Shkruaj perberesin ...

Showing posts with label speca. Show all posts
Showing posts with label speca. Show all posts

Monday, August 27, 2012

Speci me patellxhanin





Speca te mbushur me patellxhana

Perberesit per 4 persona:


4 speca (une perdora speca jeshile por eshte me mire te perdoren speca te kuq e te vegjel)
3 patellxhana
1 l salce domatesh
200 gr caciocavallo ose djathe kaçkavall i bute
buke e grire sa te nevojitet (jo e gatshme, por buke e thare dhe e grire vete!)
borzilok i fresket
mente e fresket
vaj ulliri extravergine
pak sheqer
kripe
piper
kaperi 


Pergatitja:
qerojme patellxhanat dhe i ziejme ne uje me kripe ose i pjekim ne furre.
Me pas i grijme imet dhe i skuqim ne nje tigan me vaj ulliri. Gjate skuqjes i shtypim me pirun.
Me pas i hedhim ne nje tas dhe i shtojme djathin e grire, borzilokun, menten, buken e grire dhe kaperit.
I rregullojme me kripe dhe piper.
Pastrojme specat dhe u presim kuroren.
Mbushim specat me harxhin dhe i vendosim ne nje tave ku kemi hedhur salcen e domateve te perzier me kripe, sheqer, piper, disa gjethe borzilok dhe vaj ulliri.
I pjekim ne furre ne temp. 180°C.



Monday, June 4, 2012

Balcanic summer rolls



Balcanic summer rolls

Perberesit per 6 persona:

Per petat:
250 gr miell
2 luge uthull vere ose vere e bardhe
kripe
uje i vaket sa te nevojitet

Per mbushjen:
3 speca te kuq
nje grusht ullinj te vegjel
2 qepe te njoma (vetem koka e bardhe)
1 hudher 
1 veze
koper e fresket
vaj ulliri
2 luge uthull balsamike 
piper i zi

vaj luledielli

Pergatitja:
pastrojme specat dhe i presim ne kubike te vegjel.
Grijme imet ullinjte, hudhren dhe qepen.
Ngrohim pak vaj ulliri ne nje tigan te thelle dhe hedhim ne fillim hudhren, me pas qepen dhe ne fund specat. 
I kaurdisim mire e mire. I shtojme ullinjte dhe i shuajme me uthull balsamike 
E rregullojme mbushjen me kripe e piper dhe e leme te gatuhet per rreth 20 minuta, duke i kaurdisur here pas here dhe duke e njomur me uje nese e shohim te nevojshme.
Pas 20 minutash, e heqim nga zjarri dhe e leme menjane te ftohet.
Ne fund, pasi eshte ftohur, i shtojme kopren e grire imet dhe vezen.

Per petat formojme nje brume te zakonshem byreku me miell, kripe dhe uje. I shtojme uthull vere ose vere te bardhe qe peta te behet sa me e shkrifet.
E leme brumin te pushoje per gjysem ore dhe me pas e hapim ne pete me trashesi 2-3 mm.
Ndajme çdo pete ne trekendesha te cilat i mbushim me harxhin e mesiperm.
I skuqim ne vaj luledielli te nxehte per shume pak minuta dhe i servirim te ngrohta me salce kosi te perzier me hudher te grire, koper dhe vaj ulliri dhe sallate jeshile, domate. etj.
Gjak e dhjame :D




in italiano


Balcanic summer rolls


Ingredienti per 6 persone:


Per le sfoglie di pasta:
250 gr farina
2 cucchiai di aceto di vino bianco oppure vino bianco
sale
acqua q.b.


Per la farcia:
3 peperoni rossi
un pugno di olive taggiasche
2 cipollotti 
1 aglio
1 uovo
finocchietto selvatico
olio evo
2 cucchiai di aceto balsamico 
pepe nero


olio di semi di girasole


Preparazione:
pulire i peperoni e tagliarli a cubetti.
Tagliare finemente le olive, l'aglio e la parte bianca dei cipollotti.
Riscaldare dell'olio evo in una padella e aggiungere inizialmente l'aglio, poi i cipollotti ed alla fine i peperoni.
Mescolare per una decina di minuta e poi aggiungere le olive.
Bagnare con aceto balsamico.
Regolare di sale e pepe e cuocere per una ventina di minuti, mescolando ogni tanto e bagnando con dell'acqua se necessario.
Dopodiché togliere dal fuoco e lasciar raffreddare.
Una volta raffreddato aggiungere 1 uovo e del finocchietto selvatico tagliato finemente.


Per le sfoglie preparare un impasto di farina, sale e acqua tiepida. Aggiungere dell'aceto di vino bianco o semplicemente vino bianco per dare friabilità alla sfoglia.
Lasciar riposare per 30 minuti e stendere sfoglie di un spessore di 2 mm.
Dividere la sfoglia di in triangoli e riempire con la farcia, iniziando dalla punta.
Rotolare il triangolo e rosolarlo in olio di semi di girasole riscaldato.
Servire i rolls con una salsa di yogurt fatta con yogurt greco o panna agra, aglio tagliato finemente, finocchietto selvatico e olio evo.

