshtenjat te ziehen.
Me pas i kalojme ne frulator per t'i reduktuar ne krem sebashku me djathin.
E hollojme kremin sipas deshires me qumesht.
E rregullojme me kripe e piper.

E thyejme vezen dhe me shume kujdes vendosim te verdhen ne nje tas te mbushur me vere te bardhe. E leme te marinohet ne vere per afro gjysem ore.
Shtrojme kremin e geshtenjave ne nje pjate. Ne mes vendosim vezen e marinuar dhe e sperkatim kremin me arra te thyera, vaj ulliri extravergine dhe piper te zi.

Gjak e dhjame :D

Saturday, March 24, 2012

L'asparagus is back

Nga traditat e lashta kulinare te qytetit tim vjen per ju:






Rizoto me shparguj

Perberesit per 4 persona:

400 gr shparguj jeshile ose 200 te bardhe + 200 jeshile
gjysem qepe
80 ml vere e bardhe
240 gr oriz per rizoto
1 l leng nga zierja e shpargujve
80 ml pana
60 gr gjalp
djathe parmigiano reggiano i grire

Pergatitja:
ziejme per 10 minuta shpargujt ne nje liter uje pak te kripur.
I kullojme dhe lengun e ruajme per t'ia hedhur rizotos.
Grijme imet qepen dhe e skuqim ne gjalp ne temp. te ulet. Si pothuajse ne te gjitha zonat malore edhe ketu ku jetoj une gjalpi perdoret shume, mgjth ju mund te zevendesoni nje pjese te gjalpit me vaj ulliri, por pa e eliminuar fare sepse rizoto pa gjalp eshte i pashijshem.
Pa u skuqur mire qepa i shtojme shpargujt, te cileve u kemi eliminuar pjesen e kercellit te trashe dhe i kemi prere ne copa relativisht te medhaja, afro 2-3 cm.
I kaurdisim per 5 minuta dhe i hedhim veren e bardhe. 
Sapo vera te shteroje, i shtojme orizin. 
E kaurdisim per 2 minuta dhe e lagim me lengun e zierjes se shpargujve. I shtojme here pas here nga nje garuzhde leng, pa e lene rizoton te thahet. 
Kur orizi te jete pothuajse i zier, i hedhim panen. E rregullojme me kripe, piper dhe djathe parmigiano reggiano te grire. 
E servirim te ngrohte.
Gjak e dhjame :D

P.S.: ne stinen e pranveres rizoton e mesiperm e gjeni te servirur ne te gjitha restorantet e Alto Adiges. Ne pranvere duket sikur njerezia ketu ushqehet vetem me shparguj...
P.P.S.: nese edhe ju e filloni pranveren me shparguj ju kujtoj disa receta te mia te gatuara pranveren e shkuar...

Antipastat:             Shparguj ne salce kastraveci
                              Strudel me shpargull
                              Focaccia me hummus shpargulli

Pjatat e para:         Makarona me pesto shpargulli
                              Rizoto Giuseppe Verdi

Pjatat e dyta:         Levreke me shpargull





Italiano

Risotto agli asparagi

Ingredienti per 4 persone:

400 gr asparagi verdi oppure 200 asparagi bianchi + 200 verdi
1/2 cipolla
80 ml vino bianco
240 gr riso per risotto
1 l brodo di cottura degli asparagi
80 ml panna
60 gr burro
parmigiano reggiano

Preparazione:
cuocere per 10 minuti gli asparagi in 1 l di acqua salata.
Metterli da parte e conservare il brodo della cottura che servirà per il risotto.
Tagliare finemente la cipolla e soffiggerla nel burro a fuoco dolce. 
Aggiungere gli asparagi tagliati a pezzi di 2-3 cm.
Mescolare per ca. 5 minuti e versare il vino.
Appena il vino sarà evaporato aggiungere il riso.
Mescolare per 2 minuti e bagnare con il brodo degli asparagi. Portare avanti la cottura bagnando ogni tanto con del brodo di modo che il risotto non si asciughi.
Quando sarà cotto al dente, aggiungere la panna. Regolare di sale, pepe e parmigiano grattugiato. 
Servire caldo.

Sunday, February 5, 2012

Bozner Herrengröstl

Bozner Herrengröstl apo tave zotnijsh bolzanine eshte nje recete tipike e qytetit tim. 
Ekziston edhe nje variant tjeter i kesaj recete per shtresat e varfera dhe gatuhet me mbetjet e mishit, me wuerstel ose me veze, por burri im eshte tirons i vjeter ene kur bohet llaf per t'honger se bon hiç qefin qeder..."do hame mi zoje, se do vdesim!" ene zoja s'ia prish qefin per qomet ..tak-e-take ja bon taven e zotnijve :P




Perberesit per 4 persona:
1 qepe
160 gr gjalp
600 gr fileto viçi
nje kg e gjysem patate te ziera me gjithe lekure dhe te qeruara
2 gjethe dafine
majdanoz
kripe 
piper
manxurane

grijme imet qepen dhe e skuqim ne 80 gr gjalp.
I shtojme mishin e prere ne kubike dhe i kaurdisim. Vendosim nje dege gjethe dafine ne tigan qe mishi te aromatizohet. I shuajme me uje dhe i leme disa minuta ne zjarr derisa copat e mishit te jene zbutur (afro 15 minuta).
Patatet i presim ne feta te trasha dhe i fergojme ne gjalp.
Me pas i hedhim ne tiganin ku kemi mishin.
I rregullojme me kripe, piper dhe manxurane.
Para se ta sherbejme e sperkatim me majdanoz te grire dhe piper te zi.

