Couscousi është një nga ushqimet me origjinë afrikano-veriore më të përhapura në perëndim.
Thërrmohen me gishta krundet e njomura me ujë të kripur, të nje lloji gruri që në terminologjinë bujqësore quhet grurë durum, derisa të formohen disa kokrriza shumë të vogla. Pastaj gatuhet në dy tenxhere të posaçme balte që qëndrojnë njëra mbi tjetrën. Në të parën vendosen perimet, erëzat dhe uji ndërsa në dytën vetëm couscousi. Gatuhet ngadalë në avull.

Pra, është një recetë që të merr gjysmën e ditës dhe mbi të gjitha për realizimin e saj duhet të kesh mjetet e duhura.
Por...shyqyr Zotit jetojmë në erën e globalizimit! :)
Për të shijuar një pjatë me coucous nuk është nevoja të shkojmë deri në Marok apo Tunizi, mjaft të shkojmë tek dyqani më i afert arab ose në çfarëdolloj supermarkate dhe gjejmë jo vetëm krundet për couscous sipas traditës, por edhe couscous për gatim të shpejtë e couscous Bio.
Pastaj mjaft të vemë në punë fantazinë se couscousi shkon me të gjitha...
Pastaj mjaft të vemë në punë fantazinë se couscousi shkon me të gjitha...
Speca te mbushura me couscous dhe karkalecë deti
Përbërësit për 2 persona:
gjysëm qepe
200 gr karkaleca deti
150 gr couscous
kripë
piper
2 gjethe mente e freskët
2 gjethe borzilok i freskët
vaj ulliri
Përgatitja:
qërojmë imët qepën. Specin e presim ne kubikë të vegjël. Vendosim një tigan me vaj ulliri në zjarr dhe skuqim në të qepën dhe specin. Më pas i shtojmë karkalecat e qëruara dhe i shuajmë me pak ujë të ngrohtë.
Nderkohë përgatisim couscousin sipas tregimeve të kutisë.
Grijmë imët erëzat e freskëta dhe i hedhim ne tigan.
E kriposim dhe peperosim.
Pastrojmë 2 specat e mbetura dhe shtrojmë me leter kuzhine një tavë.
Hedhim couscousin ne tiganin ku kemi skuqur karkalecat.
I përziejmë të gjitha bashkë dhe e rregullojmë me kripë nesë e shohim te nevojshme. E leme masen pak te lengshme.
Mbushim specat me këtë përbërje. I kriposim pak nga jashtë dhe i spërkatim me vaj ulliri. E mbulojmë tavën me letër kuzhine dhe e vendosim ne furrë në temp. 220°C për rreth 20 minuta.
E sherbejmë të ngrohtë.
Gjak e dhjamë :D
Lutem per nje sqarim: Couscous-i gatuhet me pare?
ReplyDeleteAh, tani e rilexova: Pergatitet sipas udhezimeve te kutise :))
ReplyDelete