Saturday, March 3, 2012

Tasqebap me kafe






Perberesit per 4 persona:


500-600 gr ka i ri per tasqebap
2 qepe
2 speca jeshile
gjysem filxhani kafe 
1 filxhan vere e bardhe
1 thelb hudher
vaj ulliri extravergine
kripe 
piper
2 luge miell

Pergatitja:
presim mishin ne thela per tasqebap, pra jo aq te medhaja sa per gjelle por edhe jo shume te vogla.
E skuqim mishin ne vaj ulliri. Pasi eshte skuqur nga te gjitha anet, e heqim  nga tenxherja dhe e leme menjane.
Ne te njejten tenxhere, e cila duhet te jete me fund te trashe, skuqim qepen dhe hudhren per afro 10 minuta.
I shtojme 2 luge miell. E kaurdisim mire per 2-3 minuta dhe e shuajme me vere te bardhe dhe kafe. 
Per kollajllek kete here perdora 1 luge kafe turke, te cilen e treta ne uje te nxehte, por here te tjera kam perdorur kafe moke, te mbetur nga mengjesi...
Sapo te arrije temp. e vlimit, i shtojme thelat e mishit. E rregullojme me kripe. 
E kaurdisim dhe e gatuajme per afro 1 ore e gjysem ose 2, derisa mishi te zbutet plotesish, aq sa te mund te pritet me pirun.
Natyrisht, i shtojme uje te ngrohte here pas here dhe e kaurdisim.
Para se ta servirim e rregullojme me piper te sapobluar.
Gjak e dhjame :D
P.s.: specat i japin nje shije te forte pjates, prandaj nese nuk ju pelqejne mund ta realizoni receten edhe pa to.



Thursday, June 9, 2011

Speca te mbushura me couscous dhe karkalece deti

Couscousi është një nga ushqimet me origjinë afrikano-veriore më të përhapura në perëndim.
Thërrmohen me gishta krundet e  njomura me ujë të kripur, të nje lloji gruri që në terminologjinë bujqësore quhet grurë durum, derisa të formohen disa kokrriza shumë të vogla. Pastaj gatuhet në dy tenxhere të posaçme balte që qëndrojnë njëra mbi tjetrën. Në të parën vendosen perimet, erëzat dhe uji ndërsa në dytën vetëm couscousi. Gatuhet ngadalë në avull. 
Pra, është një recetë që të merr gjysmën e ditës dhe mbi të gjitha për realizimin e saj duhet të kesh mjetet e duhura.
Por...shyqyr Zotit jetojmë në erën e globalizimit! :)
Për të shijuar një pjatë me coucous nuk është nevoja të shkojmë deri në Marok apo Tunizi, mjaft të shkojmë tek dyqani më i afert arab ose në çfarëdolloj supermarkate dhe gjejmë jo vetëm krundet  për couscous sipas traditës, por edhe couscous për gatim të shpejtë e couscous Bio.
Pastaj mjaft të vemë në punë fantazinë se couscousi shkon me të gjitha...






Speca te mbushura me couscous dhe karkalecë deti
   


Përbërësit për 2 persona:


3 speca të kuq mesatarë
gjysëm qepe
200 gr karkaleca deti
150 gr couscous
kripë
piper
2 gjethe mente e freskët
2 gjethe borzilok i freskët
vaj ulliri




Përgatitja:

qërojmë imët qepën. Specin e presim ne kubikë të vegjël. Vendosim një tigan me vaj ulliri në zjarr dhe skuqim në të qepën dhe specin. Më pas i shtojmë karkalecat e qëruara dhe i shuajmë me pak ujë të ngrohtë. 
Nderkohë përgatisim couscousin sipas tregimeve të kutisë. 
Grijmë imët erëzat e freskëta dhe i hedhim ne tigan.
E kriposim dhe peperosim. 
Pastrojmë 2 specat e mbetura dhe shtrojmë me leter kuzhine një tavë.
Hedhim couscousin ne tiganin ku kemi skuqur karkalecat. 
I përziejmë të gjitha bashkë dhe e rregullojmë me kripë nesë e shohim te nevojshme. E leme masen pak te lengshme.
Mbushim specat me këtë përbërje. I kriposim pak nga jashtë dhe i spërkatim me vaj ulliri. E mbulojmë tavën me letër kuzhine dhe e vendosim ne furrë në temp. 220°C për rreth 20 minuta.
E sherbejmë të ngrohtë.

Gjak e dhjamë :D


Tuesday, May 3, 2011

Specat e Manueles

Sot kemi nje guest-post. E dini ç'eshte nje guest post? Eshte receta e shkruar nga dikush tjeter qe nuk eshte administratori i blogut. Pas recetes se mishit me patate se mikes sime, Ketes, nuk mund te mos ju jipja receten e specave te marinuara te Manueles. I kerkova Manueles te ma shkruante dhe ajo u tregua aq sjellshme sa bashke me receten e specave me nisi edhe receten e kungujve te mbushur (por per kete te fundit duhet te prisni derisa ta gatuaje).



Speca te marinuara
Perberesit per 12 persona:
6 speca  (te kuq, te gjelber, te verdhe)
2 luge gjelle uthull balsamike
2 luge gjelle vere e bardhe
6 luge vaj ulliri
3 thelba hudher
kripe
piper
borzilok sipas deshires
Pergatitja:
ne nje tepsi, ne te cilen kemi shtruar leter alumini, rendisim specat. I pjekim ne furre per 30 minuta ne temperaturen 225°C ose derisa lekure e tyre te rezultoje e nxire dhe lehtesisht e heqshme. I mbeshtjellim me nje pecete te njome dhe u heqim lekuren.
Pergatisim nje dressing: rrahim hudhren e grire imet me vajin, veren e bardhe, uthullen balsamike, kripen e piperin. Ua hedhim specave dhe i vendosim ne frigorifer per disa ore derisa te thithin aromat.

Sugjerimi i perkthyesit: nese deshironi mund t'i shtoni ca kaperi dhe te zevendesoni borzilokun me majdanozin :)

Gjak e dhjame :D         &       Danke Manù
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...