Hajt gjak e dhjame :D



In italiano

Ingredienti per 4 persone:
1 cipolla
160 gr burro
600 gr fettine di vitello
1 1/2 kg patate bollite con la buccia
2 foglie d'alloro
prezzemolo
sale
pepe
maggiorana

Procedimento:
soffrigere la cipolla tagliata finemente in 80 gr di burro.
Aggiungere le fettine di carne tagliate a pezzetti e le foglie d'alloro.
Bagnare con dell'acqua e far cuocere per una 15na di minuti, finché la carne diventi tenera.
Nel frattempo tagliare a fettine le patate. Far sciogliere il burro rimanente in un tegame e friggere le patate.
Unire le patate alla carne.
Regolare di sale, pepe e maggiorana.
Prima di servire cospargere il Bozner Herrengröstl con del prezzemolo tritato e del pepe nero appena macinato.

Thursday, March 31, 2011

Kanederli me djathe

Kanederlit eshte pjata me e njohur e kuzhines tipike südtiroleze.  
Ekzistojne shume receta kanederlish: me djathe, melçi, spinaq apo si embelsire me reçel kumbulle/pjeshke/kajsie. Eshte nje pjate e varfer si shumica e pjatave malore. Ingredienti kryesor eshte buka, ose me sakte copat e bukes qe teprojne nga darka dhe qe thahen gjate nates. Amvisat gjermane i gatuajne ne mengjes heret.


Me kujtohet, vite me pare, kur jetoja ne nje lagje  te banuar kryesisht nga gjermane, dhe merrja autobuzin e mengjesit, ate te ores 7.00. Sapo hipja ne autobuz perfshihesha si me magji ne nje vorbull ererash (buke, qepe & djathi) te krijuar nga perpareset shumengjyreshe te plakave, qe ne ate ore zbrisnin ne qytet per te bere pazaret.
Ato 10 minuta ne autobuz me kujtonin udhetimet mbi furgonat rrangalle qe benin rrugen  Elbasan-Tirane, perkrah udhetareve qe, per shkak te ndonje bestytnie apo ku ta di une, konsumonin para nisjes: byrek me gjize, hamburger me djath e mish, byrek me mish, paçe me pilaf, simite me bugaçe, simite me qofte etj.. Kur arrija ne destinacion sensoret e organit tim nuhates kishin pesuar nje black-out total. Me duheshin plot 10 minuta frymemarrje e thelle per ti akorduar dhe po aq kohe per te qetesuar trurin, qe gjithe rruges kishte perseritur si nje automat sharje alla shqiptarçe.
Keto eksperienca mengjesore me bene qe per nje kohe te gjate te me shpifej si recete por, duke jetuar ketu midis maleve, eshte e pamundur te mos e ndeshesh, sepse ben pjese ne menyne e cdo restoranti vendas, sepse shitet ne te gjithe supermarkatat dhe dyqanet ushqimore ne cdo lloj forme: te ngrira apo te fresketa, me kripe apo me sheqer, me djathe apo me melçi, sepse sime bije i pelqejne aq shume sa me kerkon t'ia gatuaj cdo darke.
Me gjithe kete parenteze, jo shume stimuluese per kureshtjen tuaj kulinare, duhet te pranoj qe jane shume te mire :)   

Kanederli me djathe
Perberesit per 4 veta:

300 gr buke e bardhe, e thare
300 gr lloje te ndryshem djatherash malore (Edamer, Emmenthal, Gouda etj.)
1 qepe
80 gr gjalp
1 luge miell ose me teper nese e shikoni te nevojshme
1 gote qumesht
3 veze
leng mishi
bishta hudhre te njome
kripe
djath parmigiano reggiano

Pergatitja:
E ndajme buken ne kubike te vegjel dhe e njomim me qumesht. Koha per zbutjen e bukes eshte gati 30 min. Nderkohe presim holle qepen dhe e skuqim ne gjalp. Kur buka te jete njomur, e shtrydhim dhe e vendosim ne nje tas, ku me pas do te shtojme qepen e skuqur dhe miellin. Ne nje tjeter tas rrahim vezet dhe ia shtojme bukes. I perziejme mire me duar derisa te na formohet nje mase e ngjashme me ate te qofteve. E vendosim tasin ne frigorifer per 2'-30 minuta. Formojme  nje qofte dhe ne mes te saj vendosim nje ose disa copa djathi. Ne nje tenxhere vlojme uje te kriposur ose leng mishi dhe nje nga nje hedhim kanederlit. Ne kohen kur fusim kanederlit e ulim pak temperaturen e zjarrit. I leme per gati 15 min. te vlojne. I servirim me gjalp te shkrire, hudher gjarpri te grire imet dhe djathe parmigiano reggiano te grire.
Gjak e dhjame :D

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...