Shkruaj perberesin ...

Saturday, June 11, 2011

Mousse çokollate me mana toke dhe biskote pikante





Mousse çokollate me mana toke dhe biskote pikante

Perberesit per 4 persona:

100 gr çokollate e bardhe
1 + gjysem e verdhe veze
100 ml pana per embelsira
40 gr sheqer
5 gr xhelatina per embelsira (1 flete)

Per biskoten:

25 gr miell
25 gr sheqer pluhur
1 e bardhe veze
25 gr gjalp
5 gr kakao 
shume pak spec djeges

Pergatitja:

grijme çokollaten e bardhe dhe e hedhim ne nje tenxhere bashke me 100 ml pana. E vendosim tenxheren ne zjarr shume te ulet dhe e shkrijme. 
Vendosim xhelatinen te zbutet ne nje tas me uje.
Rrahim me rrahes elektrik te verdhat e vezeve me sheqerin dhe i shtojme çokollaten e shkrire. 
Xhelatinen e shtrydhim dhe e veme ne nje tenxhere me nje luge uje qe te lengezohet. Me pas ia shtojme kremit te mesiperm dhe i perziejme me rrahesin elektrik.
Rrahim panen e mbetur me pak sheqer. Pana duhet te jete shume e ftohte, prandaj ju sugjeroj qe, para se proçedoni me rrahjen ta fusni 10 min. ne akull. 
Ia shtojme panen kremit dhe i perziejme, jo me me rrahes elektrik por, me luge druri ose plastike. Levizja duhet te jete ne forme rrethore dhe jo shume e shpejte pasi pana mund te bjere.
E vendosim moussin ne frigorifer.

Per pergatitjen e biskotes pikante perziejme te gjithe perberesit: miellin, sheqerin pluhur, te bardhen e vezes dhe gjalpin, qe duhet te jete ne temperature ambjenti. Ndezim furren ne temp. 180°C. 
Shtrojme mbi tepsi leter pjekjeje ose perdorim tave silikoni dhe e hedhim perberjen e mesiperme me luge, duke formuar nje rreth. E sperkatim me kakao dhe spec djeges. E pjekim ne furre per 6-7 minuta. E presim sipas deshires dhe e sherbejme me moussin e çokollates. 

Sot gjeta ca mana toke qe nje fshatar i kishte mbledhur para se te vinte tek markata e se shtunes, prandaj i shtova moussit manat e tokes por, kjo embelsire shkon edhe me luleshtrydhe ose nese skeni fruta te fresketa sherbejeni vetem me biskoten. 

P.S.: kete recete e kam gjetur tek nje reviste kuzhine italiane, shume e vjeter, ne mos gaboj e 1999. Aty ishin te botuara disa receta qe servireshin ne restorantet e famshme te Italise. Deri me atehere mua sme dilte asnjehere moussi i çokollates njesoj si ne restorant, pasi perdorja vetem pana te rrahur. Tani....YESSSSS!!!!

1 comment:

  1. Kjo eshte afersisht receta qe une ndjek per musin me cokollate te bardhe, vetem se perdore panen per embelsira pa sheqer :)

    ReplyDelete

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...